E hene, 05.05.2025, 09:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Buzët e gurëve

E hene, 07.09.2015, 06:00 PM


BUZËT E GURËVE

 

QAZIM SHEHU

 

Dëshirë e ndryrë në vrap të forcës

Ndez

Shkulme shkumëzuese.

Siç shkulmon ky bar

Dhe gurëve u rri buzëve.

Ndaj gurët na flasin ëmbëlsisht,

Thonë të njenjtën gjë,

Askush më fort se bari

Nuk u dha zë…

 

 

GRATË

 

Gratë që i desha

Nuk i pashë kurrë,

Në kurth të ndrojtjes sime

Ndonjëra u dogj furrë.

Vitet zbrazën ndrojtjen

Sollën oshëtimen e ikjes,

Bukuritë

që s`duan t`i dorëzohen fikjes…

 

 

PËR SHËNDETIN E PËRROIT TIM

 

E pi një gotë verë,

Për shëndetin e përroit tim

Që dha ujë për pjergullën,

Për stinën si bekim,

Për vrugun që nuk erdh;

Dhe natyrisht,

Për dashurinë

E përroit,

Pjergullës

Stinës,

Shkrirë në lëngun e kuq,

Uritës…

 

 

TI JE NJË GABEL

 

Ti je një gabel,

shoku im;

 

Rrëmon në plehra,

Pa gjykuar njerëzinë .

Në tavolina konferancash

Ca fjalë të bukura për ty

Gjykimin ta  nxinë…

 

 

PËRTEJ STËRMUNDIMTI

 

përtej stërmundimit të dëshirës

Mbërrin tek ty zëri im,

Siç vjen gjëmimi para se të shpërthejë

Një minë…

 

 

E HAJTHME

 

Vështrimet kurorëflake

Kam frikë

Do të djegin.Dhe je kaq e hajthshme

Si bisku që nis me prillin.

Kur të vijë maji, lulja e sythit

Do na ecë tek porta,

Vrapoj të sjell afër zemrës

Të ruaj nga bota…

 

 

MALET E VENDLINDJES

 

Nën qiej të trishtuar i pashë malet

Kush më tepër trishtim tjetrit i dha,

Për ta zbutur më shumë fytyrën e tyre

Një re si shami mbi ta ra.

Tani jam larg dha ata

Më rrinë në kujtesë fiksuar pa zor,

Dhe mendja i  bredh lartësive të mëdha

Ndoshta pse jam malësor…

 

 

PARA FATEVE TË MARRA

 

Po të gjeja një sasi parashë

Të bëja një xhiro rreth botës

Me tren,makinë dhe me kalë

Atje ku rrugët ngushtohen.

Veç nuk e di në do mjaftonin

Kur të uriturit të më dilnin para,

Bota mbetet prapë e panjohur

Para fateve të marra…

 

 

NJERIU

 

Nëpër një det njerëzor njeriu

Është ishull që udhëton.

Një det i fshehtë.

Dallga më e madhe tek ai shkon

Dhe e shpërndan tek retë.

Pa këtë valvulë shkarkimi

Do mbetej shkretë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx