Kulturë
Nebi Dragoti: Z. kryetar, çiçi, çiçi...
E enjte, 10.09.2015, 07:25 PM
Z. KRYETAR, ÇIÇI, ÇIÇI …
Fejton
NGA NEBI DRAGOTI
Reformën bëje, por mos prish punë,
ndryshe të dalin problem shumë…
Fëmia i
vogël, mbajtur përdore nga nëna, ecte rrugëve të qytetit. I kërkoi nënës të
bënte çiçin. -Mbaje, bir, mbaje, se ka nxjerrë urdhër kryetari dhe na vë gjobë.
Ndalohet rreptësisht, se ndotet ambjenti. -Z. kryetar, çiçi, çiçi; nuk e mbaj
dot. Ta bëj te beka!?
Mos përkeqëso të kesh sukses,
kur bën reformë, duhet kujdes…
-Medet, medet, ç’na ka gjetur me kryetarin! Jep urdhëra, bën reforma pa zgjidhur më parë problemet.Ndodh kjo, se s’do të harxhohet për të bërë banjo publike, wc si i thonë. Ndodh kjo, se s’do të harxhohet për të bërë çezme publike, sepse “ s’ka vendi ujë të pijshëm”. Vuan Shqipëria për ujë, de. –Pika që s’të bie, z. kryetar! Kryetari di të bëjë vetëm reforma, kur këtyre reformave nuk u zgjidhen më parë problemet sociale që mbartin.Lumë ne për kryetarin, për reformat e kryetarit.Reformëmadh e kemi.
Nuk je i zoti të bësh reformë?
Mendoje mirë, më mirë hiq dorë…
Fëmia kur të rritet, do t’i kujtohet ç’ka hekur rrugëve të qytetit. I lutej kryetarit, por kryetari s’e dëgjonte.Do t’i kujtohet:- Çiçi, çiçi, ku ta bëj, zoti kryetar?! Dua brry, brry…