“Reagim 
me   shkasë“
''Kosova i ka aftësitë e limituar për të pranuar
refugjatë nga Lindja e Mesme“
Nga Ramiz Dërmaku
Në një
intervistë dhën gazetës “Epoka e Re“, njohësi i mardhënjeve ndërkombëtare
z.  Ibrahim Gashi, deklaron ; “Kosova i
ka aftësitë e limituar për të pranuar refugjatë nga Lindja e Mesme“. Po , 
zoti, Ibrahim , pse fletë gjëra të cilat nuk ke argumente, kur e di se
në ç’farë gjendje ndodhet Kosova. S’ka 
mjete materiale për qytetarët e vetë , e 
mos të flasim për të mbajtur refuxhatë. 
Unë po ju pyesë z.  Ibrahim Gashi
? Sa herë i ke vizituar ushtarët e UCK-ës, të cilët u plagosën në luftë për
çlirimin e Kosovës. Sa herë i ke vizituar deri tani invalidët e Ushtrisë
Clirimtare të Kosovës ?  Ju  pyesë, 
se sa herë deri më tani i ke vizituar familjet e ushtarëve të UCK-ës, të
cilat akoma jetojnë nepër podrume ( të cilat dikur .., ishin depo për strehimin
e gjërave  të ndryshme shtëpiake). Po ju pyes se sa familje të cilave
ju mungojnë më të dashurit , i keni vizituar deri më tani.., etj etj. Po sikur të do të funksiononte
shteti dhe organet e tij, ju me siguri se do të ndesheshit me gjygjin,. Mirëpo,
ju do të ju dënoj perendia. Të deklarosh ; se Kosova ka mundësi ti strehojë një
numër simbolik të refugjatëve , kjo për mua dhe popullin shqiptarë është një
ofendim për ;  ( nxënësit, gjimnazistët,
rininë, studentët, punëtorët, mësuesit, arsimtarët, profesorët , ushtarët e
UCK-ës, familjet e invalidëve ve të luftës, dhe familjet e varfura  të Kosovës të cilat jetojnë në një gjendje të
vështirë ekonomike, materiale. Unë si banorë 
i Kosovës, jamë i prekur me intervistën tuaj , e cila është e pa bazë.
Ta quash vehten intelektual, apo njohës i mirë i marrëdhënjeve ndërkombëtare e
të deklarosh se Kosova ka mundësi të strehojë një numër të vogël refugjatësh..,
duke e parë gjendjen shumë të vështirë që po mbretron në Kosovë, nuk e kuptoj
se ku merrni guxim.., të deklaroheni para lexuesëve  dhe qytetarëve. Ju duhet tu kërkoni  falje të gjithë atyre që unë i shënova më
lartë. Ne të gjithë jemi dëshimtarë se nga Kosova për çdo ditë po largohen me
qindra të rinjë,, gra, burra, fëmijë, ,të moshuar.., për shkakë të gjendjes së
vështirë; materiale, ekonomike dhe udhëheqjes sonë të korruptuar. Nga Kosova
për çdo ditë  po  mbushen 
autobusë të tërë me shqiptarë dhe po marrin rrugët e gyrbetit.., pa e
ditur asë vetë se ku po shkojnë. E ju dhe liderët tanë jeni pasuruar tej mase.
Shqiptarët mbushin kampet e refugjatëve në Gjermani…, e ju dhe kolegët tuaj,
mbani nga dy apo tri vende pune ..,merrni nga dy,  e tri paga. 
rroga.., Nuk ka ditë që mediat gjermane (të e shkruara dhe ato elektronike)
që nuk shkruhet apo flitet për refugjatët shqiptarë. Ditë më parë, Ministria e
Brendshme gjermane, bëri të ditur se për muajin Mars kërkesën për azil e kanë
aplikuar  3020 shqiptarë. Kjo shifër e
rendit Shqipërinë në vendin e tretë, duke 
kaluar nga Siria dhe Kosova. Sipas Policisë Kufitare gjermane këta
shtetas nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur drejt zonës Shengen. Sqarohet se
qytetarët zgjedhin kryesisht portet për të dalë nga Shqipëria dhe me pak
kufinjtë tokësor dhe Aeroportin e Rinasit. Që nga fillimi i muajit Mars e deri
në fund të muajit në Gjermani kanë kërkuar azil.   Eshtë habi se asnjëri nga këta shtetas nuk i
plotësojnë kushtet për të lëvizur  në
zonën  Shengenit. Nga 14 deri me 20 të
muajit të kaluar nga zona kufitare janë kthyer 1500 qytetar. Refugjatët një
pjesë e madhe vijnë nga Shqipëria. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që sa më
shpejtë ti zëmë disa grupe kriminele të cilat po i bartin refugjatët, me
destinacion Gjermaninë.  Autoritetet kanë
dyshime se janë disa grupe krimanale të cilat organizojnë udhëtimet kryesisht
drejt Gjermanisë, duke përfituar shuma të mëdha parash. Prandaj ju zoti Ibrahim
Gashi, më mirë është të merresh me punën tënde sesa të merresh me punë të
huaja.
Punuar me
12.08.2015
Weingarten
Gjermani