Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Ministria, poezia, proza, autor-botues

| E hene, 14.09.2015, 07:24 PM |


MINISTRIA E KULTURËS,  POEZIA,  PROZA,  AUTOR-BOTUES

NGA NEBI DRAGOTI

Spontaneitetit i është lënë, çka ftilloj në shkrim, prandaj më mirë thuhet: është e harruar kjo fushë që tregon dhe rrezaton kulturën e kombit dhe identitetin tonë. Ministria e Kulturës e anashkalon këtë problem  duke e cekur në mënyrë selektive, duke e anashkaluar, ose duke mos u kujtuar fare të mirret seriozisht, pikësëpari, me vlerat pozitive, inkurajimin e tyre dhe duke goditur vlerat negative letrare, botimet pa kriter dhe flur.Që është detyrë e kësaj Ministrie,  kjo dihet,  prandaj çekanët godasin: pse mbahet ky qëndrim për këtë problem, pothuajse, të harruar në këtë tranzicion. Ministria e Kulturës shfaqet nëpër ekrane televizive në evenimente restaurimi kultesh duke treguar sasi fondesh, të cilët u përkushtohen për harxhim në këto objekte.Mirë bën, por duhet të ndalet: deturë nuk është vetëm kjo. Më duket dhe kështu është, se letërsia dhe artet në përgjithësi,  janë më afër njeriut i cili i prek ato, i perception me shqisat duke u kënaqur,  duke i shijuar; sigurisht,  sidomos nëpërmjet librit,  këtu,  me dashje,  padashje bëhet edhe vetëedukimi.Ja,  kjo vlen;  ja kjo duhet vlerësuar;  ja,  kjo duhet të zejë vend edhe në politikat e programuara të çdo qeverie.

Poezia: është gjinia më e bukur e shtjellimit të ideve dhe më e vështira për t’u krijuar.Numri i lexuesve vjen në rënie. Pse? Edhe lexuesi i jep përgjigje kësaj pyetje. Shpesh botohen poezi nën nivelin mezatar,  pa objektiva të qarta,  pa mesazhe të shëndosha dhe të arrira artistikisht dhe estetikisht. Ka trajtim temash fluide duke e ngritur poezinë në kozmos , duke e lënë atje , pa e zbritur në tokë, pra, duke e larguar nga lexuesi dhe ,   si e tillë kjo krijimtari,  vetvetiu edhe harrohet shpejt pa lënë asnjë gjurmë në mendjen e lexuesit.Harrohet ,  se ngërthen tematkë pa problem,  tematik pa tipizimin social,  pa interes,  gjer,  duke trajtuar përmbajtje të jetës vetiake. Mirëpo ky nuk është misioni i vërtetë i poezisë. Ka të tjera e të tjera domethënie për t’i dhënë përgjigjen e shkakut të largimit të lexuesit. Kjo nuk është,  thjesht,  ideja ime.Kjo ka brenda filozofinë ashtu siç ka filozofinë dhe kërkesat e veta edhe jeta njerëzore.Krijimi i poezisë,  në këtë drejtim,  nuk duhet të jetë shthurje,  por thurje e saj; nuk duhet të jetë hallakatje për ta futur  në labirinte për t’u vetëkënaqur autori duke derdhur fantazi të sëmurë,  duke krijuar krijimtari instiktesh të dala jashtë kontrollit,  sepse ky lloj arti nuk  bëhet për çështje plotësim tekash personale,  por për lexuesin e gjërë. Përsa i përket prozës,  është më e lexueshmja sot edhe për nga tematika sociale që shtjellon. Është vënë re,  se lexuesi ynë e përzgjedh atë para se ta marri ta lexojë. Lexuesi komunikon me lexuesin dhe shprehet me vlerësimin e tij tepër real: kjo vepër vlen të lexohet,  kjo tjetra ka dobësi dhe nuk ia vlen. Më duket,  se mashtrimit sensacional në vënie temash të një volume,  i ka ikur koha.Në këtë sens,  autorit që vepron kështu,  kjo i jep notë të keqe.Ka raste që shtypi i shkruar apo mediat elektronike bëjnë vlerësime veprash, sigurisht,  për çështje komerciale,  pa pasur atë vlerë për të cilin i mburrin.Kështu gjen domethënie pse veprat e përkthyera shiten më shumë,  sepse reklamimi i tyre është më i madh. Me këtë veprim edhe lexuesi joshet në mënyrë jo të saktë.Ai sygjestionohet pas reklamave të tipit mediokër. Edhe veprat e prozës  të autorëve tanë kanë vlera të padiskutueshme dhe qëndrojnë më lartë nga disa vepra që përkthehen nga përkthyes të dobët, që nuk njohin edhe rregullat më elementare të drejtshkrimit të shqipes.Shkruhet me plot gabime.Tjetër që i duhet mëshuar fort theksi: autori dhe botuesi kërkon raporte më të drejta përsa i takon veprimit të botimit. Këto të drejta duhen sanksionuar me ligj,  sigurisht,  nga Ministria e Kulturës,  që të mos ketë allishverishe. Përcaktohet vlera monetare e librit dhe,  sipas tekave të botuesit,  si për çudi,  nga kjo vlerë merr më shumë botuesi. Kjo bie kryekëput dhe shkelet rënd e drejta e autorit pa të cilin nuk do të kishte as shtëpi botuese. Në këtë kontekst,  autori del si rruar qethur me opinga me xhufka. Merr librat në krahë, se edhe kjo nuk është zgjidhu përfundimisht,  kjo puna e tregtimit të librit.Dihet se edhe tregtimi i shitjes së librit ka rënë. Në këtë prizëm,  këtu,  influencojnë shumë arsye objektive dhe subjektive. Objektive: është kriza ekonomike. Subjektive: ka  për arsye nivelin e dobët të botimeve. Shtëpitë botuese nuk kanë drejtues e staf të kualifikuar edhe në drejtim të njohjes të artit të shkruar dhe aq më keq,  kur nuk njohin rregullat e shkrimit të shqipes.Është shkelur dhe përdhosur e dhe standarti i gjuhës vendosur më 1972-in. Shkruhen vepra me gjuhën dialektare e zhargone nëndialektare. Në këtë drejtim kemi defiçite të mëdha,  pa le që edhe fjalët e huaja  kanë ngulur kthetrat për të zëvendësuar fjalën e bukur shqip duke filluar që nga faltorja e Kuvendit Popullor. Po kush i shikon të gjitha këto? Kjo pyetje kërkon përgjigje edhe për gjithë problematikat e këtij shkrimi që kërkojnë zgjidhje, madje,  emergjente që të jenë edhe përfundimtare. Edhe në këtë fushë kërkohet Rilindje nga Qeveria e Rilindjes.Edhe këtu informaliteti ka lëshuat rrënjë duke dëmtuar shumë edhe këtë art. Edhe Ministria e Kulturës duhet të luftojë informalitetin duke qënë më aktive për realizimin e këtij objektivi.