E enjte, 14.11.2024, 01:21 AM (GMT)

Kulturë

Pal Neçaj: Nikaj - Mërturi

E diele, 17.01.2016, 06:00 PM


Pal Neçaj (djathtas) dhe Zeqir Lushaj

NIKAJ – MERTURI

 

Nga Pal Neçaj, NY, USA

 

-Lugina perëndimore e Malsisë së Gjakovës -

 

Midis malit Hekur te Kakia,
Agri, Ndërmaja, Korja, liqëni,
janë trëmbëdhjet fshatra, krahina,
nikaj-mertursit të gjatë sa gdhëni.

Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj n'hije t'Kakisë,
Curraj, Curraj Eper, Qëreshi kënd qetësie,
fshatrat Nikaj të besës e të bujarisë,
vëllëzër gjaku me fisin e madh Krasniqe.

Brisa, Salca dhe Palçi në jugpërëndim,
Raja, Tetaj, Btosha e Shëngjergji q'u pri,
janë fshatrat e Merturit soji dhe trim
ndarë prej Berishe që në lashtësi.

Nikaj – Merturi kurr'i nënshtruar,
si mbi flamur dy kokat e Shqipës
aty traditat m'të mira trashëguar,
patriotike dhe të mikpritjës.

Ato gryka, kodra, ata male
ku edhe zogu shkon përngadalë,
u thyën tupshëm ushtrit'osmane,
nga nikaj-mertursit faqebardhë.

Guri Murk, kala pa u pushtuar,
prej askujt që sulmoi Malsinë,
në hartat Stambollit i shënuar,
simboli tmerrus për ta, Krajlitë.

Qafat e Kolçit, Agrit, Ndërmaja
ato prej shekujve flasin vetë,
dëshmitar, lugina, pyje, pllaja
kocka armiqësh aty kanë mbet.

Si thotë fjala edhe kuvëndi,
thuhet kënga shkruan historia
njerëzit e mirë i rrit'dhe vëndi,
Nikaj-Merturi nga lashtësia.

Rruga udhtarësh i çan' likpërmes,
vinë dhe shkojnë Shkodër – Gjakovë,
njerëzit në levizje: halle a për qeft,
dije e kultur'sjellin, rrëzatojnë.

Ajo zonë ka nxjerrë përore,
burra të mënçur shum'atdhetarë,
në fush'betejash korrën fitore,
gjysh e nipa dëshmorë kanë rà.

Sikur kataraktët e Valbonës,
porsi valët e bardha të lumit,
prinë trimat në krye t'kollonës,
gra dhe burra të Nikaj Merturit.

Në mbrojtje t'Plavës e të Gucisë,
në luftën e Shtimjës deri n'Moraçë,
Shkup, Shkodra tek Deda i Malsisë,
armiqtë pushtuës i lanë në gjak.

Shekuj kundër turqve te pavarsia,
malazez'apo austriakë,
shovën grekë, serbë e Italia
Nikaj-Mertursit u kallën datën.

Këndon lahuta e bie sharkia,
për krahinën e pa nënshtruar,
ushtritë osmane as nga krajlia,
kur e mësyn, u thyën të turpruar.

Trevë e lashtë je n'ato ana,
gjithë lavdi pjes'e Malësisë,
sikur një yll me dritë sa hëna,
veshur xherdanin e bukurisë.

Kullat tua jan'kthyër në kalà
luftuan trimat për atdhen e vet,
kryengritje turqve, beteja me Shkja,
“Mbroni Shqiptarinë ”! Lanë amanet.

Amanet kullat, bjeshkët e bardha,
amanet çdo pllëmbë t'Arbërisë,
amanet të vdekunit në varre,
mos t'i shkelin këmba e robrisë.

Flijimi i herojve për atdhe,
krenaria jonë djalpasdjalit,
gjithnjë na dukët s'porositin ne,
“ Mani lartë, Besën e Shqiptarit”!

Kanga, gëzime, dasma, qefé,
Sa dhe zogjët ndalin ligjirimin,
nga nikaj-mertursit pandërprerje,
këngtarë, me zërin si të bilbilit.
-Nga libri poetik "Flas me Vendlindjen"-

-Per ZemraShqiptare, nga NY, mes-Janari 2016-



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora