Kulturë
Tefik Selimi: Vepër e rëndësishme për Gjilanin
E enjte, 10.09.2015, 07:57 PM
Një vepër e rëndësishme
dokumentare për historinë e Gjilanit me rrethinë…
Aliriza Selmani: “Gjilani qëndër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX-të”, botoi Pika5/A - Gjilan, 2015, 400 faqe.
Nga Tefik Selimi
Historiani
i shquar i Anamoravës, mr. Aliriza Selmani (1944), tashmë ka bërë emër si
studiues i zellshëm në fushën e historiografisë. Ai gjer më tash ka dhënë një
kontribut të jashtëzakonëshëm e të rëndësishëm për historinë e kësaj ane të
Anamoravës e më gjerë, sidomos të periudhës edhe më të hershme. Andaj, asnjë
nga historiantët e kësaj ane nuk kanë
bërë sa ky studiues, i cili ka botuar disa vepra nga fusha e historisë, të
cilat janë jo vetëm publicistike, historike, dokumentare, por edhe shkencore.
Ai punën hulumtuese shkencore nuk e ndali, por herë pas here krijoi dhe bëri
vepra me interes të madh për kombin. Shih pët këtë, ai është njëri ndër studiuesit
e zellshëm e të çmuar në shkencën e historisë. Puna e tij e palodhshme e bëri
që të avansohet me gradën e magjistrit në vitin 1984, në temën “Kazaja e
Gjilanit 1908-1912”. Për interesimin e tij në fushën e historiografisë, iu dha
autorit tema e doktoraturës, të cilën nuk mundi ta realizojë për shkak të
rrethanave të kohës. Ky historian punëtor dhe studiues, deri më tash ka botuar
disa vepra dokumentare dhe një varg studimesh e trajtesash shkencore e
publicistike. Tash për tash është autor i disa tekseve, si: monografia “Gjilani
me rrethinë 1908-1912”- (1998), mandej, botoi veprën (bashkëautor) “Myderriz
Haki Efendiu (1914-1948), të botuar më 2005, “Udhërrëfyesi i fondeve dhe
koleksioneve arkivore të ANDGJ”, botuar më 2007, “Shpërngulja e shqiptarëve nga
Gjilani e rrethina në Turqi”, “Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën” dhe
vepra e tundit e tij, të cilën e botoi ditë më parë me titull: “Gjilani –
qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shek. XX” (2015.
Mr. Aliriza Selmani është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë dhe
atij Albanologjik të Prishtinës. Jo vetëm kaq. Vepra e tij e botuar ditë më
parë, është një punë kulmore hulumtuese dhe studimore për qytetin, Gjilani me
rrethinë. Vepra në fjalë është me peshë shkencore e dokumentare, por është edhe
fort e qëndrueshme me shumë të dhëna të “argumentuese”, të cilat e
rrumbullakësojnë një vepër me karakter të mirëfilltë shkencor, publicistik e
dokumentar. Autori është njohës i mirë qytetit me rrethinë, i cili, si studiues
ju ka qasur për ta ndriçuar sado pak këtë “materje” historike e dokumentare, e
cila i ka munguar gjer më sot Anamoravës e Gjilanit. Në anën tjetër, vepra e A.
Selmanit është një studim i gjithanshëm i disa fushave, të cilat janë të
rëndësishme e me interes të gjerë për popullin tonë. Po ashtu, autori i
monografisë për Gjilanin e ka përfunduar me sukses veprën e tij, e cila, siç
vlerësohet edhe nga të tjerët, është një dije mjaft e gjerë, ku autori,
nëpërmjet intervistave, dokumenteve, të dhënave, datave, vendeve, lagjeve,
njerëzve, por edhe të bashkëbiseduesve, e ka rrumbullakësuar një “projekt”
kapital, i cili, thënë ndryshe, është një vepër kulmore e historisë së Gjilanit
me rrethinë. Ky projekt nuk është ndonjë
roman, as vepër dramatike, por as poezi e tregime, por është dokument që flet
dhe “rrëfen” ngjarje kohe, e cila kohë, për popullin shqiptar ishte kohë pa
kohë. Nuk ka më bukur se ta ndriçosh
atdheun tend! Atdheu është – mbi të gjitha! Kjo vepër e mr. Aliriza Selmanit na
përkujton veprën e shkrimtarit e idelogut të madh të çështjes sonë kombëtare,
Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, në të cilën
vepër autori i saj (Samiu) shkriu tërë dijen e tij për ta pasqyruar e rrëfyer
popullin dhe atdheun shqiptar,
Shqipërinë Naryrale. Ai nuk ka lënë vend, ngjarje e “sende” tjera pa i
ndriçuar. Këto janë argument të forta, të cilat rrëfehen e studiohen nga anjë
kohë e hershme e botës shqiptare. Edhe Aliriza Selmani flet për Gjilanin si
vendbanim fshat i një kohe të hershme. Flet për banorët e hershëm dhe fillet e
islamizmit. Por, flet për familjen e Gjinollëve, e cila “familje e ka sunduar Kosovën” (f.39). Pra, Gjinollët
janë themeluesit e Gjilanit, të cilët, më vonë, janë shpërëndarë nëpër qytetet
e Kosovës. Autori në veprën e tij flet për adrministratën osmane, për
popullsinë e qytetit të Artanës (Novobërdës). Pra, libri i autorit është një
studim monografik, në të cilin ka marrë në shqyrtim aspekte zhvillimore të disa
fushave të veprimtarisë shoqërore dhe të
kulturës material e shpirtërore të popullsisë së qytetit të Gjilanit dhe
të rrethinës. Mr. Aliriza Selmani, në veprën e tij “Gjilani – qendër e
Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”, është treguar
njohës i mirë i qytetit me rrehinë, ku më tepër është mbështetur në hulumtimet
arkeologjike, por edhe në dokumentet dhe në defterët osmane, të cilat kanë të
dhëna për popullsinë dhe jetën që zhvillohej në Gjilan e rrethinën e këtij
qytetit të Anamoravës. Andaj vepra në fjalë është një fryt i hulumtimeve të
kryera për një periudhë mjaft të gjatë, e cila, si e tillë, do t’i plotësojë
kërkesat e lexuesve të moshave të ndryshme. Kjo monografi, e cila është e para
e këtij lloji, lexuesi do të ketë mundësi të ketë informacione sa më të
bollshme e të plota rreth qytetit me rrethinë, të cilat informacione janë të
qëndrueshme në fushat e veprimtarisë shoqërore, kulturore e arsimore,
ekonomike, bujqësore, zejtare etj. Pra, autori i veprës flet për popullatën e
Gjilanit me rrethinë gjatë periudhës së përmendur, por pa bërë ekzagjerime të
gjërat, duke mbetur besnik të vërtetës së shkruar me fakte e dokumente. Autori
është munduar ta paraqes “gjendjen” realisht si e ka parë syri i tij apo të
tjerët që i kanë rrëfyer. Ky dokumentar krysisht bazohet në burimet e shërbyera
nëpër arhiva të ndryshëm. Autori ka shfrytëzuar arhivin e Shtetëror të
Maqedoniës, Shkup, Arhivi i Kosovës, të Tiranës, Arhivi Ndërkomunal në Gjilan,
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, sektori i Kadastrës, Këshilli i Rrethit të
Gjilanit, dokumentet e botuara nga Arhivi i Turqisë e shumë materiale të tjera.
Autori, A. Selmani ka shkruar mjaft për këtë trevë, e cila si temë boshe ka
Gjilanin, i themeluar si (kasaba) në gjysmën e dytë të shekullit XVIII nga
familja feudale e Gjinollëve. Në monografi flet se si ky qytete bëhet një
qendër zejtare, bujqërore, blegtorale, për t’u shndërruar më vonë në një nga
qendrat kryesorë të Kosovës me një rëndësi strategjike, ekonomike e politike,
gjë të cilën e përmendin edhe shumë emisionarë diplomatic, udhëpërshkrues e
shkencëtarë të kohës, që lanë shënime për këtë qendër të rëndësishme të
Anamoravës. Pra, edhe vetë autori në parathënie e kësaj monografie ka shtuar
se,”periudha që përfshin kjo monografi është me plot ngjarje dhe fenomene
historike, për të cilat mund të shkruhen monografi dhe studime të posaçme. Ajo
që ka shërnuar historiografia serbe, shumica syresh janë të karakterit
politico-propagandistik, e që janë shprehje e subjektivizmit dhe të
shtrembërimit të fakteve” (f.20). Pra, autori ju ka qasur shumë fushave ti ndriçojë,
duke filluar themelimin e qytetit, Gjilanit me rrethinë gjer në gjysmën e parë
të shekullit XX-të, mandej flet për gjendjen e arsimit të kësaj kohe, për
shkollat e hershme të kësaj ane, për Gjilanin në periudha të ndryshme, për atë
se si dukej në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë dhe pas
Revolucionit të Xhonturk, për kohën kur u shtrua çështja e alfabeit të gjuhës
shqipe, gjatë kohës së luftëravë për çlirim këtij teritor deri në gjysmën
e parë të shekullit të XX-të.
Monografinë autori, A. Selmani e ndanë në shtatë kaptina, e ato janë: E para:
Anamorava –tërësia e hapësirës etnike shqiptare; Anamorava në shekujt e parë të
administrimit osman; Gjilani – qendër e kazazë; Trashëgimia e kulturës
materiale e shpirtërore dhe popullsia e Gjilanit; Hidrografia, toponomastika
dhe infrastruktura publike në qytetin e Gjilanit; Zhvillimi i jetës shoqërore –
ekonomike në qytetin e Gjilanit me periferi – fundi i shekullit XIX dhe kaptina
e fundit: Shkollat dhe arsimimi – shekulli XVII deri në mbarimin e Luftës së
Dytë Botërore. Një monografi e plotë dokumentare e shkencore ka munguar gjer më
tani për historinë e Gjilanit dhe
rrethinës së Anamoravës. Janë këto ngjarje historike, të cilat nuk do të duhej
të anashkalohen e të lihen pas, por do të duhej të ndriçohen, për faktin se,
shumë padrejtësi të mëdha janë bërë në popullatën shqiptarë nga regjimi serb e
regjimet tjera të mëhershme, të cilat, të
vetmin “mjet” e patën dhunën, vrasjen, dëbimin, zhdukjen dhe torturimin
e masës gjer në asgjësim të fundit, me
të vetmin qëllim që të bëhet konolizimi i tokave shqiptare nga kolontët serbë,
malazez, turq e të tjerë. Ky libër ndriçon shumë aspektë të historisë së kësaj
ane, sidomos të qytetit të Gjilanit, ku populli vuajti e duroi, por kurrë nuk u
gjunjëzua para armikut shekullor. Vepra ka 400 faqe tekst, por vepra posedon
mbi 100 foto të ndryshme të kohës.