E diele, 09.06.2024, 10:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Të gjithë kemi një “Gjermani” me vete

E merkure, 09.09.2015, 07:23 PM


Të gjithë kemi një “Gjermani” me vete

(Duke ndjekur sfidën e arsimit profesional)

Nga Namik Selmani*

E kam pak të vështirë që të parashikoj  një si si është bërë një intervistë me një  emigrant shqiptar që nuk di as anglisht, as gjermanisht, por pak italisht dhe një gjuhë shqipe plot gabime në shkrim, por dhe në të folur (refugjat, gyrbetli, azilkërkues, etj në leksikun e pasur që kombi për këta persona që kanë një status të tillë social) në një nga zyrat e kampeve të refugjatëve këto ditë. Të futur dhe në mes të azilkërkuesve sirianë, irakianë, afganistanas, padyshim që specifikat e pyetsorëve të tyre aq sa ngjajnë aq dhe  ndryshojnë shumë.  Logjika ta do që aty të flitet për arsyet dhe për mundësitë që ka secili refugjat, me përjashtim të fëmijëve që nuk janë në moshë pune dhe që nëna ( zakonisht e re)   i ka për dore dhe me një valixhe me rrobat më të domosdoshme me vete). Mund të pyeten se çfarë mund të bëjnë në Gjermani, nëse marrin zyrtarisht statusin e  refugjatit ekonomik. Të paktën, tash për tash, për këtë status flitet në mjediset politike, diplomatike evropiane dhe ballkanike. Madje mblidhen dhe kryetarë shtetesh që e diskutojnë këtë vërshim që, si thonë mediat, është më i madhi në këto 50 vitet e fundit ose dhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Mendojmë për një çast se përballë një përfaqësuesi punonjës social, psikologu, juristi apo i policisë përkatëse të shtetit gjerman, do të shfaqej një djalë ose dhe një vajzë që do të fliste rrjedhshëm pa përkthyes. Ai ose ajo do t’i jepte atij ose atyre në dorë një dokument të mbarimit, të paktën i një shkolle të mesme hotelerie,  pa folur për një Universitet në këtë degë.

Një i ri i tillë mund të kishte me vete dhe një dëftesë ose një Çertifikatë të marrë në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak“ në Berat me një status kombëtar dhe që varet drejtpërdrejt nga Ministria e Punës Sociale dhe e Rinisë. Aty me dokumente pa dyshim dhe i gatshëm për një testim të dytë praktik e profesional që të vërtetonte se ai kishte kryer një shkollë të paktën 4-vjeçare në degën e hotelerisë, të gastronimisë apo të bujqësisë, veterinarisë. Në degët që zyrtarisht këto ditë e fundit shteti gjerman i ka paraqitur në mënyrë zyrtare dhe në mediat shqiptare. Padyshim që nëpunësi  gjerman do të ndalte pak i menduar. Unë nuk  i njoh saktësisht dhe me detaje rregullat e pranimit të azilit ekonomik në këtë vend apo dhe në vende të tjerë si Belgjika, Hollanda,  dhe të drejtat që ka secili nëpunës për të vendosur në këtë rast, po do të thoja se, nëse do të kishte emigrant të tillë, do të ishte pak më  ndryshe.  E bëra këtë hyrje që nuk është kurrsesi një fabul e rëndomtë gazetareske për të hedhur dhe disa ide në lidhje  me arsimin profesional që është kaq i kërkuar në Evropë (sot ky lloj arsimi zë të paktën 60-70 përqind të arsimit parauniversitar) përballë një arsimi profesinal që në Shqipëri nuk shkon më shumë se 40 përqind.

Në shkollën e mesme me status kombëtar ” Kristo Isak” në Berat funksionojnë degët hoteleri-turizëm,  bujqësi, ekonomik, teknologji ushqimore që sot tregu i punës gati i përpin për nevojën e tij., natyrisht edhe nëse ata janë të aftë për ta bërë një gjë të tillë. Këtë vit mendohet që të shtohet dhe dega e veterinarisë si një kërkesë e komunitetit të qarkut të Beratit në kushtet e një zhvillimi sasijor dhe cilësor të kësaj dege të ekonomisë shqiptare. Ndoshta këtu duhet menduar edhe për një rishikim të degës së pedagogjikes, një dege që i paraprin një cilësie të mirë të mësuesve të ardhshëm. Është një nga objektivat kryesorë të reformës arsimore që do të ishte mirë që të bëhej që në arsimin e mesëm parauniversitar,  ashtu si bëhet me degët sportive, artistike, ekonomike etj. Pa folur që në të mund të jepen dhe njohuritë e përgjithshme kulturore të nënave të adhshme. Me një dashamirësi duhet parë edhe rihapja e gjimnazit gjuhësor që ka ndikim të drejpërdrejtë në tregun evropian të punës. Në vitet e fundit janë bërë dhe disa ndreqje në lidhje me trajtimin financar të këtyre shkollave që në gjimnazet nuk është bërë. Për nxënës cilësorë që kanë një notë mezatare mbi 8, në degën bujqësi shteti garanton dhe bursë të veçantë. Një stimul i tillë që në shkollën “Kristo Isak” ka dhënë disa fryte të mira në tërheqjen e e nxënësve në këtë kategori arsimi, mendoj se mund të shtrihet dhe në degët e tjera ose mund të ulet edhe me një notë më të ulët që të sigurohet një lloj masivizimi.

Problemet që janë në ditët e para të vitit shkollor në këto shkolla është ai i regjistrimit dhe më tej i vijimit sa më masiv në këto degë të arsimit shqiptar. Për fat të keq, edhe te prindërit ende nuk është ndryshuar masivisht mendimi se një nxënës qoftë  dhe ata elitarët e shkollave 9-vjeçare duhet që të ndjekin një nga degët e kërkuara në treg.  Mungesë informacioni? Çështje tradite? Vendim i vetë fëmijëe që nuk e marrin mendimin e prindërve nëse është kundër tyre? Një gjë dihet.  Të gjithë vrapojnë në dyert e gjimnazeve, pa e ditur se pas mbarimt të tij prespektiva e profesioneve  “intelektualë’ nuk është e siguruar nga e gjithë masa e nxënësve. Edhe tregu i punës mbetet sërish pa punonjës të kualifikuar, edhe vetë nxënësit dhe prindërit mbeten të zhgënjyer nga zgjidhja që bënë. Madje për këtë papunësi shpesh bëjnë fajtor dhe politikën  lokale dhe qëndrore. Por është vonë, shumë vonë. Por cilësia e përvetësimit të njohurive të tyre nuk është garanci për të vazhduar një degë të rëndësishme të universitetit si juridiku, mjeksia, arkitektura, ekonomiku etj. Në vitet e kaluara ka patur edhe një përvojë të hidhur që ndikon negativisht në plotësimin e kontigjentit të nxënësve të këtyre shkollave. Lejohet me arsye nga më të ndryshme që në dy gjjimnazet e qytetit të vihen dhe nga 45 nxënës në vitet e para (edhe pse rregullorja nuk e lejon mësimin me mbi 35 nxënës) dhe mbeten me një numër të kufizuar që mund të ishin kontigjent i mirë për shkollat profesoniale. Në këtë rast veç lirisë që ka një prind për zgjedhjen e tij dhe të fëmijës, duhet që të vendosin krerët e jo me “mëshirë” që të respektohet rregullorja e të mos lejohet mbingarkesa në kurriz të mungesës së plotësimit të shkollave profesionale. E për këtë “konflikt” nëse do ta quani kështu, duhet që të mbajë dikush përgjegjësi. Dhe vetë organet drejtuese të arsimit në një rreth,  pavarësisht se çfarë bëjnë mësuesët e një shkolle profesionale, duhet të bindin prindërit për dobinë e arsimit profesional.

Duke nisur nga përvoja disavjeçare në shkollën  “Kristo Isak”, mësojmë se në vitet e kaluara është shkëmbyer përvoja dhe me shkolla simotra në Greqi, në Itali, në Austri, Gjermani, etj. A kanë mjaftuar këto kualifikime, apo si thuhet paksa rëndom dhe binjakëzime  me këtë përvojë që është padyshim më e pasur se jona, qoftë në bazën prodhuese që ata që përdorin, qoftë në kushte dhe mundësitë që kanë ata për punësimin e atyre që shkojnë në këto shkolla, qoftë dhe të promovimit shumë të veçantë të kësaj lloj shkolle,  deri dhe një një punësim të nxënësve që në bankat e shkollës. Që ata të lidhen jo vetëm psikologjikisht, por dhe paksa ekonomikisht me këtë profesion që ata do të marrin në të ardhmen. Është një përvojë që në përmbajtje e në formë e përdorin dhe shkollat amerikane. Mbase duhet punuar dhe më shumë me tekstet që do të “udhëheqin” teorikisht profesionistët e ardhshëm, nxënësit e këtyre shkolllave. Nuk është e mirë që edhe tani pas shumë vitesh të një investimi kombëtar në këtë lloj arsimi në drejtim të forcimit të bazave prodhuese, të kuadrit të kualifikuar, të krjimit të një koncepti të ri për të ardhmen e familjeve tona e të mbarë kombit për dobinë e këtyre shkollave në vend, e në Evropë, që të mos kemi tekste që i përgjigjen këtyre lloj shkollave.

Ato duhet të jenë në varësi dhe të degës përkatëse. Duke nisur që nga tekstet e lëndëve të përgjithshme. Për arsye objektive këto lëndë janë të reduktuara në varësi të orëve të teorisë dhe të praktikës që ata bëjnë në lëndët profesionale. Për rrjedhojë, duhet të ketë libra të gjuhës shqipe dhe letërsisë që i përgjigjen këtyre shkollave të librave të historisë, të kimisë, fizikës, etj. Dikur ka qenë një tradië e tillë. Jo gjithmonë këta nxënës kanë në duart e tyre të gjithë tekstet e lëndëve profesionale që bëjnë në secilën degë. Jam ndeshur me këtë fenomen për shembull me lëndën e Komunikimit që bëhej në degën e Hoteleri Turizmit, aq e rëndësishme për etikën e këtij specialiteti. Pa folur pastaj dhe për risitë pedagogjike që duhet të sjellë secili tekst i këyre lëndëve. Pa dyshim dhe përvoja evropiane dhe ajo gjermane e arsimit profesional mund të ishte model për tekstet e  këtyre shkollave. Numri i pakët i këtyre shkollave në planin financiar si duket nuk e justifikon sa dhe si duhet hartimin dhe më tej të botimit masiv të këtyre teksteve, por duhet bërë. Nuk mund të ngresh cilësinë dhe rendimentin në këto shkolla pa  tekste shumë më funksionalë.

Por përvoja këtu ka treguar se këto përvoja kanë funksionuar në kuadrin e projekteve që kanë patur një kohë fillimi dhe mbarimi. Këtu projektet duhet të ndjekin njëra–tjetrën. Pa krijuar përherë një vazhdimësi aq më tepër dhe masivitet. Në rastet kur janë ndërruar dhe stafet e drejtimit, kjo gjë ka patur një lloj ndaljeje dhe një lloj zbehjeje, në kushtet e krijuara veç politikave të mëdha shtetërore ato kulturore që gjithsesi kanë një rreze të vogël njerëzish, duhet që të ketë më shumë promocion në lidhje me këto shkolla. Të ketë më shumë emisione televizivë, atje ku janë këto shkolla! Le të themi edhe me zë të lartë problemet që kanë këto lloj shkollash duke mëshuar natyrisht edhe prespektivës. Emisionet televizive në televizionet lokale dhe qëndrore të jenë sa më të shpeshtë. Në to të marrin pjesë dhe biznesi hotelier, gastronomik, mjeshtër të këtyre profesioneve që kanë punuar prej dekadash në këtë profesion, ndoshta dhe të huaj, duhet të jenë pjesë e menaxhimit të këtyre shkollave. Bëhet kjo me gjellët e traditës në disa televizione, por duhet bërë si shkollë.  Më tepër të qarkullojnë vlerat që krijohen në këto shkolla edhe mes shkollave të të njëjtit grup. Pse jo dhe problemet që ato kanë të mos fshihen. Bëhen seminare kombëtare për kualifikimin e përsosjen e drejtimit të këtyre shkollave, por pak futen në to masivisht edhe NXËNËSI, ai që është, në fund të fundit,  produkti i shkollës. Në shkollën e mesme  “Kristo Isak” kjo gjë është bërë me promovimin e një ditë të veçantë që është quajtur “Dita e Dyerve të Hapura” ku ftohen nxënës, mësues, drejtues të shkollave 9-vjeçare të rrethit e më gjërë që ka patur një ndikim të dukshëm në sigurimin e kontigjentit të nxënësve në shtatorin e ardhshëm. Por një Ditë e tillë edhe pse është bërë në mënyrë shumë interesante, me vlera të dukshme të masivitetit dhe të paraqitjes së vlerave të shkollës duhet të ndiqet dhe me forma të tjera të menaxhimit të saj.

Me zhvillimin sasijor dhe sidomos cilësor të arsimit profesional të gjithë nxënësit, prindërit  mësuesët dhe vetë shoqëria shqiptare ka gjithmonë një “Gjermani“ me vete që nuk i vë ata në radhët tragjike të refugjatëve aq më keq në maunet vrastare të mbetura rrugëve, tuneleve apo deteve ku në një shekull modern shpesh shkruhen fate tragjike që janë pak a shumë dhe turpi i të gjithëve, pavarësisht sa pjesë merr secili në këtë “Gjyq” pa gjykatës.  Rrugët e largëta të Gjermanisë me avionë, me makina që kalojnë në disa shtete, padyshim do të ishin shumë më komode nëse do ta nisnim nga “Gjermania” e vetvetes. Jo vetëm nga ajo “Gjermani” ku mbizotëron rregulli, ligji.   Nga ajo që e themi shpesh në tavolina, në mjediset sociale, në libra, në këngë, në sport, në poezitë patriotike që shpesh mbushin faqet e librave “se jemi popull vital, punëtor, kulturëdashës, etj”. Ta rinisim këtë  “udhëtim” dhe nga këto shkolla. Dhe nga shkollat që përgatisin hidraulikë, xhenerikë, mbase dhe si orëndreqës.  Nuk e di sa sa e lexojnë Samitet e Evropës e veçanërisht në Gjermani, për këtë dyndje të kufinjve të saj. Ministria e Arsimit dhe e Sporteve apo dhe ato të Mirëqënies Sociale e të Rinisë fill pas këtyre takimeve mund të bëjnë  një strategji dhe për forcimin e këtyre shkollave këtu në bazë. Aty ku i riu të mësojë dhe më shumë  gjuhët e huaja, të mësojë sa më mirë dhe me teknologjinë bashkëkohore profesionet e shumëkërkuara në Perëndim. Të mos presim kohën kur të hyjmë zyrtarisht në Bashkimin Evropian dhe kjo lëvizje të bëhet krejtësisht e lirë në varësi të zgjedhjes tënde e jo të një shteti që nuk të pret po qe se nuk je i kualifikuar për tregun e tij. Nuk kemi kohë të humbim. Jo. Jo. Le ta zgjojmë sa më mirë, sa më shpejt dhe me gjykim më të ftohtë e aspak euforik atë “Gjermani” që e kemi patur dhe duhet ta kemi brenda vetes, jo vetëm atë Gjermani të ndristshme me parqe, me Benza, por dhe atë Gjermani punëshumë dhe ambicioze për të arritur dhe më shumë përparime. (Shtator, 2015)

__________________

*Autori i këtij opinioni është mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” Berat



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora