E shtune, 27.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Liria në zinxhirët e robërisë

E hene, 03.02.2014, 08:50 PM


LIRIA ISHTE E PRANGOSUR NË ZINXHIRËT E ROBËRISË

(Mendime kritike mbi librin e Ramiz Dërmakut, Valëvitjet e Fjalës)

Poetin e mban në jetë fuqia e fjalës dhe mjeshtria e latimit të vargjeve. Ky kosovar i bekuar ka një porosi të veçantë: Ai na fton që mos ta harrojmë të djeshmen e hidhur, mos t’i harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Nga Neki Lulaj

Ky libër vjen si një lum gurgullues që del në dritë buzë ujërave të Danubit, në Bukureshtin e Asdrenit të pavdekshëm. Krijimi i artit poetik kushtëzohet, e nxitet dhe motvohet nga imperativet e brendshme të shpirtit dhe kohës. Kjo vjen në shprehje sidomos atëherë kur vepra letrare krijohet nga motive artistike, duke qenë  e gërshetuar edhe me brum historik dhe elemente traditash kombëtare. Atdhedashuria është zjarri e malli i pashuar për tokën e lokën e braktisur padashtas si pasojë e mjerimit social apo persekutimit politik nga ana e pushtuesit. Këto janë elementet esenciale që e përcjellin poetin. Vargjet e ëndërrimtarëve që krijohen në megrim, kanë në brendinë e vet shtatë korët e bukës së misrit të pjekur mbi çerep e nën saçin e skuqur. Duke shfletuar vëllimin poetik „Valëvitjet e Fjalës”, konstatojmë se vargjet e Ramizit ndërlidhen me rrënjët e atdheut dhe me thellësinë e shpirtit të poetit. Duken të skalitura si përmendorja e një skulptori të rrallë, që me një mjeshtri hyjnore portretizon, ngjallë e përjetëson ikonat legjendare.

Autori me tërë madhështinë shpirtërore e artistike ka paraqitur dashurinë sublime si diçka të shenjtë që reflekton ninullat që  gjithmonë u kënduan nga nënat e gjyshet tona në djepa, e që u farkuan edhe në shprtin e zjarrtë të shqiptarit, ngase gjëja më e vlefshme e jetës ishte Liria e prangosur me zinxhirët e robërisë. Ëndërra për ta parë e prekur atë për të cilën nëpër dekada u anatemuan patriotët më të flaktë të kombit, janë subjekti që e përcjellë poezinë patriotike të Ramiz Dërmakut. Në vazhdim poeti i jep flatra atdhetarizmit, duke i gdhendur përsonalitetet me majën e lapsit dhe me butësinë e mençurinë e shpirtit. Sa më thellë që hyjmë në labirinthet e vargjeve të këtij krijuesi, gjejmë porosi dhe mishërohemi me përjetimet e vështira të kombit dhe poetit të cilat i bëjnë rezistencë si shkëmbi valëve të pamëshirshme të jetës dhe furtunave të detit. Por shkëmbi mbetet shkëmb si strall i patretur.

Poezia e krijuar në mërgim ushton dhe është si krismë pushke në jetësim të të gjithë atyre që nuk e kursyen atë më të vlefshmen në këmbim të lirisë të cilën e gëzojmë ne sot në vatrat tona shekullore. Të bëhesh poet nuk është diçka e lehtë. Duhet të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar, me dhunti për kapjen e detajeve të jetës e të mendimeve të shpejta të të tjerëve, për ta shprehur dhe për t’ua thënë të tjerëve atë që e ndjenë më ndryshe nga ata. “Mos u bëj poet nëse s’mund të lindesh/me secilin varg, të lindesh me secilën fjalë!/ Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh/ Për secilin varg , të vdesësh për secilën fjalë!” (Azem Shkreli).

Pra përmbledhja poetike“ Valëvitjet e Fjalës“ është libër i prrushit të madh të zemrës, ku jepen mesazhe të fuqishëm, ku fjala purifikon shpirtin, zhveshë fytyrat e shëmtuara në shoqëri, përmbysë zhgënjimet, zgjon ëndërrat dhe imagjinatën, shpreh shpresat e shpirtit dhe njerëzve përrreth, duke i prurë lexuesit vlera të mirëfillta poetike.

Duke bredhur me kënaqësinë e shpirtit nëpër këto vargje, në fillim ndeshemi me poezinë e shkruar me 28 nëntor të vitit 1968, kushtuar Kosovës ku autori mes tjerash thotë: “Kosovë mori nënë/ Pse po rrenkon/ Hekurat e rënda/ Bijtë e tu s-ti lane!” Për të vazhduar më tuetje me një poezi titulluar Gjallëria e Kombit tim

Ku poeti përmes metaforave bën një kushtrimin sikur në kohën e Skënderbeut duke apeluar se ka ardhur koha e artë: “Ti qëndisim mallet/ Me ushtar lirie/ Nuk jetohet më/ Nën tutelë sllavërie.” Fryt i gjallërisë shpirtërore që ushqen muzën e vargut nuk harron pa ja sjellë lexuesit të mirëfilltë ngjarjet e Pranverës së Madhe të 11 e 26 Marsit dhe të 2 Prillit të vitit 1981, e që mes tjerash nga thellësin e shpirtit burojnë vargjet lexuesit kushtuar ngjarjeve të Pranverës së Madhe të 11 e 26 Marsit dhe të 2 Prillit të vitit 198, e ku mes tjerash burojnë vargjet: “Mbi trupin e ngjyer kuq,/ Çelin vetëm Yje/ Ne jemi zogj shqipesh/ Bijtë të kësaj Dardanie.” Këtu gërshetohet ideja etike dhe morali ideal me çiltërsinë e mendjes dhe me zjarrin e  shpirtit, vargje që mund të konsiderohen si një kushtrim rinie.

Poetin e gjallëron fuqia e fjalës dhe mjeshtria e latimit të vargjeve

Atentati i trathtisë kombëtare dhe vrasja e tre lajmtarëve të lirisë në Untergruppebach të Gjermanisë (Jusufi e Bardh Gërvallës dhe Kadri Zekës),ishte një pushkë vrastare në zemër të rinisë patriotike kosovare ishte një akt makabre i shërbimeve sekrete dhe argatëve të djallit të asaj kohe, duke menduar ata se me këtë atentat do të rritet friga mbi polullin shqiptar si shtati i territ pa hënë por ndodhi e kundërta amaneti i tyre u bë unë e ndezur vravashkë e pa fikur deri në lirinë përfundimtare. Andaj me plotë të drejtë edhe poeti shprehet kështu: “Ajo zemër e dorë katile/ Që shoi jetëra në Untergrupebach/ Ngjalli urrejtjen nacionale

Kurrë në Kosovë s-jetojmë me nën shka.” Libri ngerthën ne vete ngjarje kombëtare dhe tema patriotike andaj poezia kushtuar Legjendës të Kosovës Prekazit dhe Jasharajve sa është poezi patriotike por me një porosi të disciplinimit dhe të vetëdijësimit ne ruajtjen e traditës kombtar:

“Në Prekaz engjëjt ilir/ Jetën ja dhuruan Atdheut/ Nje Baladë blumë shqiptarie/ Kreshnikët shëndrrisin si Ylber.” Poeti vazhdon shtegtimin e tij poetik me figurat me markante të UÇK-së duke ju kushtuar vargje e Epitafe lavdie gjithë atyre me të cilët zhvilloi aktivitet e bëri jetë e ata u sakrifikuan për Lirinë e Kosovës si gjeneral Agim Çela, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Avdi Xhaçku, kolonel Tahir Zemaj dhe gjithë ushtarëve të tjerë herojve dhe marirëve të Kosovës. E mes tjerash shkruan: “Në Logjë prinë koloneli/ Nanëloke zhagat me fishek/ Nuk duronë kurrë më shqiptari/ Nën zgjedhën e huaj me mbetë.” Poeti si pa dashje sërishë kthehet në një përiudhë të vështirë të popullit shqiptar. Duke shfletuar kalendarin e hjekave tona nëpër dekada këtu ndalet të mesuesi, intelektuali dhe patrioti Fazli Grajqevci: “Një botë e mbrendshme me shkronja/ Thesar i diturisë/ Eci i patrembur Fazli Grajçvci/ Në qelitë e burgut/ Pa u nënshtru para shkinisë.”

Ngjarjet e pas luftës poetit i zenë frymën në fyt e pikërisht vrasja e kolumistit të gazetarisë kosovare Bardhyl Ajetit, pakë sa ja ngrisin dozën e pësimizmit dhe fshanë: “Ajo dorë fytyrë ugurzezë/ Që shtien dorë mbi gazetarë/ Është qyqare e mashtruar/ Pa dëgjone ai është tradhtarë.” Këtu poeti shpreh mllefin e pakontrolluar, sepse ëndërrimtarët janë engjëj vargjesh që kursejnë mallkimin por dhembja ishte e madhe. Dhe gati në fund, asnjë poet e as edhe Ramiz Dërmakut nuk i shpëton pa e prekur shpirtin e zjarrtë të Nënës, prej nga edhe fillon jeta andaj mes tjerash titërrojnë vargjet e bukura: “Ka një butësi zëri e fytyra/ Rrudhat si shtretër lumenjshë të shtjerrur/ Nga gropat e syve buron drita/ Nëna ime Enciklopedi e vjetër.” Kështu pra e tërë kjo përmbledhje poetike e patriotike është e stolisur me mjete të dendura poetike si epiteti, metafora krahasimi sinekdota etj. Ja, pra, zëri i pashterrur i Ramiz Dërmakut, ku vargu dhe shpirti i tij fshihen në një arterje gjaku, kurse tradicionalja e përcjellë poetin nga frymëzimi në frymëzim.

Shpresohet se Ramiz Dërmaku nuk do të ndalet me kaq, duke u përpjekur që talentin ta thellojë me mjete të reja shprehëse e me një tematikë më të përgjithësuar, përmës një pune vetëmohuese, që të na bindë se është edhe poet e jo vetëm gazetar. Poetin e mban në jetë fuqia e fjalës dhe mjeshtria e latimit të vargjeve. Si përfundim, ky kosovar i bekuar ka një porosi. Ai na fton që mos ta harrojmë të djeshmen e hidhur, mos t’i harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Ta respektojmë ta çmojmë e ta duam njëri-tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmërinë mbi themelet e shëndosha, e jo mbi fatkeqësinë e të tjerëve , në mënyrë që armiqtë shekullorë të na kenë zili dhe lakmi.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora