Kulturë
Rrustem Geci: Nusja e erërave
E enjte, 14.01.2016, 10:11 PM
Rrustem Geci
NUSJA E ERËRAVE
( Të punosh tokën me duart tua
dhe farën ta hedhësh në arë vetë
t´i korrësh të korrat kur ato piqen
Nuk ka liri më sublime në jetë!...)
Në gacat e prushit e gjeta poezinë
të vetmuar, të tymosur, të përgjakur
ajo shkruante në gurin në pashkruar
një ekuacion natyror të graviteteve
Nuse e erërave, bijë e thellimave
a e sheh sa e pa formë është nata
a sheh sa i pa formë është gëzimi
a e sheh sa e pa formë është dehja
Sy i tokës, kujdes nga yll i papastër
nga gënjeshtërat e mëshirimit, nga
çastet me kurthe! Çdo pikë e gjakut
të rënë, e do fitoren për luftën e bërë
Nuse e erërave, nuse e thëllimave
më tokësorja ekzistencë e natyrës
s´është e lehtë që t´ia tregosh dritën
territ, dhe as dimrit tënd gjelbrimin!..
Dortmund, Janar, 2016
SHQIPËRISË SË PËRJETSHME
Këto vargje s´di a do të gjejnë udhë
në shpirtin e trazuar të popullit tim
Kosova ende ka plagë nëpër trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja
Në shesh qytetarë të Kosovës, në
shesh! Kosova s´e ha turpin me bukë
këto vargje mund të mos kuptohen
por shkronjat e saj janë të flamurit
Kosovë e lashtësisë 13 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është më tek unë, prej s´e
zemërimi ka nis të del në rrugë, s´ka
më fisnike s´e dora e bërë e grusht
Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
e dëmtojnë Shqipërinë e përjetshme
Në shesh qytetarë të Kosovës, në
shesh! Aty ku vetëdija bën betejën
Kosovë, anuloj firmat e tradhtisë
për nder të atdheut, dhe të flamurit!..
Dortmund, 2016