E premte, 26.04.2024, 02:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: FRM si filiale e armiqve të kombit

E marte, 28.01.2014, 09:05 PM


FRM si filiale e armiqve të kombit shqiptar

Nga Gjon KEKA

Cili shqiptar ndjehet i lumtur dhe hesht kur para syve të tij poshtërohen, rrëzohen dhe njollosen e sulmohen figurat qendrore të kombit të tij.

Nuk ka ditë që nuk sulmohen dhe njollosen dy nga figurat që bëjnë më së shumti dritë si brenda ashtu edhe jashtë, dy nga figurat me anë të të cilave bota na duartroket dhe na admiron e na ka zili pse nuk i ka edhe ajo të rangut të tillë.

Dhe këto shigjeta të demonëve po vijnë nga brenda kombit tonë, tani edhe nga disa mbetje osmane të mbledhur në një forum të quajtur forum i të rinjve myslimanë të Kosovës, por që ushqehet nga kuzhina të ndryshme të armiqve të kombit tonë për të futur në Kosovë dhe në tërë kombin zjarrin e luftës fetare, një fenomen ky që populli shqiptar nuk e ka njohur kurrë në historinë e tij.

Ky forum që ushqehet nga kuzhina të armiqve historikë të kombit tonë, po luan, po njollos, po sulmon dhe po prek gjërat e shenjta të kombit shqiptar, të cilat deri në ditët tona ishin gjëra që askush nuk ka dalë t'i përdhosë, pos armiqve tanimë të njohur, pra tani në vend të këtyre armiqve që ne i kemi njohur, sepse kanë pasur rroba të huaja dhe gjuanin nga largësia me shigjetat e tyre të demonizuara.

Ndërsa sot në shekullin XXI disa mbetje osmane të këtij forumi, por që nuk janë të vetmit dhe që rastësisht flasin shqip sulmojnë në gjuhën tonë të lashtë, po këto gjëra të shenjta, personalitetet mbikohore të kombit tonë, si Gjergj Kastriotin dhe Nënën Terezë, duke e quajtur njërën vlleh e tjetrin serb.

Cilësimi negativ që ky forum u bën këtyre dy figurave është i porositur, ka mbështetjen e disa politikanëve të vendit, individëve dhe imamëve që tanimë i dimë të gjithë edhe emrat e tyre.

Të gjithë këta armiq tanë janë tani pa pushtet, pra nuk mund fusin zjarrin dhe të rikthejnë skllavërinë si më parë, nëse liderët dhe populli ecin me urtësi, të ndërgjegjshëm e përgjegjshëm dhe kuptojnë kohën për të bërë transformimet e nevojshme brenda si dhe ecjen me vizion drejt të ardhmes.

Por tani këta armiq të brendshëm kanë ndërtuar një dinasti të vogël dhe kanë aleancë me armiqtë historikë të kombit tonë, të cilët fatkeqësisht i japin pushtet sa për të sulmuar, njollosur, dëmtuar imazhin e kombit tonë, me tendenca edhe më të mëdha për të mbjellë errësirën e tyre ideologjike, por që nuk do t'ia arrijnë kurrë në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sa të ketë shqiptarë të vërtetë dhe të përgjegjshëm.

Siç dihet ne gjithnjë armiqtë e jashtëm i kemi njohur, ata kanë pasur emër, kanë pasur rroba të tjera, kanë gjuajtur nga lartësia dhe kanë njollosur, dhe ende e njollosin kombin tonë të lashtë, dhe figurat e tij që lanë gjurmë në historinë jo vetëm të kombit tonë, por edhe në historinë e përgjithshme evropiane.

Pra armiqtë e jashtëm i njohim dhe e dimë kush janë, por armiqtë e brendshëm, pra këta janë armiq që nuk mund t’i njohim menjëherë, pra duhet një studim më i madh sepse është i brendshëm, është një defekt, një sëmundje, një ves i brendshëm, një dukuri negative që dëmton trupin, dhe prish kohezionin dhe harmoninë e kombit, pastaj të rendit me tendencë të rrëzimit të rendit demokratik, kushtetues e shtetëror.

Pra armiku i brendshëm është i rrezikshëm sepse ka rrobat e njëjta, flet gjuhën e njëjtë dhe sulmon nga brenda, pra dëmton dyfish si trupin ashtu edhe shpirtin e kombit dhe të shtetit.

Pikërisht ky forum dhe mbështetësit e tij, janë një pjesë e armiqve të brendshëm që tentojnë ta fusin zjarrin brenda, dhe ta mbjellin farën e mohimit, të urrejtjes, të vëllavrasjes dhe të humbjes së identitetit shqiptar evropian dhe deformimit të imazhit të vendit.

Është e ditur se ky forum i islamikëve jo vetëm se e njeh dhe e di se Nënë Tereza është shqiptare e vërtetë dhe Gjergj Kastrioti një shqiptar me gjak të pastër dhe me shpirt të madh, por qëllimi i tyre është i errët, është tendencioz, sepse duke larguar nga përkatësia këto dy figura ata mendojnë njësoj si sllavët vendosjen e figurave të tyre ideologjike islamike dhe jo kombëtare, pra e gjithë kjo luftë e tyre bëhet për të larguar nga përkatësia këto dy figura të rëndësishme të kombit tonë.

Por një gjë e tillë nuk do të arrihet kurrë, dhe ata e dinë këtë mjaftë mirë.

Ju gjithashtu nuk do të mund t'i shkulni nga jeta e kombit tonë, drejtësinë, nderin, besën, mikpritjen dhe karakterin e lashtë arbëror evropian, sepse edhe këto cilësi pozitive të kombit dhe vlera janë të rrënjosura thellë.

Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza janë arbërorë që vijnë nga gjaku i vjetër i këtij kombi të lashtë dhe evropian, këto dy figura i kanë rrënjët e thella, të gjera dhe të gjata në trojet arbërore, ju, forumi juaj, aleatët e errësirës suaj dhe mohuesit nuk do të mund kurrë t'i shkulin këto rrënjë jo vetëm nga toka e Arbrit, por as edhe nga zemra e çdo arbërori të vërtetë.

Kombi ynë nuk ka asnjë qëllim tjetër, pos të bëjë lidhjen e tij apo bashkimin e brendshëm si parim të unitetit të natyrshëm, lirisë dhe rikthimit në familjen evropiane, kjo është aspirata e drejtë e kombit tonë dhe këtë do ta arrijë kombi ynë edhe përkundër pengesave dhe tendencave të errëta të armiqve të brendshëm e të jashtëm të tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora