E diele, 28.04.2024, 11:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Marian: Kur ëndrrat shndërrohen në lumenj përjetimesh

E marte, 15.09.2015, 07:38 PM


Kur ëndrrat shndërrohen në lumenj përjetimesh

(Luan Maloku-Lilia Manole, Lumi i ëndrrave tona, Amanda Edit, Bukuresht 2015)

Nga Daniel Marian

Luan Maloku & Lilia Manole. Një përgjasim i zgjedhur formash, ngjyrash të shpirtit, konturime ideshë që e gjejnë përmbushjen e sentimenteve letrare. Premizat nga të cilat nisen poetja dhe poeti, pa kurrfarë dyshimi janë realizuar deri në atë shkallë sa që përbëjnë një tërësi të mrekullueshme që qëndron nën shenjën dashurisë së madhe ndaj Poezisë. Teknika e diskursit lirik është siç ishte paraprakisht e pritur: një diversitet komplementar përfytyrimesh, herë konshiente deri në sublimen reale, herë ludike, që përshkohen deri një një finesë të tillë, duke qenë madje edhe ireale. Në një mënyrë frymëzimi të përsosur, librit i paraprin edhe sintagma e Mëhill Velajt: „Bota njihet më së miri përmes shpirtit të poetit”

Konstrukcioni në vetë esencën e strukturës së saj, është në plan të parë i parapërcaktuar nëpërmjet një brendësie deklarative të mendimit: „Sa bukur që të kam ty/ Ti je botë në vete/ Me diell e hënë/ Dhe aty ka vend/ Vetëm për mua/ Sa shpejt koha kalon/ Me ty…/ Flokëverdha ime/ Mua nuk më duhet/ Më shumë/ Kur të kam ty/ Ylli im polarë!” (Luan Maloku, Sa bukur)

As që ka nevojë për replikë, por duke patur krejt substancën e nxjerë nga amza ekzistenciale e mirëdefinuar, ja se si vjen poetesha e Basarabisë me vargjet e saj: “Shigjeta triumfuese të Kupidonit/ Duke m’i vëzhguar hapat,/ Zhyten në sytë e tu.// Ç’vërtetësi është të ndjesh mes yllësive/ Eposin e tyre, të syve,/ Të shndërruar në përjetësi sublime.// Më joshin kimerat, e furishme/ Në ngricën e shpirtit, të pafajshëm,/ Dhe për tepër larg nga hapësira e çiftëzuar,/ Ku do të ma dhurosh/ Mrekullinë hyjnore të përcaktimit.” (Lilia Manole – Syri i Kupidonit).

Sa mund të jetë fërgëllima në diamantin e saj subtil, në kalimin nga dashuria e butë në dashurinë e rëndë e të përjetshme? Atje ku përgjithësisht kryqëzohen kristalet vezulluese e të ftohta, qenje të përkushtuara të cilat e meritojnë krejt kohën dhe hapsirën e rezervuar për përjetimin e jetës... Ka dhe Lilia Manole „Traktatin e lumturisë” që sapo e zbuluam tani: „Lumturia,/ Është art i dy zemrave,/ Të degdisura në balsamin/ E vetmisë florale,/ Nusja e sehenjtë,/ Ende e pamveshur/ Me ëndrra poetike...” (Traktat lumturie). Mendoj në faktin se poetja është e predestinuar saktësisht ndaj këtij destini të gjatë rrugës së saj për të qenë sa më larg, duke patur dëshirën e njeriut për të qenë një krijesë e brishtë, personale dhe autentike...

Ajo që po vërej në mënyrë kategorike, është fakti se nuk ka vend për kurrfarë inshullimi faktik, hipotetik apo poetik, sido që të jetë... Është një interferencë/bashkëpërkim kulturor të jashtëzakonshëm, që nuk ka të bëjë me përvëlimin që po e kaplon këtë kontinent të plakur, vështirë për ta hulumtuar përmes faktit se ekziston, në një etapë gjerësie të përbashkët me gjetjen e asaj që nuk po e pret... Do të nisesha, gjithësesi rastësisht, deri në të vërtetën e „Ngjarjes për të qenë”: „Çasti i tanishëm/ Më levaret/ Në trpin e drurit/ Gjysmë të murosur – / Vetëm rasti/ Për të qenë i plagosur./ E vërteta e krisur/ Ma kërkon/ Vetëdijen e Kaosit/ Në rrënjë. (Fq. 68). Sinqerisht duke folur, nuk desha të dij dili është autori i kësaj hijeshie letrare. Ndoshta jam pajtuar për tepër me idenë për të ditur se poetja dhe poeti, së bashku i shëmbëllejnë një tërësie të gërshetuar...

Njësoj siç: „Jam lumturia,/ E ëndërruar nga një flutur/ Apo jam madje ai,/ Duke e rrëmbyer fatin,/ Mes dy fillimeve.../ Por sit a gjej/ Engjëllin në mua/ E t’i dhuroj/ Flatrat e lumturisë / Për të qenë flutur?/ Si ta ndali nga fluturimi/ Dhe t’i pëshpëris, me kuptim,/ Se dashuria ndaj vetëvetes/ Nuk ka flatra? (Engjëlli në veten time, fq. 96). E di se kjo është vetë Lilia Manole. Por edhe Luan Maloku, diku shumë afër saj, shprehet metaforikisht: “Më pëlqenë ashtu si i ke/ Me të natyrës bukuri/ Kopshti im ka lule/ Të gjitha të ngjajnë ty/ Sytë e tu si dy kokrra ulliri/ Të lutem lëri ashtu, mos i lyej/ Më pëlqejnë ashtu si i je// Në mbrëmje qielli mbushet/ Me miliona yje ndriçues/ As për qirinj s’kemi nevojë/ Sepse ata fiken herëdo kurëdo/ S`kemi nevojë as për pije/ Të cilat mbajnë gaz apo...!/ Ne bëjmë gjithçka natyrshëm // Buzët si shalqi Miratoci/ Të lutem mos i lyej me karmin/ Ti s`ke nevojë për zbukurime/ Sepse je e gjitha e bukur/ Të pres ashtu si je natyrale/ As fustanin e modës mos e vish/ Oh... sa e bukur që je shpirti im… (Më pëlqen ashtu si je)

Një libër i mrekullueshëm që meriton të lexohet me kujdes. Duke patur parasysh konsenzualitetin/bashkëndjeshmërinë e përfshirë, do të thoja në vend të përfundimit se kemi parasysh një degëzim unifikimi, sidomos përmes përkthimit të poezive të Luan Malokut në gjuhën rumune dhe atyre të Lilia Manoles në gjuhën shqipe, vepër e realizuar nga Baki Ymeri që kaplon një konotacion të veçantë...

BOX

YLBERI I MIQËSISË

Deri tani janë botuar mbi 20 antologji me autorë shqiptarë dhe rumunë. Vëllimi respektiv, me dy autorë, është kontributi i parë editorial që krijon ura miqësie ndërmjet dy popujve, dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave. Luan Maloku dhe Lilia Manole tashmë kanë krijuar profilin e tyre letrar, i pari, me origjinë nga Presheva, i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, ndërsa i dyti, e njohur në Republikën e Moldovës, repektivisht në Basarabi. Metaforikisht, Kosova është Basarabia e Shqipërisë, ndërsa Basarabia Kosova e Rumanisë. (Baki Ymeri)



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora