Kulturë
Remzije Zekolli: Portrete që flasin shumë
E diele, 17.01.2016, 03:10 PM
Gazmend Freitag në balkonin e Ambasadës së Shqiperisë në Vjenë, 2015
PORTRETE QË FLASIN SHUMË
Nga Remzije J. Zekolli
Piktori shqiptar Gazmend Freitag tashmë ka bërë emër të njohur në artin ndërkomëbtarë. Dua të theksoj se piktori i takon gjeneratës sime studentore të viteve 1988/89. Ishim gjenerata e sakrificës dhe pjesëmarrëjes sonë masive në tubimet dhe proceset e kohës që kaluam si komb. Këto erëra demoktratike kishin filluar të fryenin në evrop, e cila e mori piktorin me vete. NE jemi gjenerata e art studentore.
Ai me krijimet e tij artistike ka lënë gjurmë të thella në artin e pikturës moderne dhe ka hyrë triumfalishtë në krijimtarin nderkombëtare.
Me mjeshtrin e tij më së miri e bukur din të kombinoj klasikën me modernen. Bukur bënë harmonizimin e ngjyrave të jetës që jetojmë duke përfshirë kombëtaren, përditshmërinë njerëzore, familjen dhe personalen.
Motivi i pikturave të tij është i përzier, por piktori ynë shpesh din të jetë edhe provokues, vetëm ai din ti bartë në pëlurë me ngjyra vaji.
Në krijimtarin e larmishme të tij si piktura në stilin e peizazheve, vendë të merituar zëjnë portretet të cilat në pëlhurë i sjell me nje dashuri fisnike që ka për to dhe me lapsin e tij të thejshtë i jep vrull portreteve.
Porteret e tij mund ti ndajmë në tri kategori:
e para portrete personale
e dyta portrete kombëtare
e treta portrete të kulturës
Në planë të parë si për çdo personalitet edhe për Gazin është familja e cila është më e shejta në botë. Prej një maestro të madhë dhe talentin e tij të lindur, me kujdesë portrertizon nënën e çmuar Qamile e cila në veten e saj përfaqëson edhe shumë nëna shqiptare, ajo është sinomim i sakrificës së nënës shqiptare në përgjithësi, por atyre kryefamiljareve në veçanti, pasi kishte bashkëshortin në megrim. Ajo ishte e detyruar mbi supet e saj vetë bartëte barrën e kujdesit ndaj pesë djemve të saj ti rrisë dhe edukoj ata në frymën humane dhe atdhetare.
Kjo nënë shqiptare, kjo heroinë, artit pamor ndërkombëtar i dhuroi piktorin e njohur Gazmend Fraitag.
Porterti i vajzave të mrekullushme të piktorit me mejshtri jan hedhur në pëlhurën e tij magjike Majlindës, Mirjetës dhe Mirandës me plotë të drejtë mund të konstatoj se ato janë kryevepra e piktorit në zhanrin e portreteve të tij, fisnikëri, nostalgji, madhështi, mall e krenari për princesat e tij.
Portetet kombëtare humanistja Nëna Tereze e njohur si shqiptarja e parë , që në vitin 1979 për humanizmin e saj mori çmimin Nobel për Paqe.
Heroi kombëtarë Skënderbeu me trimërin dhe strategjin e tij të treguar ndër beteja zë vend me rendësi në portretet e tij. Si duket vizitat e shpeshta në muzeun e Vjenës ku me mburrje ruan përkrenaren dhe shpaten e tij e kanë impresionuar piktorin e pa lodhur të hedhë portrertin e tij në kornizë.
Portrete e artit e kultures siç është aktori i njohur shqiptarë Aleksandër Moisiut i cili edhe sot e gjithë ditën mbeti i pa zëvendesuar në derrasat e teatrit Vjenez, por edhe atij botërorë, e qe bëri shumë njerëz të famshëm ta adhurojne ate dhe ti duartrokasin për rolet e tij mreslënëse që me mejshtri diti ti lunate. Gjurmëve të tij ngadal por sigurtë është duke ecur piktori jonë i dashur.
Këto ditë në Vjenë ende është e hapur ekspozita e tij “Momente të bukura” e cila karakterizohet me cilësin e pikturave dhe me përmbajtejn e tyre duke mos harruar motivet shqiptare. Kjo ekspozit po vizitohet nga artëdashësit.
Krijimet e realizuara të tij me vete bartin mesazhin e qartë të kuptimësisë së personaliteteve të ndritura shqiptare, se ata ku do qe jetojnë e veprojnë lenë gjurmet e tyre ashtu siç po e le këto gjurmë brilante shoku im Gazi.
Remzije J. Zekolli, shkrimtare , adhuruese e pikturave të tij
Nena Qamile