Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Pasku: Fli

| E hene, 18.01.2016, 08:55 PM |


Vjollca Tiku Pasku

 

Fli

 

Fli, se unë do bëhem engjëll i gjumit tënd,

të ndjek në ëndrra që ndizen dhe shuhen,

atje ku errësira nxit shëmtinë e zezë dhe dënd,

do ndizem dritë në mokrrën e flakës të bluhem.

 

Tani ti hyn ngadalë në buzëqeshjen e një bilbili,

më pas në qytetin e madh magjik çelur me lule Marsi,

mos hyr në lumin e turbulluar të gjendesh në kërthiz krokodili,

të ngre një urë, jo më mirë po e shuaj këtë ëndërr çasti.

 

Fli i qetë si pëllumbat me sqepin futur në krahë,

teksa janë gati të nesërmen për fluturim,

ti e di se në hapsirë fshihet busulla pa kahë,

dyndyr  me mistere që trazojnë shpirtin tim.

 

Fli, se një pikë gjumë është një ëndërr më shumë!