E diele, 10.11.2024, 03:56 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Këshilli i Mantuas dhe Kastriotit në luftën kundër osmanëve

E enjte, 03.11.2016, 08:52 PM


Këshilli i Mantuas dhe roli i Gjergj Kastrioti në luftën kundër osmanëve

Nga Gjon KEKA

Këshilli i Mantuas nuk ishte një këshill i thjeshtë aty u mblodhën ambasadorë të shumë vendeve të krishtera europiane me ftesën e Papa Piut të II për të përmbledhur dhe dizajnuar në disa pika planin dhe përgatitjet e luftës kundër pushtuesit barbar osman.

Pas hapjes solemne të këtij këshilli,Papa mbajti një fjalim të shkurtër në të cilën ai pati kritika ndaj mbretërve që nuk i kishin dërguar ambasadorët e tyre. I qortoi për pakujdesinë e tyre në lidhje me ekspeditën e planifikuar. Ai në fakt i informoi të gjithë princat e krishterë dhe i nxiti ata që të vijnë personlisht ose të dërgojn pa vonesë ambasadorët e tyre. Në lidhje me këtë këshill ai i shkroi perandorit Friedrich Mbretit të Francës; krerëve të Savojës dhe Bavarisë, Venedikasve, Florentinasve dhe të tjerëve. Ai i nxiti nga letra private, banorët e Peloponezit për të vënë shpresën e tyre në Krishtin dhe me guxim të luftonin turqit. princave të krishterë lindor i premtoi se do të bashkohen kundër sulltanit. Premtime të njëjta dhanë edhe Perandori i Trebizond, ndër të tjera, i shkroi për mbështetje edhe Duka i Burgundys i cili i bëri të njëjtat premtime si të gjithë të tjerët në luftën kundër Perandorisë Osmane. Poashtu të mos harrojm se edhe mbreti i Gjeorgjisë deklaroj në fillim se do të mbështes luftën kundër osmanëve ,por me kushte.

Ndërsa në Gjermani Papa dërgoj nuncin e tij apostolik për të bërë paqësimin atje nga konfliktet e brendshme,ndërkohë, u mësua se turqit kishin bërë një dyndje në brendësi të Dardanisë dhe Maqedonisë, ndërsa Papa Piu II iu gëzua paqes në vendet gjermanfolëse me shpresën se kjo paqe e gjermanëve mund të kthehet në një armë të fuqishme e tyre kundër turqve. Ai në ndërkoh i shkroi dhe kërkoj që edhe të ketë përfaqësues edhe nga ata të Brandenburgut dhe i kërkoi atyre për të ardhur në Mantua. Por papritmas pati reagime nga Frederiku i cili refuzoj paqen e Nurembergut dhe kërcënoj Luigjin, Dukën e Bavarisë që të deklarojë luftën në qoftë se ai e then traktatin. Papa e dinte megjithatë se si do ta ruante atë, pra paqen e ndërtuar në mesin e gjermanëve.Këshilli Mantuas filloi në shtator, ku ishin të pranishëm pothuajse të gjithë ambasadorët e vendeve të krishtera të Europës të Italisë si Duka i Milanos dhe Udines, pastaj edhe ambasadorët e Qipros, Rodosit, Lesbos, disa nga vendet si Maqedonia, Epiri apo Shqipëria, Bosnja etj ,të cilët kërkuan ndihmë kundër turqve. Ka patur shumë vështirësi gjerësa Papa ngriti me dekret që të bashkohen forcat në luftën kundër Perandorisë Osmane. Në takimin i cili u zhvillua para ambasadorve Papa foli rreth tre orë duke treguar nevojën e madh për të bërë luftën me turqit. Ai caktoi dy arsye kryesore për të bërë atë: së pari, për të rimarrë vendet që kishin pushtuar turqit,si mbretëritë dhe krahinat; e dyta, për të larguar rreziqet kërcënuese për Europën, dhe riparimin e humbjeve që kishin vuajtur në botën e krishterë nga sulltani dhe ideologjia e tij.

Duke parë nevojën gjithnjë e në rritje në luftën kundër turqëve pasiqë vinin lajme se si vuanin të krishterët në Dardani, Maqedoni dhe pjesë tjerë nga sulltani dhe egërsia e tiranisë së tij, kështu që Sforca tha se ishte e nevojshme për të sulmuar armikun nga toka dhe deti, dhe me flotë prej tridhjetë anijeve dhe tetë tjera transportuese; pastaj trupat tokësore duhet të formohen nga hungarezët dhe vendet fqinje; dhe ajo të jetë jo më pak se 4 mijë kalorës dhe 20.000 këmbësorë, dhe se paratë do të merren në të gjitha shtetet e krishtera të Europës. Të gjithë ishin të këtij mendimi, përveç Sigizmund Malatesta,i cili kishte mendime të ndryshme ,ndërsa Papa ishte i mendimit se pasi konfirmoj pjesmarrjen të Francezëve, Anglezve, Gjermanëve, Polakëve etj, dhe ndihmat e premtuar prej tyre. Ai mendoi që për trupat e detit të ishin Aragonezët ,Portugezët etj, me disa krerë dhe disa kampe, por të gjithë të njohin legatin apostolik nga shenja e kryqit në flamurin e vetëm që do të vendoset në krye të kësaj ekspedite.Ndërsa rolin kryesor dhe udhëheqës do të luante Gjergj Kastrioti ,strategu dhe vizionari i shtetit të Arbërit. Roli i Gjergj Kastriotit dhe shtetit të Arbërit në projektin historik të këshillit të Mantus ishte tepër i madh ,pasi në këtë ekspeditë në mesin e shumë kombeve dhe shteteve ishte zgjedhur që kësaj të i printe i pamposhturi Gjergj Kastrioti duke i dhënë titullin Komandant i forcave të aleancës së krishterë të Europës kundër Perandorisë osmane.Sidoqoftë këtë rol nuk do të mund ta kishte shteti i arbërit në këtë ekspeditë pa figurën e saj qendrore dhe udhëheqëse sic ishte Gjergj Kastrioti.Prandaj Papa Piu II jo rastësisht e kishte zgjedhë këtë figurë se e dinte se fitorja në këtë ekspeditëë do të ishte e sigurtë dhe turqit do të deboheshin nga kontinenti njëherë e përgjithmonë.

Ndërkaq sa për numrin e njerëzve, Papa Piu II ishte i mendimit se nuk duhet të jetë mbi pesëdhjetë mijë burra, ngase qëllimi i tij ishte për të mbajtur detin dhe për të parandaluar kalimin e turqve nga Azia në Europë, dyzet anije dhe tetë të jenë të ngarkuar me ushqime të mjaftueshme ishte mendimi i tij në këtë ekspeditë e cila projekohej duke dhënë idetë e dobishme në luftën kundër turqve.

Për koston e luftës ai mendoj se mund të kontriboj me të dhjetën e të ardhurave kishtare për tre vjet, të tridhjetën të laikëve dhe të njëzetën të Judenjve.

Ndërsa italianët ,venedikasit do të kontribonin duke sjellj flotën e cila do të përbëhet nga gjashtëdhjetë anijeve dhe njëzet anijeve të tjera të transportit, si dhe të kontributit nga vendet tjera që kishin premtuar mbështetje.Ndërkohë Sigismundi, Duka i Austrisë, arriti në Mantua me disa kalorës dhe një përcjellje të madhe.

Papa nxiti të gjithë për t'i kthyer armët kundër turqve, dhe për të ndal orekset e sulltanit i cili donte të pushtonte tërë Europën.

Në fillim të vitit 1460, shkruan një kronist europian në librin mbi Papët të vitit 1867 se Papa lëshoi dekretin e Këshillit të Mantua, në ekspeditë kundër turqve. Në letrat e tjera, ai bëri të ditur për pëlqimin e ambasadorëve dhe mbretërve të krishterë dhe italianët dhe i kishte urdhëruar të përgatiten për ekspeditë duke u bazuar edhe në premtimet e tyre të vazhdueshme që i kishin dhënë.

Të gjithë krerët që kishin premtuar u përpoqën për të zbatuar dekretin e Mantuas.

Duke parë që sulltani vazhdonte të pushtonte dhe të sundonte egër ,pra duke parë të keqen që po afrohej ,Papa Piu II vazhdimisht ftonte ata që premtuan që të kapin armët dhe të pengojn shtrirjen e kësaj të keqe edhe në vendet tjera të kontinentit.Poashtu Papa dërgonte edhe letra tek ambasadorët për betejn e madhe kundër pushtuesit osman sic ishte ajo e 26 tetorit 1461.Papa Piu II thirri kardinalët e tij dhe mbajti atyre një fjalim në të cilën ai deklaroi se ai ishte i vendosur të vdiste duke mbrojtur kauzën e Krishtit.Pas kësaj Papa Piu II lëshoi një dekret drejtuar të gjithë të krishterëve, në të cilën ai u kujtoi të gjithëve arsyet që motivun këshillin e Mantua kundër turqve.Ata dhe një herë i premtuan se do të bashkohen me armët e tyre kundër turqëve. Pastaj duke parë se gjithcka duhej të lëvizej prej tij dhe për ta quar përpara projektin katërvjeqar të Këshillit të Mantuas ai la ventakimin në Ankona ku do të niste së realizuari projekti i madh i kombeve në dëbimin e pushtuesve turq nga kontinentit dhe clirimin e vendeve të pushtuara nga sulltani.Por pasi ai kishte mbrrit në Ankona u sëmurë dhe duke e parë se ora e tij po afrohej ,ai mbajti ashtu në atë gjendje një fjalim të shkrutër kardinalvëe dhe të tjerëve dhe rekomandoj që ekspedita dhe projekti të realizohet deri në fund.Duhet thënë se ky ishte projekti më serioz ddhe po të mos vdiste Papa Piu II sot Shqipëria dhe vendet tjera ,por edhe Konstantinopoja do të ishin pjesët më vitale dhe më të rëndësishme të kontinentit dhe familjes europiane.Por Papa Piu II vdiq në Ankona pak orë pas fillimit të ekspeditës.Të gjithë u tmerruan nga lajmi i vdekjes së tij.por më i pikëlluari ishte Gjergj Kastrioti ,pasi ai ishte caktuar të udhëhiqte me ekspeditën kundër turqëve.Dhe se Papa Piu II kishte vendos ta bëntë mbret të Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe të kurorëzonte si mbret europiani krishterë.

Në fund po e përfundoj këtë shkrim më një nga thëniet e këtij Pape të famshëm i cili nuk ishte vetëm njeri i fesë, por edhe i letrave dhe i urtë :"Letrat," tha ai, "janë argjend për të varfërit, ari për fisnikët, dhe gurë të çmuar për princat."



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora