E hene, 05.05.2025, 10:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Armela Hysi: Nënë Terezës

E enjte, 10.09.2015, 07:49 PM


Nënë Terezës, nga Armela Hysi

 "Si një përkujtim për një shpirt të madh e të shenjtë"

 

forca e psherëtimës

(Nënë TEREZËS)

 

e shtrëngoi sërish në gjoksin e rrëgjuar

si fsheh sorkadhen një kulpër

nga vdekja e ujktë në pyllin e tejmë.

nuk kishte më fuqi për lot

buzë mbrëmjeje në Kalkutë

çadrave ngjyrashuar bashkë me diellin,

vetëm ca lutje

rruazoret e shpresës përkëdhelin

sfilitjen e imagjinatës mbi dremitjen

e dromcave të ndërgjegjes

 

kullesë lebrose-mollëzave, fatëbjerrura

humnera të gjelbra

skalitur në buzët e sfilitura të malaries

aty ku Zoti ka vënë barkun

një thes i fryrë nga ofshet

e më të vërtetës prej urive

dhe fryma e një shenjtoreje.

psherëtimat kanë krahët

më të fuqishëm për tek Ati,

ndaj s’kishte më lot

veç engjëj të bardhë që vinin kompresa

ëndrrash azhur-kaltër

dhe fryma e një shenjtoreje.

 

korrik 2005



(Vota: 42 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx