E marte, 06.05.2025, 10:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Reagim me shkas

E diele, 13.09.2015, 01:47 PM


“Reagim  me   shkasë“

''Kosova i ka aftësitë e limituar për të pranuar refugjatë nga Lindja e Mesme“

Nga Ramiz Dërmaku

Në një intervistë dhën gazetës “Epoka e Re“, njohësi i mardhënjeve ndërkombëtare z.  Ibrahim Gashi, deklaron ; “Kosova i ka aftësitë e limituar për të pranuar refugjatë nga Lindja e Mesme“. Po ,  zoti, Ibrahim , pse fletë gjëra të cilat nuk ke argumente, kur e di se në ç’farë gjendje ndodhet Kosova. S’ka  mjete materiale për qytetarët e vetë , e  mos të flasim për të mbajtur refuxhatë.  Unë po ju pyesë z.  Ibrahim Gashi ? Sa herë i ke vizituar ushtarët e UCK-ës, të cilët u plagosën në luftë për çlirimin e Kosovës. Sa herë i ke vizituar deri tani invalidët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ?  Ju  pyesë,  se sa herë deri më tani i ke vizituar familjet e ushtarëve të UCK-ës, të cilat akoma jetojnë nepër podrume ( të cilat dikur .., ishin depo për strehimin e gjërave  të ndryshme shtëpiake). Po ju pyes se sa familje të cilave ju mungojnë më të dashurit , i keni vizituar deri më tani.., etj etj. Po sikur të do të funksiononte shteti dhe organet e tij, ju me siguri se do të ndesheshit me gjygjin,. Mirëpo, ju do të ju dënoj perendia. Të deklarosh ; se Kosova ka mundësi ti strehojë një numër simbolik të refugjatëve , kjo për mua dhe popullin shqiptarë është një ofendim për ;  ( nxënësit, gjimnazistët, rininë, studentët, punëtorët, mësuesit, arsimtarët, profesorët , ushtarët e UCK-ës, familjet e invalidëve ve të luftës, dhe familjet e varfura  të Kosovës të cilat jetojnë në një gjendje të vështirë ekonomike, materiale. Unë si banorë  i Kosovës, jamë i prekur me intervistën tuaj , e cila është e pa bazë. Ta quash vehten intelektual, apo njohës i mirë i marrëdhënjeve ndërkombëtare e të deklarosh se Kosova ka mundësi të strehojë një numër të vogël refugjatësh.., duke e parë gjendjen shumë të vështirë që po mbretron në Kosovë, nuk e kuptoj se ku merrni guxim.., të deklaroheni para lexuesëve  dhe qytetarëve. Ju duhet tu kërkoni  falje të gjithë atyre që unë i shënova më lartë. Ne të gjithë jemi dëshimtarë se nga Kosova për çdo ditë po largohen me qindra të rinjë,, gra, burra, fëmijë, ,të moshuar.., për shkakë të gjendjes së vështirë; materiale, ekonomike dhe udhëheqjes sonë të korruptuar. Nga Kosova për çdo ditë  po  mbushen  autobusë të tërë me shqiptarë dhe po marrin rrugët e gyrbetit.., pa e ditur asë vetë se ku po shkojnë. E ju dhe liderët tanë jeni pasuruar tej mase. Shqiptarët mbushin kampet e refugjatëve në Gjermani…, e ju dhe kolegët tuaj, mbani nga dy apo tri vende pune ..,merrni nga dy,  e tri paga.  rroga.., Nuk ka ditë që mediat gjermane (të e shkruara dhe ato elektronike) që nuk shkruhet apo flitet për refugjatët shqiptarë. Ditë më parë, Ministria e Brendshme gjermane, bëri të ditur se për muajin Mars kërkesën për azil e kanë aplikuar  3020 shqiptarë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në vendin e tretë, duke  kaluar nga Siria dhe Kosova. Sipas Policisë Kufitare gjermane këta shtetas nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur drejt zonës Shengen. Sqarohet se qytetarët zgjedhin kryesisht portet për të dalë nga Shqipëria dhe me pak kufinjtë tokësor dhe Aeroportin e Rinasit. Që nga fillimi i muajit Mars e deri në fund të muajit në Gjermani kanë kërkuar azil.   Eshtë habi se asnjëri nga këta shtetas nuk i plotësojnë kushtet për të lëvizur  në zonën  Shengenit. Nga 14 deri me 20 të muajit të kaluar nga zona kufitare janë kthyer 1500 qytetar. Refugjatët një pjesë e madhe vijnë nga Shqipëria. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që sa më shpejtë ti zëmë disa grupe kriminele të cilat po i bartin refugjatët, me destinacion Gjermaninë.  Autoritetet kanë dyshime se janë disa grupe krimanale të cilat organizojnë udhëtimet kryesisht drejt Gjermanisë, duke përfituar shuma të mëdha parash. Prandaj ju zoti Ibrahim Gashi, më mirë është të merresh me punën tënde sesa të merresh me punë të huaja.

Punuar me 12.08.2015

Weingarten Gjermani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx