E hene, 07.10.2024, 06:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Syrja Kurti: Përkundja e shpirtit

E diele, 17.01.2016, 02:11 PM


Syrja Kurti

 

Përkundja e shpirtit

 

-Cikel poetik-

 

Peisazh i qullur

 

Java e bërë qull, lagur kokë e këmbë

pllaquritet e lodhur nëpër pellgjet e dimrit,

dita dhe nata seç shajnë nëpër dhëmbë

kur ndërrojnë njëra-tjetrën nën pikat e shiut.

Nuk e di se çfarë koha në vesh i pëshpëriti

që dimrin e ngrysur e bëri më shumë të vrenjtet,

por s'di as se çfarë ishte ajo që qiellin mërziti

sa ditënatë i trishtuar vazhdon të dëneset.

Pllaq, plluq,pllaq, plluq.....

Pasdite e lagur

Litarë të gjatë shiu e kanë lidhur këtë pasdite

dhe retë flokëzeza mbi të kokën tundin,

koha e ngrysur drejt pragmuzgut capitet

zëra bubullimash përgjumjen shkundin.

Qielli godet me shigjeta vetëtimash

mendimet e lagura që në ajër vërtiten....

 

 

Qëndrojmë këtu

 

Ti s' më dëgjon fare kur unë nis dhe të flas,

(me sytë e trishtë mbushur porsi kjo ditë me shi),

thua e mërzitur shkojmë takohemi në Mars

se ndoshta s'na ndjek dhe s'na përgojon njeri.

As unë nuk jam kundër, me pëlqen si mendim

se nga qenëlehësit më ka humbur durimi dhe mua,

por po ta them që të jem i qartë qysh në fillim

vij me ty në Mars, por dhe disa kushte i dua.

Druhem se mos atje urrejtjen tonë do të çojmë.

inatet edhe ligësitë e tjera gjithashtu,

se si tokësorë që jemi ndoshta padashjen tonë

bashkë me veten do marrim dhe të këqijat nga këtu.

Që mos ti çojmë të këqijat si mallrat për eksport,

durojmë dhe përshtatemi siç kemi bërë përherë,

le ta mbajmë llumin e tokësorëve në këtë botë

se sa të ndyjmë me ligësi edhe planete të tjerë.

 

 

Përkundja e shpirtit

 

Kjo erë flokëlëshuar e muzgjeve të dimrit

nxitueshëm përplas pikat e shiut në fytyrën e mbrëmjes,

pas xhamave për një cast dy sy duket sikur ndrisin

si një vegim vetëtime mes të vërtetës dhe ëndrrës.

Endrrat përkunden nën fërshëllimen e erës

por pikat e shiut mbrëmjen freskojnë në fytyrë,

casti humb magjinë i pikëlluar fort prej brengës

pas xhamave dy sytë humbin ngadalë ne errësirë.

Kjo erë flokëlëshuar e muzgjeve të dimrit

nxitueshëm përplas pikat në perkundjen e shpirtit.

 

 

Koha e larjes

 

Nata ikën prapë me flokët e zinj të qullur

dita e lagur deri në kocka vjen për cdo mëngjes

qielli nuk e di se në cilin qoshe është strukur

rubinetat e shiut nuk po dinë të mbyllin retë.

Ndoshta viti, qielli e dimri janë takuar diku

dhe kundër tokes kanë vendosur një pakt fshehtësisht

që në këto ditënetë shumë ujë të derdhin këtu

e retë marrëveshjen zbatojnë besnikërisht.

Nuk e di se çfarë ka koha në këtë fillimvit

dhe c'sekret fsheh ajo pas gjithë këtyre shirave

ndoshta me këtë ujë lan mëkatet për të gjithë

se mund të jetë ky casti për pastrimin e shpirt'rave.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora