Kulturë
Kozeta Zylo: Koka e Djallit
E shtune, 01.02.2014, 03:30 PM
Koka e Djallit
Keze Kozeta Zylo
Dhe heshtin zemrat me gjak të shprishur,
siç heshtin meitët, të pakallurit në varr,
frikshëm më endet në mjegull papritur,
Koka e djallit, qe të lë pafjalë.
Dhe ecën ai mbi hijet e natës,
të përgjumurit i mbyt nën kthetrat e tij,
të çmendurit i bekon brenda faltores,
dhe i shumon ata në qindra mij...
Në këtë sarkofag të kobshëm të frikshëm,
si lëndë kimike janë përzier jashtë,
nga reaksioni i tyre me sy të habitshëm,
më shfaqet Dantja, me Ferrin bashkë.
Fantazmat e tyre në rrethe të ndryshme,
s'i numëroj dot, jane me shumicë,
mundet që Lira me shtatë tela e Orfeut,
të magjeps dhe Djallin, të mos ngjallë frikë...
1 shkurt, 2014
Staten Island, New York
Marrë nga libri me poezi për botim së shpejti