Kulturë
Qazim Shehu: Jam i gëzuar
E premte, 31.01.2014, 08:11 PM
JAM I GËZUAR
Qazim Shehu
Gëzimi është ai çast ose ato çaste,
Sillet nganjëherë në shumës,
Kur njeriu pa vënë baste
Ia del udhës.
Në udhë të gjatë të lumturisë,
Në udhë të gjatë,
Ecën gëzimi pa kompromis,
Të kërkoj fat.
NJË BRENGË
Një brengë e gjatë po më bren,
Një brengë pa kuptim,
Udhën për tek unë kush e gjen,
Brengën s` ia jap shpërblim.
I jap shpërblim gjithë dashuritë,
Brengën për vete e mbaj,
Vetëm të vijë pa u mërzitë,
Pa më zënë në faj.
LAJMET
A ka kuptim mbrëmja pa lajme?
Unë them ka.
Si mund të vritet një lule e pafajshme
Si mund të shkohet pa u vra?
Lajme me tritol, me thikë, kallash,
Lajme për vrasje trondisin,
Dhe vdekja afrohet ngadalë,
Pastaj pendohet ,kthen shpinën.
Triumfon jeta me bukurinë e saj,
Lajmet zbythen s`di se ku,
Mbi sup të jetës rrëshqet si vaj,
Borë e lajmit dhe shkrihet kuturu…
DITA
Dita ka një grafik.Është mëngjes
Një grafik rendje drejt punës ose ca takimeve.
Kur vjen dreka ose këputet në mes,
Ose si maratonomak ikën.
Zakonisht në drekë hollohet,
Kur duhej pak të trashej,
Ndoshta më mirë kështu drejt mbrëmjes shkohet,
E kundërta do qe e flashkët.
SYTË E TU
I pashë sytë e tu.Nuk shprehnin asgjë,
Ndoshta duhej të thonin diçka.
Mendova se duke ecur nëpër to,
Do gjeja atë që nuk u tha.
Të mbyllur gjithë terr në ferr të zi,
U mbyllën ato si një portë,
Me dëshirëm mos e hapë njeri.
PËRCJELLJE
Dashuria ime për një njeri
Nuk është dashuri që mund ta dishë,
Ndaj e hedh në poezi,
Aty të shkrihet si në festë hyjnishë.
Pa lejen e Lasgushit e them dhe unë,
Dashuria është fshehtësi.
Jeta, e ma sjell tek ty.
Dhe ti e nduk dhe e thua,
Në dy tre njerëz,
Si era që merr një zjarr,
E me të një pylll ndez…
NE
Ne u pamë sikur s`ishim parë,
Ndoshta njëqind vjet.
Ne u pamë dhe u ndamë,
Të farmakosur krejt.
Ne u pamë dhe u ndamë,
Jashtë këtyre vargjeve pa ligësi,
Ato të dobët mbeten për të thënë,
Tënden pabesi….