E marte, 30.04.2024, 11:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tradhëtia nëpër shekuj

E diele, 02.02.2014, 05:13 PM


Demir KRASNIQI:

 

TRADHTIA NËPËR SHEKUJ

-Rapsodi satirike –

 

Nëpër shekuj t’ historisë ,

Në këto troje t’ Arbërisë ,

Pat shumë burra t’ shqiptarisë ,

Që i kanë bë hyzmet tradhtisë !

 

Që kur erdhën osmanlinjtë –

Për pak pare shumë janë shitë !

Seç po shtirej  Sharlatani –

Ma Sulltan se sa Sulltani !

 

Pëshpëriste  mixha Dulah :

“La ilahe ilallah ,

Hak Muhamed en Resulullah –

Unë jam turk – Elham Du Lilah !”

 

Predikonte Selameti –

Ma profet se Muhameti :

Kush niset me shkua n’ Mekë ,

Po vdiq  rrugës – shkon n’ Xhenet !”

 

Kur erdhi n’ Kosovë , Serbia

Prapë në këmbë u çuan hafija !

N’ çdo  mëhallë , qytet ,  katund –

Vullnetarë u bënë spiunë !

 

Për një pushkë , për një allti –

Shumë u shkruan për hafi !

Për me i hy n’ hatër hyqmetit –

Bënë zezë - ditën në mes vetit !

 

“Zdravo, zdravo Sllobodan ,

Gde si brate , dobar dan ?!

Boga mi , ti  kumo Petar –

Ja se stidim shto sam shiftar !”

 

“Tu ngjatë jeta Sllobodan ,

Ku je vëllaçko , mirë dita ?!

Pasha Zotin , kumbarë Petar –

Po m’ vjen turp që jam shqiptar !”

 

N’ komitet do zogj petrita –

Bëheshin ma komunist se Tita !

Ngrehte grushtin  Tafë Pelini –

Bëhej ma rus se Stalini !

 

Ligjëronte Mahmut  Barkësi 

Bëhej ma Marks  se sa  Marksi !

Me fjalime  Elez  Qelbësi 

Bëhej ma Engels se Engelsi !

 

Në kongrese fliste  Çerkini –

Bëhej ma rus se Lenini !

Për fëmijë t’ lindur , s’ kishin pelena 

Pagëzonin djemtë : MARENGLEN – a  !

 

Nëpër trojet arbërore –

T’ gjithëve u ngritën përmendore !

Seç krekosej  Ali Bungu –

Ma kinez se Mao Ce Tungu !

 

N’ maje malesh , n’ brigje t’ lumit –

Ndihej kënga e Rapsod Shkrumbit :

“Enver Hoxha e Mao Ce Tungi –

Janë si buka prej një brumi !”...

 

E kur erdhi demokracia –

Ra çekiçi e ra kacia !...

Menjëherë i ndërruan pasqyrat –

Brenda natës i ndërruan fytyrat !

 

E hapë gojën Islam Çorapa –

Bëhet ma katolik se Papa !

Paraqitet Sherif  Valtoni 

Ma amerikan se  Gjorgj Vashingtoni !

 

Gjilan, më 28.01.2014.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora