E diele, 05.05.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Flora Durmishi: Intervistë me Faredin Shehun

E diele, 13.09.2015, 03:33 PM


Nga data 15 deri 17 shtator, për herë të parë në Rahovec,  do të mbahet Festivali Ndërkombëtar I Poezisë. Pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar mbi 30 poetë botërorë të cilët vijnë nga Xhakarta, Mongolia, nga shtetet e Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës etj. Për të marrë më shumë informacione për këtë Festival të parë, në këtë qytet, flasim me organizatorin z. Fahredin Shehu.

Nga Flora Durmishi - Radio Kosova

Z. Shehu, kanë mbetur vetëm edhe pakë ditë nga fillimi I Festivalit. Si po ecin punët?

Ideja për të pasur një festival të nivelit botëror është I para dy vitesh por tek sivjet vendosa ta bëj sepse vendi nga vij unë ka një gravitet të cuditshëm. Qyteti im ka formën e një amfiteatri dhe rrethohet me vreshta. Në kuadër të Festivalit të rrushit që e organizon Komuna e Rahovecit unë kam preferuar që ta përmbyll këtë aktivitet me një festival ndërkombëtar të poezisë. Prej datës 5 dhe 6 kishte një aktivitet tjetër ku ka pasur edhe koloni artistike ndërsa ne kemi Festivalin e Poezisë me mbi 30 poetë botërorë që do të vijnë nga: Xhakarta, Mongolia, nga shtetet e Evropës, Afrikës, Azisë etj. Pra kemi përfshirë gjeografikisht pothuajse të gjitha kontinentet.

Si janë përzgjedhur krijuesit që do të marrin pjesë në këtë Festival dhe si e kanë pranuar ata ftesën, me që ky është Festivali I parë nuk është se ka ende emër?

E kanë pranuar me shumë entuziazëm ftesën. Unë e kam bërë përzgjedhjen në bazë të shoqërive botërore si “Poetas Del Mundo”, Asociacionit të poetëve botëror, PEN Qendra Botërore, njerëz që janë përfaqësues dhe reprezentues të shteteve të tyre. Ideja qenësore ka qenë që të marrim poetët e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo ishte ideja që, të sjellim poetët nga Mongolia, Qiproja, Sllovakia e vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk kam shkuar nga ideja që të marrim sa më shumë poetë dhe të bëhet festival për luks por të jetë në funksion të diplomacisë publike. Në vend se ne të shkojmë në secilin shtet individualisht, ne I marrim ata poetë më reprezentativë të shteteve përkatëse që të vijnë në Kosovë, në Rahovec, dhe në këtë mënyrë ata të shohin se cka po ndodh te ne në aspektin kulturor, ekonomik, social etj.

Ju thatë se janë poetët më përfaqësues të shteteve të tyre,  sigurisht, por sa janë të njohur për lexuesin e Kosovës? A është përkthyer ndonjëri prej tyre në shqip?

Unë e kam përkthyer profesoreshën e Gjuhës Hebreje, Hava Pinhas Cohen, e cila ligjëron në Universitetin e Jerusalemit. Librin e saj e ka sposoruar Komuna e Prishtinës. Promovimi I këtij libri do të bëhet pas Festivalit. Këta poetë nuk janë të njohur në Kosovë. Ne nuk kemi realacione me këto shtete që nuk e kanë njohur Kosovën mirëpo, ideja është që t’I sjellim dhe të njihemi me krijimtarinë e tyre. Ta zëmë poeti mongol është jo vetëm poet por është edhe dizajner I modës, është diplomat për Ballkan! Ose, poeti sllovak, ka qenë Ambassador I Sllovakisë në Osllo. Pra jo rastësisht janë zgjedhur këta poetë.

Pra janë poetë avangardë por edhe që kanë ndikime në shoqëritë ku jetojnë kështu doni të thoni?

Pikërisht. Ta zëmë, poeti francez, Marie De Luze do të ketë koncert poetic dedikuar poetit tonë, tashmë të ndjerë, Ali Podrimja! Do të jetë një performancë e jashtëzakonshme dhe ai do të shkruajë edhe për gazetën Le Mond, për aktivitetet që do të ndodhin në Kosovë.

Do të ketë edhe krijues shqiptarë natyrisht. Si janë përzgjedhur këta krijues? A janë ata më përfaqësuesit e letërsisë që krijohet në vend?

Ideja për shqiptarë ka qenë më affirmative. Pra me I afirmu krijuesit e rinj të cilët janë në perspektivë dhe kështu që, me njohjet që do të krijojnë gjatë Festivalit treditor në Rahovec, këta njerëz të ftohen edhe jashtë. Pra, përvec Basri Qapricit dhe Naime Beqirajt, të tjerët janë emra të cilët nuk janë afirmu jasht dhe ideja ime ka qenë që nëpërmjet këtij Festivali t’ua krijoj një mundësi që këta të dalin jashtë.

Poezitë, secili do t’I lexojë në gjuhën e vet apo, do të ketë përkthim për të pranishmit?

Ideja ime ka qenë që poezitë të prezantohen në gjuhën origjinale në të cilën edhe janë shkruar. Neve do të na tingëllojë cuditshëm me e dëgju një poezi në gjuhën mongoleze. Në të njejtën kohë derisa poeti lexon ne do të kemi në projector poezinë e përkthyer.

A do të këtë  ndonjë botim të vecantë me poezitë që do të lexohen në Festival?

Po do ta botojmë  Antologjinë e poetëve pjesëmarrës! Më pas librat do t’ua dërgojmë me postë bibliotekave të shteteve përkatëse dhe atyre njerëzve që, fizikisht kanë marrë pjesë në këtë Festival.

A do të ketë hapësirë të veçantë për autorët që të diskutojnë mes tyre mbi tema të ndryshme për poezinë që krijohet sot?

Sigurisht që do të ketë edhe panel. Do të diskutohet edhe për poezinë aktuale të secilit shtet, shteteve prej nga vijnë krijuesit. Ta zëmë, poeti I Izrelit do të flasë por poezinë bashkëkohore hebreje, ose poeti amerikan do të flasë për poezinë bashkëkohore amerikane ndërkaq, poeti anglez, është anglez I natyralizuar, me prejardhje është nga familja e disidentëve të Iranit në kohën e Shahut, do të lexojë në gjuhën perse dhe angleze. Ai do të diskutojë për relacionin e tij si dissident ndërmjet poezisë angleze bashkëkohore ku ai e krijon dhe poezisë perse para revolucionin Iranian. Mendoj që kjo do të ketë impact dhe nxitje për mediat tona që t’I intervistojë këta njerëz. Ju ftoj të vini në Rahovec, ta shijoni mushtin e rrushit, ta shijoni verën, djathin, bukën dhe flinë e Rahovecit.

Do të ketë cmime, mirënjohje. A është ky Festival garues?

Në natën finale, më 17 shtator, kur edhe do të jetë leximi final, do të ndahen certifikatat e pjesëmarrjes për secilin poet dhe gjithashtu do të kemi një punë artizanale, do të jetë një kalavesh rrushi me fletë dhe llastar në vlerën e një pesëlirëshi, do të jetë prej dukati, të cilën është duke e punuar një argjentar në Rahovec. Këtë medalje, pllakatë, do ta marrë me vete laureate I sivjetëm I Festivalit. Dhe, kështu do të jetë cdo vit.

Edhe një pyetje të fundit: Ju vetë do të lexoni poezi?

Jo! Në të vërtetë, ndoshta do të performoj bashkë me Marie De Luze, poezinë që e ka shkruar ai për Ali Podrimën. Përndryshe, të dalë unë e të lexoj si organizator, është e padinjitetshme. Unë nuk kam nevojë të promovohem në qytetin tim. Madje as te ato vende ku unë kam qenë, vende prej nga vijnë krijuesit. Mjafton barra e organizimit që kam.

Nga biseda kuptoj se është një punë shumë e madhe dhe e gjithë kjo nuk mund të bëhet vetë. Duhet të ketë një numer të madh të vullnetmirëve për të ju mbështetur.

Unë nuk kam dashur që të trokas në dyert e Ambasadave të huaja për të kërkuar donacione. Unë kam dashur që vetë njerëzit e vendit tim të bëjnë dicka për kulturën. Na ka ndihmuar edhe Ministria e Kulturës, na ka ndihmuar edhe komuniteti I biznesit. Hotelet në Rahovec kanë hapur dyert. Ata do t’I mbulojnë fjetjen dhe ushqimin. Cdo gjë po ecën mirë dhe unë besoj shumë që do të kalojmë bukur.

Ndonjë gjë që nuk ju kam pyetur por që është në interes për publikun ta thoni!

Mendoj që i thamë ato që duhej thënë në këtë moment. Ju ftoj të vini në Rahovec. Ju besoj e dini që dokumenti I parë I shkruar shqip me alphabet arab është gjetur në Rahovec. Stërgjyshi im Sheh Sulejman Baba ka lënë divanin e parë. Pra, gjaku nuk është ujë. Është dicka që trashëgohet. Ja, tani unë jam një poet reprezentativ I kësaj ane për letërsi mistike trasindentale, lirika shpirtërore etj.

Z. Shehu, këtë Festival ju pretendoni ta bëni tradicional. Unë uroj që ky Festival të futet në kalendarin e veprimtarive më të rëndësishme kulturore të Kosovës. Sic është ta zëmë Dokufesti.

Dua të ju tregoj dicka: Erdhi një fotoreporter I Le Mond të bëjë një reportazh për mua. Unë I thash se duhej të vinte më herët, në kohën kur mbahet Dokufesti në Prizren. Dhe unë vazhdoja t’I flisja për këtë ngjarje me të cilën unë krenohem. Ai më tha: Jo unë kam ardhur për ty se për Dokufestin flitet mjaft në Paris! Unë I thërras mediat e Kosovës që ta mbulojnë mirë këtë ngjarje ndërsa secili pjesëmarrës kur të kthehen në vendet e tyre do të shkruajë dhe do ta bartë mesazhin në shtetet e tyre.

Programi i Festivalit

15 shtator • 15.00- Inaugurimi- Esra Pallace- një arie muzikore • Fjalë rasti- Fahredin Shehu • Fjalë rasti- Kryetari i komunës, Idriz Vehapi, Ministri i kulturës, Kujtim Shala • Prezantimi i librit “The Ëinekeeper”, të Ëilliam S. Peters SHBA • Lexojnë të gjithë poetët e ftuar • Darka

16 shtator 2015 • 11.00- Defileu i poeteve në këmbë- Vizita ne Teqenë e madhe- Rahovec • 12.00- Vizita në Hoçë të madhe- leximi i poezisë në Verarinë antike/ Konak të Manastirit të Deçanit në Hoçë të madhe- Vizita e Shtëpisë së Ukshin Hotit, në Kryshë të Madhe • 15.00- Dreka në Hotel Park Pllaza • 18.00- Stone Castle- Lexojnë të gjithë poetët mysafirë • 20.30- Promenada poetike- lexojnë të gjithë poetët Rock Band- Magnituda • Darka në Hotel Park Pllaza

17 shtator 2015 • 10.00- nisja për në Bogë të Pejsë- Gryka e Rugovës • 15.00- Dreka në Trofta- Istog • 17.00- Kthimi për Rahovec • 20.30- Darka në Esra Palace- Leximi final- Ndarja e çmimit- ndarja e mirënjohjeve

Fahredin Shehu, ka mbi 5-6 tituj  të botuar. Është njëri ndër shkrimtarët më të përkthyer shqiptar. Krijimtaria e tij është përkthyer në më se 30 gjuhë botërore. Është fitues I medaljes së artë në Filipine. I përfshirë në disa antologji botërore por në asnjë shqipe! Ambassador I poetëve për Gjuhën Shqipe nga lëvizja e poetëve botëror “Poetas Del Mundo” në Kili, anëtar I Asociacionit të Poetëve në Athinë të Greqisë et. Kaligraf, ndër të rrallët që kë vendi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora