E shtune, 07.09.2024, 09:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Bihorit

E hene, 18.01.2016, 08:46 PM


Masakra e Bihorit

 

Do ta këndoj një këngë të re ,

Për vitin Dyzet e Tre ,

Datat 5 dhe 6 Janar –

Sollën tmerrin e  paparë !...

 

N’ prag të festës së “Bozhiqit “,

Çetnikët e  Pavle Gjurishiqit ,

Në Bihor ,  n’ këtë fshat shqiptarë –

Bënë masakër të paparë !...

 

Do t’ këndoj  me zë t’ përvajshëm ,

Për shqiptarët e pafajshëm !

Për  këtë krim  mbarë bota u bind –

Masakruan  Nëntë Mijë e Dyqind !...

 

9200  shqiptarë  i masakruan ,    

32.000 tjerë i detyruan –

Që nga rrënja e vet të shkulen

Dhe me dhunë që të shpërngulen !

 

Këto krime ma mizore ,

I bëri Kisha uzurpatore ,

Ortodokse e  Serbisë –

Përmbi troje t’ shqiptarisë !

 

Një  ndër  krimet  ma  çnjerëzore ,

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,

Kriminelët serbo  çetnik –

Bënë n’ Gadishullin Ilirik !

 

T’ gjithë ata që mbijetuan ,

Në Bihor ,  t’ gjallë që shpëtuan ,

T’ gjithë me dhunë i detyruan –

N’ ortodoks i konvertuan !

 

Vajzat e reja u përdhunuan ,

Gratë pa burra  u konfiskuan ,

N’ batalione u  mobilizuan –

Për çetnikë u skllavëruan !

 

Më datë 5 dhe 6 t’ Kallnorit ,

Katundet shqiptare të Bihorit ,

Midis Malit t’ Zi dhe Shqipërisë –

Lama e tmerrit dhe tragjedisë !...

N’ atë  masakër në Bihor –

Shumë banorë kanë ra dëshmorë !

Me një dëshirë për shenjtëri –

Për bashkim me Nënën Shqipëri !

 

N’ komandë t’ Pavle Gjurishiqit ,

Mu për festën e Bozhiqit ,

Çetnikët serbo – korbazinj ,

Të urdhëruar të gjithë prej tij !...

 

Ishin mbledhë katër – pesë mijë ,

Katundeve t’ Bihorit natën iu kanë hy !

Apo ndoshta edhe ma shumë –

Togje – togje kalojnë mbi  lum !...

 

Vërsulen çetnikët si bisha t’ egra –

Me tërbim të kryejnë  vepra !

Me veprimet ma çnjerëzore –

Shkojnë e bëjnë  krime mizore !...

 

Gjithçka shkojnë  duke e  shkatërrua ,

Duke  djegë e masakrua !...

Me këto krime të pa funde –

I shfarosën 82 katunde !...

 

Banorët e tyre u tmerruan –

N’ mes të natës shtëpitë i lëshuan !

T’ veshur , t’ zhveshur   ikën shqiptarët –

Që t’ shpëtojnë të gjallë  nga  zjarret  !

 

Gjatë rrugëtimit  n’ natë të errët –

Ranë në duar t’ çetnikëve t’ egër !

I vranë  me plumba e  pushkë të gjata ,

I  grinë e i prenë me thika e shpata !...

 

Nuk kursyen as pleq , as gra,

Nuk  lanë  fëmijë të njomë pa e vra !

Prej çetnikëve kush shpëtoi  mortit –

E gjet vdekjen n’ bjeshkë prej t’ ftohtit !

 

Duke  ikë maleve , bjeshkës ,

Kush mundi t’i shpëtojë vdekjes ,

Sa t’ ketë ymër me jetua –

Vuajtje e tmerr ka me i kujtua !...

 

N’ këtë masakër e tragjedi ,

Çka kanë bërë  çetnikët e zi –

Kanë djegë plangje  , kanë djegë shtëpi ,

Gjithsejtë 1763 !...

 

Kanë bërë  vajë e kanë bërë hata –

590 burra i kanë  vra !

185 burra i kanë therë –

Si me pre për  kurban berr !...

 

340 gra i kanë vra ,

I kanë therë 285 gra, 

701 fëmijë i kanë  therur ,

705 njerëz i kanë  djegur !...

 

Nga masakra e Bihorit –

Shumë njerëzit janë ngri prej t’ ftohtit !

Nga të ftohtit thonë janë ngri

447 fëmijë !...

 

Nga të ftohtit vdekur kanë ra –

266 gra !

Kanë vdekur  119 burra ,

Ka ecë gjaku si ujë n’ gurra !...

 

Nëpër male e nëpër vërria –

Shumë kanë vdekur nga uria !

Shumë kanë mbetur të plagosur –

Nëpër plumba e flakë të sosur !...

 

Nga uria e plagë të rëndë –

Burra kanë vdekur  359 !

Nga uria dhe t’ plagosë –

275 gra janë përdhosë !

 

251 malësoresha –

Gra e vajza janë marrë robëresha !

N’ bazë t’ hetimeve që janë përpjekur –

3741 janë të vdekur !

 

T’ nëpërkëmbur e t’ përdhosur ,

634 janë plagosur ...

251 shpirtra të humbur –

Gra e vajza janë të zhdukur !...

 

Gra e vajza malësoresha ,

Do t’ jenë marrë si robëresha –

Që çetnikëve t’ iu shërbejnë prore ,

N’ vepra t’ turpshme e çnjerëzore !...

 

I takon botës së qytetëruar –

Këto krime për t’i peshuar ,

Me Drejtësi për të vepruar ,

Mizoritë për t’i gjykuar !

 

Mallkimi i Zotit ,  krijuesit t’ mirë –

Le të bien mbi ta  pa mëshirë !

Mbi ata që kryen  krime –

Me Drejtësi t’ marrin dënime !

 

Le t’i dënojë shkaktarët e kësaj kërdie ,

T’ gjithë vepruesit e kësaj tragjedie ,

Që u treguan bisha t’ pa shpirt –

Shumë e jetët i kanë fashitë !...

 

Shkaktar kryesor për këto mizori ,

Që u banë mbi shqiptari –

Ishte  Pavle Gjurishiqi

Me  çetnikë për festë “Bozhiqi”!

 

Krimet  e çetnik mizorit

Dhe  masakrat  në fshat t’ Bihorit ,

Kundër shqiptarëve t’ pafajshëm –

Janë  gjenocid i pafalshëm !

 

Me këto  krime  çetnikët  barbarë ,

U dëshmuan si gjithë ma parë –

Si xhelat , dhunues  , vrastarë ,

Armiq t’ përbetuar t’ kombit shqiptar !

 

Për masakër , për këtë krim ,

Asnjëherë nuk ka dyshim ,

Në Bihor ,  për  festë  “Bozhiqi” –

Organizoi Pavle Gjurishiqi !

 

Dëshmon  fakti i vërtetë –

Çeta  4 – 5 mijë vetë ,

S’ mund ta kenë bërë këtë kërdi –

Pa dijen dhe lejen e tij !

 

Gjilan, më 14.01.2016.  Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora