E hene, 05.05.2025, 01:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Julian Kuniqi: Nebi Dragoti - ''... keqqeverisje''

E merkure, 02.09.2015, 07:00 PM


VOLUMI: MIRËQEVERISJE…KEQQEVERISJE… E NEBI DRAGOTIT

NGA JULIAN KUNIQI, Ekonomist

Është një tjetër botim i N.Dragotit me një gamë të gjërë të llojeve të shkrimit të letrave shqipe. Në të janë botuar: Refleksine politike, Tregime, Esse, Kritikë letrare, Haik satirik, Fejtone. Për lexuesin e gjërë zgjon interes dhe, meqë ka larmi tematikash, e bën tërheqës në të lexuar.Refleksione politike janë të sensit kritik,ku mbahet qëndrim dhe në mënyrë orientuese, tepër bindëse, janë leksion për politikën shqiptare.Ka tregime me përmbajtje të shëndosha sociale, që rrezatojnë ide me vlera pozitive. Ka kritika të mirëfillta letrare me objektiva të qarta në shërbim të shoqërisë,të cilat zgjojnë interes për t’i njohur kushdo,që merret me artin e të shkruarit. Satira në haik është kthyer në natyrë të tij dhe me të godet rreptë shfaqje ,që bien ndesh me idealet e shoqërisë demokratike. Nuk tutet të vejë në tehun e haikut satirik edhe politikën:

“E merr qeverisjen me votë:

Populli të hipën dhe të zbret…

Jo ulesh e s’tundesh të punosh…”

Edhe në këtë gjini ka rrokje të çuditshme temash, ku për lëvrimin e tyre, i jep meritë kësaj pene.:

“ Tundëte vithet, barkun jashtë:

-Jam femër moderne ,- më tha,

-Je putanë moderne ,- i thashë…”

Idetë, reflektimet e këtij volumi do të njohin kohëzgjatje,sepse janë në shërbim të shoqërisë. Kjo është ana më pozitive e kësaj krijimtarie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx