Kulturë
Nikollë Kërhanaj: Zymi - “Roma e Vogël”
E shtune, 01.02.2014, 03:12 PM
ZYMI – “ROMA E VOGËL”- EPITET QË I
PROVOKON LEXUESIT
Nga Nikollë Kërhanaj
Tani, në Vitin e Ri kalendarik 2014, në Zym do të shenohet 150-vjetori i shkollë shqipe (1864-2014), 140-vjetori i lindjes dhe 85-vjetori i kalimit n’amshim (vrasjes) së At Shtjefën Gjeçovit (1929-2014). Duhet të shenohen e përkujtohen këto vite të shenjta (apo të kobshme të Gjeçovit) për kulturën tonë materialo-shpirtërore e kombëtare që lan gjurmë të pashlyeshme.
Pseudonimet i kanë krijuar e përdorur njerëzit përmes të cilëve fshihet emri real i tyre pë të mos u identifikuar, në hapin e parë të paraqitjes publike, me qëllim të mbrojtjes së vet nga politika e pushtetit aktual të kohës, kur ai ka vepruar. Pra, është ana e jashtme e publicistit, është fshehja e emrit të përhershëm të pagëzimit.
Edhe epiteti ka arsyen e kohës, të sistemit, anën psikologjikke, të krenarisë, të krahasimit, shprehjen e bukurisë, estetikës, ngjashmërisë etj. Ka kuptimin e shkollës, edukatës që ishte dhuratë e Romës mike, e ardhur për të mirën kombëtare, të sigurisë para ndonjë rreziku të papritur. Ka kuptimin e ngjashmërisë dhe imitimin e shkollës, dijes e kulturës italiane pë t’iu bashkangjitur arsimit evropian (siç thoshte hasjani-Pjetër Bogdani). Ka arsyen hyjnore që të jetë vend i paprekshëm, vend dhe popull i sakrificës për arsim e kulturë fetare e kombëtare. Dhe, se për modesti përdorë emrin e dytë kinse për t’i sjellur shumë të mira materialo-shpirtërore këtij vendit si vend i zgjedhur, epitet që lidhet drejtëpërdejtë me emrin – Zym.
Pranon dhe përtrinë epitetin për ngrohtësi ndaj vendlindjes të një qyteti tjetër – Romës për ngjashmëri. Epitet i cili do t’u hyjë në zemër e shpirt kurbetçarëve për çmallje, për së largu, ndaj truallit të vendlinndjes për t’ua shtuar kurbetçarëve joshjen dhe dashurinë ndaj saj me dëshirën për t’i ngjarë një vendi të shenjtë siç është Roma e famëshme. U pranua epiteti “Roma e Vogël” që kurbetçarët të ndihen më krenarë kur identifikohen me një qytet të vjetër Evropian, të motivohen nga ai. Është pra një akt i forcës, qëndrushmërisë dhe krenarisë për t’iu kthyer vendlindjes për ta ndihmuar me të gjithha forcat në çdo kohë, edhe sot.
Fillet e epitetit për Zymin “Roma e Vogël” datojnë që me hapjen e shkollës në Zym (1864), nga fretërit italian, kur Zymi ishte qendër Françeskane. Ishte një qendër famullitare françskane me grupin prej 4-5 fretërish nga vende të ndryshme por kryesisht nga Italia. Asokohe, me të hapur shkollën, si zakonisht raportojnë Selinë e Shenjtë se aty ku shërbenin, në Zym, hapen një shkollë për nevojat e kishës dhe të mesit, me ç’rast deklarojnë se formuan një “Romë të Vogël”.
Epiteti “Roma e Vogël” u përserit edhe më vonë. Ndër vitet 1914/15 nga zyrtarët e administratorët e Legatës Austro-Hungareze që vepruan në Prizren, Zym e Shkodër. Në administratën e Legatës në fjalë, shërbente si administrator e përkthyes edhe Pal Lumezi-Shkollari, të cilën njëherit e angazhuan edhe në cilësinë e mësuesit të shkollës shqipe në Zym, pasi që mësuesi i deriatëhershëm shkodran- Franë Lufi e lëshoi detyrën për t’u tërhequr në Shkodër.
Pal G.Lumezi (kusheri i parë i mësuesit Lazër Lumezit-shkollari) i cili kishte prirje për gjeografi, astronomi dhe logjistikë, duke dëgjuar nga një oficier austriak dhe nga nëpunësit e Legatës Austro-Hungareze se jem në Zym, në vendin që ndryshe mbanë epitetin “Roma e Vogël”. Nga kjo, z. Pal Lumezi, duke ndenjur me kusherinjtë e vet Lumezi në Zym, u dëfton se Zymi që me kohë kishte emrin apo epitetin “Roma e Vogël”.
Në vazhdim të marrëdhënieve të mira tregtare, kulturore e fetare ndërmjet Zymit dhe Shkodrës që tradicionalisht kishin relacione të mira, zhvillohet shtegtimi apo pelegrinazh i besimtarëve për festat Shëneprene (26 korrik në Shëngjergj) e për Shënmërisë në Zym (15 gusht). Njëherit edhe bënin një shtegtim deri në majë të Pashtrikut – te Varri i Kishtit (nga 01 deri më 21 gusht).
Për pelegrinazhin dy-tri javëshe, shkodranët merrinin shtrojë e mbulojë dhe mjete e enë të nevojëshme të amvisnisë për pëgatitjen e ushqimit Mjetet e nevojëshme i bartnin me kuaj.
Me të bashkëbiseduar me zymjanë, shkodranët deklarojnë apo rikonfirmojnë se po e bëjmë këtë shtegtim nga “Roma e Ballkanit” ose “Vjena Shqiptare” (Shkodra) në “Romën e Vogël” (në Zym)- vend i përshpirtshëm.
Në këtë mënyrë është rruga e formimit dhe vënia e epitetit për fshatin Zym-“Roma e Vogël” i cili edhe sot po hyn në pëdorim për identifikim.
Në këtë rrugëtim ka kaluar edhe libri themelor i shkollës shqipe“Abetarja e Zymit” (20 maj 1900) shaptilografuar me ciklograf të sjellur nga Arqipeshkvia e Shkodrës. Por, nuk don të thotë se Abetarja është rishhtypur me datën, muajin dhe vitin e shenuar por ndoshta edhe më heret nga se data (20), muaji (maj) dhe viti 1900. Por patjetër se kjo ka ndodhur në Zym por që ekzemplari i vetëm është dhuratë nga Liugj Shala (Bogdani) Lumo Skendos, të cilën e gjeti në Prizren, litografuar nga Jak Speci-ofiq (Jaku i Tushit Mark Krajës), shkruar me dorë.
Përveq vitit 1864, funksionimi i shkollës shqipe në Zym përmendet edhe në vitin 1880. Poashtu, në hartën “Lëvizja Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1832-1908” shenon se shkolla shqipe në Zym funksionon në vitin 1899.