E diele, 28.04.2024, 05:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Kujtimet

E hene, 03.02.2014, 08:00 PM


KUJTIMET

 

QAZIM D. SHEHU

 

Kujtimet janë vigma të hedhura në një tufë lulesh,

Treten si rreze në perëndim kur i sulesh të ndjekësh

Gjurmën e saj që mbet tek balli yt.

Ato janë ngjarje që të mbajnë peng, te bëjnë të çmendesh,

Vetëm për fare pak kohë;pastaj zbuten dhe si pas prostitutave të bukura,

Duhet të rendësh për t`i bindur…

 

VAJTA NË MALËSI

 

Vajta në malësi të gjej një vit që më kish humbur,

Një vit të vështirë që më rrëmbeu dy njerëz.

Ishte po ajo rrugë, po ai mal i rrudhur,

Lisat ishin prerë nga njerëz të pabesë.

Po ai qiell i ngushtë mezi merrte frymë,

Po ato lëndina aq të gjëra në kujtime.

Ujqërit në vend të njerëzve ulërinin dhe s`gjenin një thërrime.

Më hyri frika. U ndjeva i ligështuar.Malësia qe po ajo.

Vitin e humbur  gjeta me vështirësi.

Por edhe një vit tjetër më humbi bashkë me të.

U bënë dy…

 

TREMBEM

 

Trembem shpesh për gjërat që i di si do ecin.Befas ato ndryshojnë.

Pa frymë më lënë  kur dritat ndezin.Dhe me frikën time festojnë.

 

LLAMBAT E VAJGURIT

 

Sa herë i kujtoj ato, ndërsa nata jashtë

Ulërinte me një erë të fortë.Gjuhëza e mjerë e fitilit

Dridhej sikur nata të shtrydhej në lotë.

Dhe njerëzit, dhe miqtë dhe fjala që tirrej gjithë ëmbëlsi,

Mbi oxhak ato ndrisnin ,

Me hijen e një dielli të ri.

Llambat e vajgurit

Kur ndizej fjalë e burrit…

 

DE RADA

 

Diku në një breg kujtimesh i hedh lulet e metaforave,

Për të mbuluar trupin e Rinës,

Aq shumë  shkollarët me të u morën ,

Sa nuk i besojnë vajzat që u rrinë pas shpinës…

 

PYLLI HESHT

 

Si një përbindshi që iu ngritën flokët përpjetë,

Pylli më ngjan.

Lëvizin drurët , shkulmojnë stuhitë,

Era gjethet i përlan.

Në thellësi të vet pylli hesht dhe tërhiqet drejt një force,

Duke e kërkuar për ta mbajtur.

Për drurët dhe degët që i ranë nën stuhinë marroke,

I duhet mbase kjo heshtje ankthi,

Zjarr brenda një akulli…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora