Kulturë
Nebi Dragoti: Ministria, poezia, proza, autor-botues
E hene, 14.09.2015, 07:24 PM
MINISTRIA
NGA NEBI DRAGOTI
Spontaneitetit i është lënë, çka ftilloj në shkrim, prandaj më mirë thuhet: është e harruar kjo fushë që tregon dhe rrezaton kulturën e kombit dhe identitetin tonë. Ministria e Kulturës e anashkalon këtë problem duke e cekur në mënyrë selektive, duke e anashkaluar, ose duke mos u kujtuar fare të mirret seriozisht, pikësëpari, me vlerat pozitive, inkurajimin e tyre dhe duke goditur vlerat negative letrare, botimet pa kriter dhe flur.Që është detyrë e kësaj Ministrie, kjo dihet, prandaj çekanët godasin: pse mbahet ky qëndrim për këtë problem, pothuajse, të harruar në këtë tranzicion. Ministria e Kulturës shfaqet nëpër ekrane televizive në evenimente restaurimi kultesh duke treguar sasi fondesh, të cilët u përkushtohen për harxhim në këto objekte.Mirë bën, por duhet të ndalet: deturë nuk është vetëm kjo. Më duket dhe kështu është, se letërsia dhe artet në përgjithësi, janë më afër njeriut i cili i prek ato, i perception me shqisat duke u kënaqur, duke i shijuar; sigurisht, sidomos nëpërmjet librit, këtu, me dashje, padashje bëhet edhe vetëedukimi.Ja, kjo vlen; ja kjo duhet vlerësuar; ja, kjo duhet të zejë vend edhe në politikat e programuara të çdo qeverie.
Poezia:
është gjinia më e bukur e shtjellimit të ideve dhe më e vështira për t’u
krijuar.Numri i lexuesve vjen në rënie. Pse? Edhe lexuesi i jep përgjigje kësaj
pyetje. Shpesh botohen poezi nën nivelin mezatar, pa objektiva të qarta, pa mesazhe të shëndosha dhe të arrira
artistikisht dhe estetikisht. Ka trajtim temash fluide duke e ngritur poezinë
në kozmos , duke e lënë atje , pa e zbritur në tokë, pra, duke e larguar nga
lexuesi dhe , si e tillë kjo
krijimtari, vetvetiu edhe harrohet shpejt
pa lënë asnjë gjurmë në mendjen e lexuesit.Harrohet , se ngërthen tematkë pa problem, tematik pa tipizimin social, pa interes,
gjer, duke trajtuar përmbajtje të
jetës vetiake. Mirëpo ky nuk është misioni i vërtetë i poezisë. Ka të tjera e
të tjera domethënie për t’i dhënë përgjigjen e shkakut të largimit të lexuesit.
Kjo nuk është, thjesht, ideja ime.Kjo ka brenda filozofinë ashtu siç
ka filozofinë dhe kërkesat e veta edhe jeta njerëzore.Krijimi i poezisë, në këtë drejtim, nuk duhet të jetë shthurje, por thurje e saj; nuk duhet të jetë
hallakatje për ta futur në labirinte për
t’u vetëkënaqur autori duke derdhur fantazi të sëmurë, duke krijuar krijimtari instiktesh të dala
jashtë kontrollit, sepse ky lloj arti
nuk bëhet për çështje plotësim tekash
personale, por për lexuesin e gjërë.
Përsa i përket prozës, është më e
lexueshmja sot edhe për nga tematika sociale që shtjellon. Është vënë re, se lexuesi ynë e përzgjedh atë para se ta
marri ta lexojë. Lexuesi komunikon me lexuesin dhe shprehet me vlerësimin e tij
tepër real: kjo vepër vlen të lexohet,
kjo tjetra ka dobësi dhe nuk ia vlen. Më duket, se mashtrimit sensacional në vënie temash të
një volume, i ka ikur koha.Në këtë
sens, autorit që vepron kështu, kjo i jep notë të keqe.Ka raste që shtypi i
shkruar apo mediat elektronike bëjnë vlerësime veprash, sigurisht, për çështje komerciale, pa pasur atë vlerë për të cilin i
mburrin.Kështu gjen domethënie pse veprat e përkthyera shiten më shumë, sepse reklamimi i tyre është më i madh. Me
këtë veprim edhe lexuesi joshet në mënyrë jo të saktë.Ai sygjestionohet pas reklamave
të tipit mediokër. Edhe veprat e prozës
të autorëve tanë kanë vlera të padiskutueshme dhe qëndrojnë më lartë nga
disa vepra që përkthehen nga përkthyes të dobët, që nuk njohin edhe rregullat
më elementare të drejtshkrimit të shqipes.Shkruhet me plot gabime.Tjetër që i
duhet mëshuar