E diele, 04.05.2025, 08:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Oralda Lahe: Fundvjeshtë

E marte, 28.01.2014, 08:59 PM


Fundvjeshtë

Nga Oralda Lahe

Vjeshta erdhi sërish me gjethet që shtrojnë rrugët e zbrazëta dhe të vetmuara të qytetit. Gjithçka përsëritet pa kufij dhe pa kuptim nën petkun e kohës së çmendur. Gjethet e verdha gati një epokë simbolike e vjeshtës së dashur. Kridhem në mendime dhe zgjidhje nuk gjeta fshetas nga bota e madhe,  e frikshme si një fëmijë i vogël. Vjeshtë, sërish vjeshtë një refren që përsëritet në trurin tim. Romanet më të bukura nuk e fshehin këtë ndjesi të riprodhuar. Xhamat e shtëpisë janë ftohur dhe nuk mund të ndryshojë asgjë nga vjeshta e kaluar. Zgjas kokën dhe vëzhgoj njerëz që vijnë e ikin, qajnë e qeshin. Kohë moderne me pak fjalë e mbyllur në kthetrën e xhelozisë dhe botës virtuale. Imagjinatë dhe realitet i thyeshëm në sytë e mi dhe të tjetrit. Pamje të cilat të joshin nga përtej xhamit transparent dhe shumëplanësh. Mes tyre gjej një çift të dashuruarish pak rëndësi ka mosha e tyre. Janë larg dhe nuk mund të përcaktoj nëse janë të rinj apo jo. Megjithatë, përpiqem të mendoj dhe shkruaj për ata, të cilët shfaqen para meje. Ai dhe ajo, pa emër dhe famë të thjeshtë në gëzimin e lumturisë mes tyre. Nuk është tregim e as përrallë gjethet binin mbi kokat e tyre. Në monologun e heshtur mes tyre ai dhe ajo fshehnin shumë. Ajo nuk donte të prishte këtë moment të bukur e të brishtë. Ai mendonte për  të dyja bukuritë. Monologu mbeti ne kufijtë e heshtjes. Ai dhe ajo, dy emra të gdhendur në drurët e parkut.  Një histori e fortë njerëzore që mungon nga mbytja e ndjenjave të vërteta. Fundvjeshtë në këto ditë të mbytura me shi dhe pamje gri. Drurë të zhveshur  me gjethet e fundit të mbetura si medaljon i përsëritjes së momenteve. Sikur shiu të ndalte për pak në këtë panoramë të egër. Ftohtësi brenda murreve të ndërtesës përballë ngacmojnë historitë njerëzore si asnjëherë tjetër. Çuditërisht, ata mbeten një pikturë e fundvjeshtës e sjellë në imagjinatën e gjithkujt. Atje ku dhe shiu zbukuron pamjen romantike të atij dhe asaj. Fundvjeshtë përtej ëndrrës me sytë e mbyllur ku lulëzojnë historitë e njerëzve pa interes por me kurajë. Pikat e shiut e lagin xhamin transparent dhe largojnë pamjen e dy të panjohurve. Ndërsa përpiqen të japin mesazhin e kërkuar mes të njëjtëve si një luftë e përhershme. Vjeshta erdhi dhe piktura e tyre u skalit në ekspozitën e ngjyrave të realitetit njerëzor.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx