Kulturë
Vjollca Pasku: Fli
E hene, 18.01.2016, 08:55 PM
Vjollca Tiku Pasku
Fli
Fli, se unë do bëhem engjëll i gjumit tënd,
të ndjek në ëndrra që ndizen dhe shuhen,
atje ku errësira nxit shëmtinë e zezë dhe dënd,
do ndizem dritë në mokrrën e flakës të bluhem.
Tani ti hyn ngadalë në buzëqeshjen e një bilbili,
më pas në qytetin e madh magjik çelur me lule Marsi,
mos hyr në lumin e turbulluar të gjendesh në kërthiz krokodili,
të ngre një urë, jo më mirë po e shuaj këtë ëndërr çasti.
Fli i qetë si pëllumbat me sqepin futur në krahë,
teksa janë gati të nesërmen për fluturim,
ti e di se në hapsirë fshihet busulla pa kahë,
dyndyr me mistere që trazojnë shpirtin tim.
Fli, se një pikë gjumë është një ëndërr më shumë!
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Kalana: Trilogjia e visareve
Engjëll Koliqi: Çuni i besëlidhjes së lirisë
Demir Krasniqi: Masakra e Bihorit
Octavian Mihalcea: Flaka e dyfishtë e misionit poetik
Pal Neçaj: Nikaj - Mërturi
Rrustem Geci: Trojeve shpirtërore të poezisë
Remzije Zekolli: Portrete që flasin shumë
Tefik Selimi: Vepër dokumentare për Gjilanin
Syrja Kurti: Përkundja e shpirtit
Ahmeti: Mëvetësi e studimit dhe e krijimit të letërsisë
Kasam Shaqirvela: Flaka e yjeve
Lulzim Logu: Gazetari i veriut të ëmbël
Yjet e Kosovës: Ne jemi vellezer me rrenje te njejta
Mihal Kalia: Albert Habazaj - Dhembin degët e shyqera
Qazim Shehu: Lule të errta
Mehmetali Rexhepi: Tetë këshilla të mikut Rexhë Mala
Luan Kalana: Shqiptarit - s'ia ha qeni shkopin
Demir Krasniqi: Politika
Rrustem Geci: Nusja e erërave
Baki Ymeri: Albina Idrizi - ''Biblioteka e fjalëve''