E marte, 30.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Emri yt flamur mbi re

E diele, 02.02.2014, 04:49 PM


Poemthë nga Xhevahir Cirongu

 

Emri yt flamur mbi re

 

(Kjo poemthë i kushtohet  dëshmorit  Jashar Jashari, birit të fshatit Strofc-Vushtrri, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së

Kosovës)

 

1. Strofci ynë ka lind shqiponja

Vargje shkrova për historinë,

Stërgjysh- babë edhe nëna

Për lavdinë sot këndohet kënga.

 

2.  Në do Kombin e Shqipërinë

Por dhe nderin e flamurë,

Që të shkruash emrin te guri

Edhe gjakun  derdh për Atdhe

Bir i Strofcit Jashar Jashari

Emri yt  flamur  mbi re!

 

3. Moj Kosovë si dritë e hënës

100 vjet sundoi Serbia,

Qysh nga koha e lashtësisë

Ke folur veç gjuhën e nënës.

 

4. Për mbi varr të Halit Gecit

Gurshtin lart ngriti ‘’Duraku’’,

Meteorët bënë betimin

Te beteja e Hamidisë

Hapën flatrat e lirisë.

 

5. Drejt shqipes erdhën kosovarë

Lotët në sy mbetën të tharë,

Qindra djem e vajza si luanë

Me shkaun ata luftuanë.

 

6.  Ishte dita e 14 marsit

E vitit ’99-të;

Në Livadhet e Qërshisë

Mbi shkëmb çeli lulja e lirisë.

 

7. U vranë pleqë, u ther fëmija

Ngjarja tundi gjithë planetin,

Lokja nënë kështjellë mbeti

Nëpër breza, deri sot

Kurrë gjakun të mos e shkelni

Betohuni te i madhi Zot!

 

8.  Neve jemi evropianë

Amerika na u ndodh pranë,

Ndal masakrën moj Serbi

Se këtu i thonë Shqipëri.

 

9.  U nxi qielli e u dridh toka

Bijtë e tu Strafcok luftojnë,

U skuq me gjak edhe shkëmbi.

Jep kushtrimin Jashar Jashari

‘’ U thotë trimave luftoni

Pozicionet mos lëshoni!’’.

 

10.  Por një plumb i mallkuar

Trimin e qëllon te trupi,

Syri i shkëlqeu si çika

Lindur- rritur në ato gryka.

 

11.  Nënës seç i çunë fjalë

Në betejë djalin kanë vrarë,

‘’Mos ma thoni këtë fjalë

Për lirinë e Kosovës

Djemtë rrojnë- i kemi gjallë!’’

 

12. Tufa lulesh karafili

Në gjoks nëna djemëve u vuri,

Dhe lotët ndaluan mbi faqe

Shpirti tyre sot prehet në paqe.

 

13.  Te Kosova është krenaria

Gjaku tyre s’ka të tharë kurrë,

Në do kombin e flamur

Për mbi gur gëdhendur LIRIA

Në shekuj rron PAVARESIA!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora