E marte, 06.05.2025, 09:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Qeni im besnik jerm leh pas Hënës

E hene, 14.09.2015, 07:43 PM


QENI IM BESNIK JERM

LEH PAS HËNËS

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

(Gjelbërimi që mbolle Ti

dha fruta qershie)

 

Shtëpia, që e bleva për Ty në Shkup

Edhe pse, plot piktura artistike. Libra.

E zbrazët kët vit (2015). Kopshtin e dogji vapa

Vetëm qershia në Oborr. Dhe, një dardhë

Që, i mbolla Unë. E vazhduan jetën Nesër.

 

Ftoi i vendlindjes, pritet të çelë në Pranverë.

 

Papritur, një ditë ike nga Qyteti i qyqeve

Me dy-tri kokërra qershie në Kopësht.

E di, shpëtove Ti. Po, mbeta Unë, viktimë

Hero, nuk do të më shpallin Partitë politike

Lule të më vënë mbi varr. Fjalime patetike.

Vaji, ku është këngë. E kënga vaj qyqeje.

Qytet, të cilin shejtanarpët e zgjojnë nga gjumi

E ai për çudi, kurrësesi nuk hip në minare

Thirrë, “Ezanin” e Dexhallit me trumbeta.

Përinatë, ende valon nateditë:

Flamurin kombëtar: Shqiponjën dykrenare.

 

Ftoi, ende nuk ka dhënë fruta në Kopësht

E presim këtë vit ta marrë Veten në Vjeshtë

Lulëzojë. Degë shperthejë në Pranverë.

Ne, Hutaçët si dikur t’i kacavirremi në majë

Gjirin ta mbushim plot fruta, në Katund.

 

Mure. Dhe, vetëm mure. Kopështi, ende gjallë

Gjelbërimi që mbolle Ti, dha fruta qershie:

Nesër, mbushin gjirin hutaçët. Këmishat. Barkun…

 

 

(Pjella shqiptare)

 

Herë pas here dalim te “Pirini”. Kokë më kokë:

Unë. Dhe, poezia rebele.

Edhe, dëgjoj: biseda “madhore” politike:

Politikanë ashikë… Rrugaçë Çarshie,

Drejtorë trusakatë e “analistë” politik.

Spiunë, që i turren përmbrapa Dashit Shyt

Matanë Urës Gurit, mos i bien udhës.

 

E zgjidhin Nyjen e Maqedonisë antike

Ditën në kafene. E, natën në Shtëpinë Publike.

Dhe, jo në Qeveri. Kokë më kokë me shqiptarët.

Burri melez i thotë gruas: nuk dihet

Mund të lind mashkulli me këmishë

Edhe, “shiptarska rodilishte”.

Përkëthim shqip: (Pjellë shqiptare).

 

Qeshem, sot me këtë prodhim hibrit fabrike

Kopil pas porte: Made in Yogoslavia.

Që, Këlyshmelezin e pagëzoi pjellë shqiptare…

 

 

(Ujku ende Kësulkuqe

kërkon te shqiptarët)

 

Thyeni qafën! Gomarë trusakatë në Lëmë

Dimri, sot me këmbën me miell na troket te porta.

Dru lisi nuk kemi në vatër. Zjarr

Matanë mureve, te Lumi: ulëron Ujku.

 

Kësulkuqe ende kërkon te shqiptarët

Derën t’ia hapim si “mik”, strehojmë në Shtëpi.

Gjyshen e sëmurë, rrasë në bark.

 

Edhe, atë: Gjuetar kur nuk kemi në mal

Ujkut shqyej barkun. Gjyshen e Kësulkuqes

Heroinë ta nxjerrë te pragu i Shtëpisë…

 

 

(Qeni im besnik jerm

leh pas Hënës)

 

Zonjës Vdekje me dy shami lidhur për brezi

Që, më së shumti i kam besuar në jetë:

Sot nuk i trembem. Është grua besnike.

Po, u trembem Partive Politike Shqiptare

Përçudi, shumë lirë na shesin te “vëllezërit”

Për një banesë. Post politik, në Qeveri.

 

Dudumë. Që në krye m’i nxjerrin gomarët

Nesër, të më prinë rrugës për në Liri.

Jo, nuk u trembem. Marrëzisht e dua Ujkun

Qengjin, që e gjykoi te Lumi, se:

Babai i tij, vitin e kaluar ia turbulloi ujin.

 

Jo, kurrë nuk i trembem Zonjës Vdekje

Po, i trembem Iriqit në Kopësht.

Qenit tim besnik, kur jerm leh pas Hënës…

 

 

(Vargu im i egër në mal

nuk kapet për bishti)

 

Dudumët përpiqen në Çarshi

Vargun tim ta kapin për bishti.

Pavetëdije se, i gëlltitë si peshqi të vegjël

Ushqim në Dimër. Gjokun ta shaloj Nesër.

Sokaku, krah më krah ia hap derën

Portën ia mbyllë një Hoxhë me kësulë leckë.

 

Përoxhaku, Unë kaçaku dalë mbi çati

Vargu im nuk kapet për bishti…

 

 

(Pasmesnate m’u vardisë Kurtizanja

në Shtëpinë Publike)

 

Gjithë jetën m’u turr përmbrapa Kurtizanja

Vendlindje, Kërçovë. Shkup e Prishtinë.

Marrëzisht më deshi e nuk e desha si mike

Koha erdhi, sot ta marr për grua besnike.

 

E di se, Kurtizanja aspak nuk është besnike

Nesër, mund të më tradhtojë me Dexhallin.

Fajin të ma hedhë mua si Poet, thotë:

E mashtroi Mikja me dy shtamba verë

Aspak nuk është burrë besnik për një grua Delie.

 

Megjithatë, është grua e bukur azgane

Pasmesnate, mu vardisë në Shtëpinë Publike…

 

 

(Dolli me Zonjën Vdekje

në Ferrparajsë)

 

Porosi: Zonja vdekje kur më mori për burrë

Dashuri me mua bëri në mes të dhomës.

Teshat m’i hodhi për dritare në Lëmë

Zëri i shkonte për Qielli.

Xhindet u binin dajreve

Dexhalli shkrepi pushkë rrëzë Çukës.

 

Aspak, nuk dua fjalime mbi varr

Hoxhallarë e ceremoni fetare!

Përveç, familjes ngushtë.  Miqëve të penës.

Dhe, Mikes me dy shtamba verë.

 

Patjetër, edhe Dy qirinj mbi kokë

Një mundet edhe te këmbët.

Dolli ngrej me Miken, në Ferrparajsë!...

 

 

(Zonjën Vdekje mezi e rrëzova

në Livadh)

 

Gjithmonë, e kam qi atë që e kam dashur në jetë:

Gratë besnike. Laviret. Edhe, Pushtetin.

Zonjën Vdekje, mezi e rrëzova në Livadh

Koha erdhi, sot ta qi: Edhe, Zonjën Vdekje!

 

Vështirë e kam pasur me gratë e mia besnike

Edhe, më vështirë e pata me Zonjën Vdekje…

 

 

(Kush do më shpie në varr)

 

Gjithë natën e lume vras Veten:

Flakë më flakë mes librave. Shtambave me verë.

Në mëngjes, te pragu i derës e ringjallë.

 

Gjithë natën e lume vras Veten

E, s’ka njeri të më shpie në varr.

 

Doruntinën e martova shtatë male larg…



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx