Kulturë
Demir Krasniqi: Politika
E enjte, 14.01.2016, 10:12 PM
Politika
N’ daç për të shpëtuar pa të kapur fika ,
N’ daç për të shpëtuar pa të kapur frika ,
N’ daç për të shpëtuar për pa t’ sulmuar pika –
Sa ma larg mbajë duart , ti, nga politika !
Nëse politikës fillon t’i afrohesh –
Ajo është një zjarr, që kurrë nuk do të ngrohesh !
Nëse politikës fillon t’i përgjigjesh –
Ajo është një zjarr , që herë do kurë do t’ digjesh !
Nëse n’ politikë me dashje ke hyrë –
Ajo është një gjellë fare pa yndyrë !
Ajo t’ len pa turp , të len pa fytyrë –
Ti nuk do ta shohësh vetën në pasqyrë !
Në daç mos me i lanë vetit njollë e pikë –
Kurrë mos i rras hundët nëpër politikë !
Politika t’ shtinë t’ bëhesh i pa cipë ,
Politika t’ shtinë t’ bëhesh çorbë pa kripë !
Demir Krasniqi
Gjilan, më 11.01.2016.