Kulturë
Shefki Stublla: Libër me përmbajtje të madhe
E marte, 15.09.2015, 06:22 PM
LIBËR I VOGËL - ME PËRMBAJTJE TË
MADHE
Fatime Rr. Ahmeti, LIKJA, roman, botoi ULKK, Prishtinë, 2015
Romani LIKJA, i autores Fatime Rr. Ahmetit, është një libër i formatit të vogël, me përmbajtje të madhe, është një himn që i kushtohet dashurisë për atdhe, vendlindjes së të parëve, një himn që qëndron brenda shpirtit të Likjes dhe secilit njeri me ndërgjegje të pastër prej nga buron gjithçka që të bën krenar.
Dashuria e Likës për atdhe e hijeshon atë dhe e kënaq lexuesin, sepse kjo edhe pse ndodhet larg në Anadollin e mallkuar turk, shpirtërisht është e lidhur me të. Ky është edhe mesazhi themelor i librit: të mos e harrohet atdheun, sepse guri peshon rëndë, vetëm në vendin e vet.
Komunikimi i autores Ahmeti, me lexuesin, është i mbarë, i qetë, i qartë dhe i këndshëm. Autorja duke përdorur këtë trajtë shkrimi, Likjen e Martinajve, e zbukuron edhe kur flet, edhe kur ëndërron edhe kur është e dëshpëruar për konvertimin e të vëllait në turk. Të gjitha veprimet e saj janë të natyrshme, me karar dhe vazhdimisht të veshura me ngrohtësi humane. Tërë këtë gjendje shpirtërore të Likjes dhe personazheve tjera në roman, autorja e përshkruan thjeshtë, kuptueshëm, me emocion, dhe sinqeritet që ta lë shijen e një proze të vërtetë poetike, që ta shton dijen dhe respektin për Likjen dinjitoze, e cila falë shpirtit të paepur, të mbushur me vlera e virtyte ia arrin qëllimit dhe kthehet në vendlindjen e të parëve.
Rrethana
historike e sollën që shumë shqiptarë të largohen nga vatrat e veta. Dhe në
rrugën e gjatë, të panjohur edhe familjen e Likjes e futën në humnerë. Gjatë
asaj odisejade, ndodhin shumë fatkeqësi të kobshme: nënën e sëmurë të Likjes,
në vend të ndihmes turqit e hodhën në det nga vapori,i vëllai ,Simoni u
konvertua në turk dhe mori emrin Sinan,bishat barbare e rrëmbyen dhe deshën ta
dhunojnë, por e shpëtojnë disa gra bamirëse, ia vrasin të vëllain Engjellin...
Sidomos është e rëndë dhe me plot rreziqe rruga e kthimit për në atdhe. Likja e
kamufluar në rroba të vjetra plake është me fat kur takohet me dy burra që
donin të kthehen në atdhe nga asqeri i turkut. Kjo skenë e takimit me ta ishte
si e porositur dhe shumë prekëse. Këta njerëz, në udhëtimin e gjatë, nëpër det,
e sjellin Likjen në qytetin e alfabetit shqip, në Manastir. Aty e vendosin në
një han. Meqë bujtina ishte vetëm për udhëtarë burra, i zoti i hanit e vendos
tek familja e tij. Pronari i hanit porosit të renë që plakën ta dërgojë në
dhomën e tyre ku edhe bun. Të nesërmen kur shkon reja ta ftojë për kafjall
plakën has në një vajzë bukuroshe, si peri. Kthehet prapa dhe informon vjehrrin
dhe vjehrrën: ajo plaka kishte ikë. Në dhomë gjeta një vajzë të bukur. Të
gjithë mbeten të stepur nga bukuria e saj. Kjo familje e shëron Likjen nga
Ky kthim i Likjes në vendlindje i dha asaj një mundësi që të motivojë bashkëvendësit e saj që kurrë, për së gjalli, mos ta lëshojnë vatanin dhe të shkojnë në një vend të mallkuar siç ishte Anadolli.
Gjatë gjithë leximit e kam përcjell Likjen, kudo që shkoi, ndejti dhe punoi, por mbeti po ai njeri modeste dhe e përzemërt dhe mike e kujtdo, pa paragjykuar se cilës fe i përket. Ajo është shembull kuptimplotë për të treguar se asgjë nuk vlen para qenies Njeri. Pikërisht për këtë qëndrim dinjitoz të saj Likjen e konsideroj si vajzë dhe motër timen.
Ky roman i autores Fatime Rr. Ahmetit, është një motivim për të gjithë ata që e duan atdheun gjë për të cilën përherë meritojnë nderimin tonë. Gjithmonë kam menduar dhe tash e vërtetova se e vërteta mund të shkruhet edhe me pak faqe siç ndodhi me romanin e autores. Fatimja mund të vlerësohet tashmë, jo vetëm si poete por edhe si romansiere e talentuar.
Aurore, faleminderit, për këtë vepër me përmbajtje të mbarë.
Shefki Stublla, shtator/2015