E shtune, 27.07.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Octavian Mihalcea: Flaka e dyfishtë e misionit poetik

E hene, 18.01.2016, 08:44 PM


FLAKA E DYFISHTË E NJË MISIONI POETIK

(Cristiana Maria Purdescu, Sali Bashota, Bukuroshja e dremitur, Amanda Edit, Bukuresht 2015)

Nga Octavian Mihalcea

Disa antologji të poezisë shqipe janë përkthyer në gjuhën rumune nga Baki Ymeri. Poezitë i ka përzgjedhur sipas shijes, moshës apo vlerave të autorëve. Poetë dhe poete të brezave të ndryshëm. Kohëve të fundit e pa dritën e botimit një antologji me dy autorë, një poete rumune dhe një poet shqiptar (Cristiana Maria Purdescu dhe Sali Bashota). Bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Vëllimi respektiv është një kontribut i veçantë editorial që krijon ura miqësie ndërmjet dy popujve, dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave. Sali Bashota dhe Cristiana Maria Purdescu tashmë kanë krijuar profilin e tyre letrar, i pari i rikënduar në gjuhën rumune dhe i dyti në  gjuhën shqipe.

Sali Bashota është flaka e pashuar e një misioni poetik. Universi poetik i tij karakterizohet nga një simbolizëm eterik që përfaqëson erosin e posaprofiluar.  Drita e poezisë projektohet bashkë me ekzistencën e përditshme të poetit, ndërsa gjendjet lirike e shkulin qenien nga pakuptimësia e dukshme e jetës, me gjithë diversitetin e saj. Sali Bashota ka fuqi për transfigurimin e ngjarjeve, në këtë mënyrë duke përfituar vizën jeshile për të hyrë në esencë. Ata që i japin prioritet shpirtit dhe ëndrrës janë të fisnikëruar me misionin e shenjtë të poezisë.       Lirika e tij nxjer në pah burimet fundamentale nga realiteti shqiptar. Nganjëherë, ëndrra nuk është e mjaftueshme, rrugëve të një jete ku “Frymëzimi i trazuar sillet nëpër ferrin e vet/ Bota reale shkund misterin e fajit („Rekuiem”).

Dashuria është e pranishme në të gjitha hipostazat e poezisë së Sali Bashotës. Ajo ka funksion shpëtues, asnjëherë e braktisur apo e harruar. Dhembjet mund të zbuten vetëm nëpërmjet prekjes së përflakur të dashurisë. Duke qenë thellësisht idealistë, poetët nuk janë humbës në përkushtimin e tyre mbi altarin e idealeve duke marrë vlerë të ligjshme. Në mërgimin e shpirtit prioritet ka filozofia e rrënjëve, pa të cilën çfarëdoqoftë tentative drejt perfeksionimit do të ishte e pamundshme. Në poezinë e Sali Bashotës, vetmia përshkruhet si një instrument i përgjakur, duke zotëruar hapësira të gjera shpirtërore. Prej këtu, një tëhuajsim i ashpër dhe i dhimbshëm.Vërejmë praninë vërshuese të gjarpërinjve, për më tepër shumë gjarpërinj duke u zvarritur nëpër ëndrrat e shqiptarit të ndodhur në robëri. Frymëzimet i përkasin një kohe të shkuar, para çrobërimit të Dardanisë nga sundimi i huaj.

Kërcënimet e përgjojnë dritën. Shpesh herë, fantazmat marrin shëmbëlltyrë kafshe, atëherë kur misteret e terratisura qasen papritmas. Në një univers të traumatizuar kërkohet me fërgëllimë liria. Duke analizuar poezinë “Bukuri e çmendur”, sentimentet i kaplon dhembja. Lulet shkëputen nga lotët dhe dashuria shakmiset si një instrument i pabesisë. Megjithatë, dëshira e një fillimi të ri është afër. Fantazmat mund të dëbohen, duke u fshirë nga memoria, me të gjitha plagët e  dhembja që vajton sa më thellë për trishtimin. Bukuri e çmendur, thotë poeti, tërë jetën këlthet ku është liria. Shpresa e padegdisur, pa gjurmë frike, e përshkon esencialisht poezinë e Sali Bashotës, përkundër kambanave të trishtimit dhe vargjeve të plagosura nga fantazmat e një të shkuare të dëbuar.

Shenjat e interiorizimit

Vargjet e Zonjës Cristiana Maria Purdescu (poete dhe modeliste), shpirtëzohen në një regjistër vjeshtarak i cili ende nuk është shkëputur nga përvëlimet e diellzuara të stinës së ngrohtë. Hipersensibiliteti lirik manifestohet me një ashpërsi të veçantë. Mospërmbushjet e dëshirave diktojnë lëvizjet e shpirtit poetik, i nënshtruar shpeshherë para provokimeve egzistenciale. Kështusoj, tentacioni i braktisjes është fort afër. Pluraliteti i të panjohurave determinon një gjendje të konstante të pasigurisë, e prekur nga karakteri morganatik si veti e disa lidhjeve të veçanta sentimentale. Fërgëllima dimërore bëhet gjithnjë e më kërcënuese.

Punktualisht, Maria Purdescu trajton edhe subjektin e thellë humanitar të aktorëve që janë shkëputur nga hapsira telurike, duke impresionuar mirësjelljen dhe vertikalitetin e keqardhjeve. Ngjashmërisht me lirikën e Bashotës, pikturaliteti i poemave të Maria Purdescut mban shenjat e pangatërruara të dhembjes. Impresione të rrufeshme sjellin në plan të parë aktualitetin e shpirtit të ngarkuar me një gamë përpjekjesh. Peizazhi i vlagtë bashkëpërputhet me aspektin e një problematike të brendshme, e prekur nga valët e llojllojshme të fërgëllimit.

Zotërimi kthjelltësisë së gërshetuar me zymtësinë, në vargjet e Cristiana Maria Purdescu shndërrohet shpeshherë në një përvojë të hidhur. Hyjet e natës privilegjojnë rrethana komplekse fluide, thellësisht misterioze. Përkohshmëria sentimentale kaplon proporcione shtypëse, paralelisht me substancën e një pasioni të ndërlikuar. Nganjëherë, peizazhi lirik ndërlidhet me aspekte kaherë të perënduara. Për mbrojtje janë të ftuara lulet mishngrënëse që shpërthejnë thuajse nga një humnerë fantomatike e idealeve të shembura.

Fundamente të natyrshme, së bashku me një përgjërim të plotëfuqishëm, determinojnë interiorizimin e pafshehur. Vazhdon, pa kurrfarë ndryshimi, tentative për të frekuentuar zona thellësisht të spiritualizuara. Poezitë e Zonjës Cristiana Maria Purdescu janë të plasuara nën spektrin e një influence selenare, duke realizuar një sinkretizim të mistershëm ndërmjet hijeve të së shkuarës dhe problematikës gjithmonë të gjallë të asaj që pason.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora