Kulturë
Nebi Dragoti: Ndoc Gjetja apostull në poezinë sociale
E diele, 13.09.2015, 04:26 PM
NDOC GJETJA APOSTULL NË POEZINË
SOCIALE
NGA NEBI DRAGOTI
Ndoc
Gjetja në poezi është mbështetës dhe përhapës i zjarrtë i idealeve poetike të
karakterit social. Kjo tendencë vihet re që në fillimet e shkrimit të poezive.
Në mënyrë më tendencioze qëndron në këtë pozicion, realisht, joshes dhe për
lexuesin. Ky qëndrim e bën poetin më të dashur në ravijëzimin e talentit të tij
tamam si apostull edhe pse në vjershën “Tundime” shpalos: “ përditë para meje
më vinte rrotull/ të mos më linte të bëhem apostull”. Me punën e tij dhe fal natyrës intuitive ai u
bë dhe unë e quaj apostull. Kap e vjel tematika të përditshme, të thjeshta,
mbresëlënëse dhe me mjeshtri prej poeti i performon në artin e poezisë. Dhe kjo është meritë. Diku paraqitet meditativ, diku lirik fin,
diku derdh filozofinë popullore nëpër vargje ku, me këtë shfaqje prej punëtori
këmbëngulës e të palodhur, na jep art me vlerë pozitive, me të cilën shërben si
misionar në edukimin e moralshëm dhe tejet ideator i së ardhmes shprehet:
“Ëndrra ime s’i tund vithet/e nuk bën tregti me puthjet/ dhe s’do lindë kurrë
dobiçë/ të na mbushin nesër udhët”.
Është gjëja më pozitive, kur krijuesi ngacmohet nga realiteti,
frymëzohet prej realitetit dhe jep refleksionin e vet duke e përjetësuar në
krijimtari. E tillë krijimtari zë vend
dinjitoz në lëmin e letërsisë. Dhe kjo
krijimtari e prodhuar me sensin e shëndosh duhet që të përhapet e masivizuar
tek çdo kategori lexuesësh. Në këtë prizëm ne kemi defiçitin më të madh, ku nuk
ndjehen të lëvizin përgjegjësit përkatës të politikës shqiptare të çdo
pushtetmbajtjeje. Për këtë është tepër kuptimplot dhe saktësisht
justifikim, sa shpreha më lart,edhe kjo strofë gjetiane: “ O kohë
tranzicioni,kohë bishtdhelpër,/ si të ranë brekushet kështu poshtë këmbëve/ unë
po shkoj të mbyllem në Manastirin e Vetes/derisa të kryesh jashtëqitjen
tënde”. Nuk pajtohet poeti me realitetin
e këtij tranzicioni me plot probleme dhe me nervin poetik migjenian
demaskon,sepse ky është pozicioni, qëndrimi patriotik, ku, këtu, kryekëput
është në vazhdën plot pathos të traditës shqiptare. Ai nuk do që të kapardiset e keqja mes
njerëzve siç konkludon në temën e poezisë
“ Ecje nëpër absurd “: “ Qemë nisur të shkojmë në socializem/ ku e
xhveshëm shpirtin tonë pamëshirshëm/ në emër të profkave ideale”…”Ulemi të
flemë në darkë me Shën Virgjërinë/ na gjen mëngjesi me një kurvë”. Lindin pyetjet: “politik.
Dy konceptet e fjalës “ sociale dhe politike “ patjetër duhet të jenë në
harmoni për të arritur progresin ekonomik dhe
përparimin e vazhdueshëm kulturor.
Koncepti i mirëkuptimit në atë që duam të arrijmë ka edhe elementin e të
qënit në paqë njerëzore për të cilën autori shprehet: “…por asnjëri deri më sot
s’ ka mundur të thotë/ “ e kam jetuar “
ose “e kam parë”. Këtu, për t’u
arritur fjala paqë ( metafotikisht) ka madhështinë e diellit, e ajrit, e ujit,
elemente jetëdhënëse këto për jetën njerëzore. Personalisht, në këtë profil
koloriti të shumëngjyrshëm motivesh,do të doja të ishte ecuria e poezisë
shqipe, sidomos,në këtë sistemin demokratik pluralist. Kësisoj, ç’ka shpreha, është edhe kontekst
për t’u zbuluar kjo domosdoshmëri ( sipas meje ) nga cilido që e merrë në analizë për të thirrur “