E shtune, 27.07.2024, 02:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Shqiptarit - s'ia ha qeni shkopin

E enjte, 14.01.2016, 10:17 PM


"Shqiptarit-s'ia ha qeni shkopin."

një ndër shprehjet e rralla të arta të Gjuhës Shqipe, sa metaforike aq historike, kombetare..

Parantesë...

Nga Luan Kalana

-Në aksionin e madh gjuhesor ne vitet'70, për krijimin e Gjuhes letrare kombetare Shqipe, krahas spastrimit nga fjalët  dhe emrat e huazuara të gjuheve te huaja,  ishte dhe mbledhja dhe evidentimi i shprehjeve te rralla te vjetra popullore(frazeologjike) shqipe.

    Në trevën, krahinën e Devollit, Shqiperi e pasur per shprehjet e rralla  popullore e te vjetra shqipe, si kudo, u be nje pune e madhe e dokumentimit te tyre dhe dergimi ne Institucionet perkatese, siç ishte atehere Instituti i Gjuhesise, më parë, se te krijohej Akademia e Shkencave.

   Por per fat te keq, ne fillimet e demokracise ne vitet '90, ky institucion gjuhesor dhe kulturor(i mbledhjes  dhe te Folklorit Shqiptar) jo vetem u shperbe, por dhe pasuria e tij firoi, se ku.. ?!

   Ashtu si pasuria kombetare gjysem shekullore e popullit, materiale e shpirterore, "per inat te sime vjere" gjoja te luftes kuner komunizmit u grabit, u vodh, u asgjesua, nga  "Kushi?!" qe erdhen ne pushtet, nen masken e ndryshimit te sistemeve..Ajo iku tani, mos e vajtojme, le ta mbledhim dhe evidentojme serish, eshte nje trashegimi e pasur amanet I brezave, por dhe ardhemiri e gjenratave qe do vijne....

 Të njëjtin fat pësuan dhe thesaret shpirterore te kombit tone, ato kultorore, gjuhesore, artistike, folkorike e te tjera, por ne nje rjedhe tjeter humbetire, pa nam e nishan.Duke biseduar privatisht me nje punonjes te Akademise te Shkencave, keto kohe ne Tirane, per fatin arkivor te tyre, as qe behet fjale gjetja dokumentare, pasi ajo jo vetem si godinë ka mbetur, por si plevicë, qe brenda s'ka as bar e as kashtë, ne vend qe te shtiheshin keto thesare ne nje sendyk, hamabr, u hodhën nëper dërmonë e shosha, që i mori era....Nejse...Shpresojme  te kete mbetur diçka me vlere.

  Për pasionin  dhe idhulin e zantitit tim të mësuesisë e të atdhetarizmit, e duke qene larg truallit mëmë, në nje dhe të huaj, herë pas here i kthehem evidentimit te ketyre shprehje te ARTA gjuhesore te rralla Shqipe.

    Siç eshte shprehja popullore e vjeter shqipe, "S'ia ha qeni shkopin" e perdorurr ne  te gjitha trevat shqiptare, qe ne thelb, shpreh dinjitetin, personalitetin dhe karakterin, simbolizon, mençurine e urtesine, trimerine dhe punen e Shqiptarit, per te mos u perkulur, gjunjezuar e dorezuar, para pushtuesit e tiranise, para veshtiresive e sakrificave, e per te dale fitimtare, kryelarte. .

    Me poshtë po shkruaj materializimin e saj, te permendur nga  goja e disa personaliteteve e figura historike .

        -Fragmenete te shkurtera, nga deshmi historike

                           *                *                  *

      ...postieri i telegrafit Vlore, 1912:

-Zoti Ismail bej (Qemali), po mbrin Baca ne Vlorë, Isa Buletini nga Kosova, por gjte rruges i kane dale ushtria turke dhe po vonohet...

Ismail Bej Vlora:

-Mos ia qani hallin kalorsit, se i varen kembet, Bacës, ....nuk ia ha qeni shkopin...., ai do te jete ketu kur te ngreme Flamurin e mëvetesisë të lirisë...

(marrë doreshkrim nga ditari i protokollit te shpalljes se pavarsise, shkruar  nga Luigj Gurakuqi.)

                          *                *                *

      ...në pagëzimin e  një fëmije shqiptar,

në kishën ortodokse shqiptare te porsa krijuar ne Boston, SHBA..

   prifti Fan Stilian Noli;

-"Ky fëmijë martë  uratën shqiptare dhe kur të ritet, ..s'do t'ia hajë qeni shkopin.."

        ..kur mbaroi ceremonia, pastori qe sherbente ne  kishë, i tha priftit:

-Im Zot, shprehjen qe kendove, nuk e ka  te shkruar ungjilli.

        prifti, Noli:

-Mbaje mend, Pastor, këtë shprehje e ka të shkruar Bibla shqiptare..

(deshmi gojore nga emigranti Kasem Adem Vishocica, ish sekretari i parave,  të Vatrës dhe bashkepunëtor me Fan Noli ne Boston, SHBA)...

               *                  *               +

              Faik Konica, .. “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

       Faik Konica, nga broshura "Shqiperia dhe turqit" 1895, Paris(frengjisht)

-Historia e ka dëshmuar, se per urtesi e trimeri, shqiptari jo vetem qe nuk eshte dorezuar e gjunjezuar, por ka dal kryenaltë e fitimtar, ..nuk ia ha qeni shkopin...dhe si te tillë, perben një rezyme, ata arriten e mbinë deri ne oborrin e Sulltanit, ....F.K

                          *                *                *

                    Tirane, 5 maj 1942, vrasja e Heroit te popullit Qemal Stafa,

gjate rrethimit, nga pushtuesit fashiste italiane...

         .... ne takimin e grupit te njesitit gueril antifashist

-Shokë, ...fashistet kanë rrethue  Qemalin (Stafen)...-sjell lajmin nje guerilas..

            ...pergjigjet prerazi, trimi Vojo Kushi, që ndodhej aty, :

-Nuk dorëzohet Gega i vogël, aq sa i mënçur edhe sypatrembur, eshtë dhe trim, . ..s'ia ha qeni shkopin...

      (marrë nga libri "Yje te pashuar", vell.I, fq.43)

                            *             *                *

                     Prishtine, gjate vizites  te ish Persidentin Bill Klinton  ne Kosove, , ..nentor 2009.

duke folur, edhe per bashkeshorten, misioneren e paqes Hilari Klinton, qe ishte me nje delegacion aso kohe ne  nje vend Aziatik.Nga grumbulli i flet ne shqip, nje degjues pjesmarres ne bisedë..

-Mos ia kij hallin asaj, z.Klinton, ajo eshte sokoleshe, ..nuk ia ha qeni shkopin...

Bill Klintoni i vemendshen, nderpreu batutën, dhe ne anglisht i drejtohet folsit shqiptar

-Pardon, what, what...  ?!(çfare thatë)...

     Folesi e perseriti edhe njehere shprehjen ne shqip, por më me zë te larte..dhe dikush ia perkthehu shpejt z.Klinton..Ai buzeqeshi dhe shqipëroi...

-Bravo, albanian !...

(vazhdon...)

Mesazhi:

-Le te behet permbajtja e kesaj shprehje popullore, flamurtare e simbolit te shqiptarizmit, portret I mencurise, trimerise, urtesise, i paperkulshmerise i te qenit krenar ne jete e ne Bote.

Luan Kalana, USA

ish Mesues I Ghuhes Shqipe ne Shqiperi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora