E marte, 30.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Divorci erdhi nga gjysmëhëna

E marte, 04.02.2014, 08:55 PM


Shqipëria e pushtuar nga gjysmëhëna e shkretëtirës solli divorcin nga civilizimi dhe familja europiane

Nga Gjon KEKA

Po e filloj këtë shkrim timin me fjalët e mjeshtërit të politikës, filozofit dhe të njeriut të urtë sic ishte Aristoteli i cili në parathënien e veprës së tij “Metafizika” shkruan se “Çdo njeri dëshiron sa më tepër për të njohur dhe eksploruar nga natyra.”

Nisur nga kjo, populli shqiptar si një nga popujtë më të lashtë të kontinentit europian, por edhe si nja nga popujt që ka qenë i lakmuar nga shumë pushtues barbarë të cilët më pas futën edhe farën e skepticizmit, të mbulesës së të kaluarës së lashtë dhe të shtrembërimit të historisë së popullit tonë duke nxituar në shkrimimin e me mijëra librave dhe tribunave e studimeve vetëm e vetëm për të hequr qafe këtë të vërtetë, gjë që nuk arritën kurrë ta bëjnë një gjë të tillë.Por ajo që ata bënë ishte futja e dyshimit, e largimit të studiuesve të huaj nga teza fillestare, e qëndrueshme dhe e dokumentuar se kombi ynë kishte fituar edhe reputacionin e tij në botën akademike perëndimore si një komb i lashtë pellazgo-ilirë dhe që ka një gjuhë që vjen po nga rrënjët pellazgite.

Megjithkëtë e vërteta nuk mund të mbulohet, as shpirti i lashtë të pranoj luhatjet e erërave të ideologëve, pushtuesve dhe barbarëve, sepse ai edhe nëse një ditë qëndron heshtur, vjen dita madje ka ardhur kur ai shpirt i lashtë i këtij kombi por shfaqë veten, po e nxjerr gjithë misterin në dritën e kohës sonë dhe kështu po shemben të gjitha iluzionet, skepticizmat dhe po largohet pluhuri i shekujve që mbante të fshehur kohërat dhe pamjen e këtij kombi të lashtë dhe identitetit të tij të vërtetë kombëtar europian.

Ndërsa nuk janë ndalur asnjëherë udhëtarët e huaj apo vizitorët, hulumtuesit e ndryshëm shkencor për ta parë me syt e tyre këtë vend.Disa nga udhëtarët-hulumtues e studiues kanë nxjerrë mjaftë nga lashtëisa jonë për të treguar më pas edhe të vërtetën e këtij populli autokton dhe të lashtë, disa tjerë janë mahnitur me bukurinë e vendit dhe pasurinë e madhe të tij natyrore të nëndheshme dhe mbidheshme të vendit, disa të tjerë kanë kapur anët me të errëta të vendit sidomos në kohën e pushtimit barbar osman dhe kanë prezantuar ashtu me marrëzit dhe veset e këtij pushtuesi që i imponoj popullit në mënyrë të pamëshirshme dhe barbare.

Edhe nje libër akademik i botuar në vitin 1687 “Eine gantz neue außführliche und grundrichtige Beschreib- Vorstell- und Entëerffung des heutigen Türckischen Reichs” e bënë një përshkrim interesant të Shqipërisë dhe vendbanimeve tjera të saj.Ky libër e quan “Shqipërin si një vend të përzemërt, me male të larta “ të bukura dhe pasuri, por që ka patur fatin e keq të jetë i pushtuar nga barbarët turq dhe shumë bukuri të saj tanim më nuk duken si më parë.

Ndërsa në përshrkimin tutje të vendbanimeve të ndryshme në Shqipëri vend të vecantë i kushtohet Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës.

Për Shkdorën aty shkruan se ai “është një vend i guximtarëve dhe fisnikëve”me kulturë të lartë dhe kryeqytet i mbretërve ilir.

Ndërsa për Durrësin shkruan se” është një nga vendet i njohur dhe i rëndësishëm, ku Cezari dhe Ptolemeu kanë lënë gjurmët e tyre”, por që tani ky vend është bërë “nga një vend i rëndëishëm dhe i njohur në një fshat i vogël dhe i varfër si rezultat i pushtimit turk.”Poashtu për Vlorën shkruan se “është një vend i bukur dhe i lehtë për të lundruar”këtu përmend një mbret të famshëm epirot dhe urën që kalonte për Atranto(Otranto).

Por duhet potencuar se ka edhe shumë autor dhe libra tjetër që përshkruajn si anët e bukura dhe të pasura të Shqipërisë ashtu edhe anën tejtër që lanë si vese dhe dukuri tjera nga pushtuesit barbar.Ndërsa një udhëtar dhe hulumtues i huaj i cili kishte udhëtuar nëpër Shqipëri në shekullin XVIII e përshkruante atë kështu; “Shqipëria, edhe pse gjeografikisht është afër nesh, atë tani e ndan një oqean i gjerë kjo sidomos tani si një realitet ndryshe, pasi atje është e vendosur në ato rajone dominimi i Gjysmëhënës së shkretëtirës ku nuk ka ka depërtuar civilizimi, dhe është braktisur civilizimi i mëparshëm(...), Kush e di ku është Shqipëria ? Nga udhëtarët, por edhe bota ka dëgjuar edhe nga këta shqiptar të rangut të lartë të fisnikëris dhe kulturës së tyre, në qytetet e ndryshme të Europës.(...).”

Prandaj këtu shihet tepër qartë se Shqipëria e gjysmëhënës së shkretëtirës ishte dhe akoma është edhe sot e pushtuar nga veset dhe e panatyrshme, ndërsa Shqipëria më shpirtë Europian është Shqipëri e natyrshme Shqipëri e lindur natyrshë dhe në rrënjët e zemrës së Europës. Me pak fjalë duhet thënë se ishte perandoria barbare osmane që e divorcoj, e futi në injorancë, në primitivizëm dhe e veshu me petkun e saj popullin për të mos e njohur të tjerët se kush qe më parë, por vetëm sipas imazhit të imponuar barbar aziatik të tyre, prandaj kjo i kushtoi dhe u bë barrë dhe akoma mbetet gjerësa populli shqiptar nuk vetëdijësohet dhe e kupton se mban në trupin e tij një vese dhe ideologjië të huaj, një petkë dhe imazh që nuk e ka patur kurrë dhe nuk duhet ta ketë as tani dhe as në të ardhmen.Sepse Europa dhe kontinenti i saj i lashtë është një familje, një organizëm një trup, një shpirtë, një sistem i jetës dhe politikës së përbashkët dhe kështu duhet të rikthehet edhe kombi ynë që të kontriboj në tërë këtë organizëm dhe shpirtë të përbashkët të kësaj familje.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora