E shtune, 27.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Te Rapuha

E hene, 03.02.2014, 07:09 PM


Shaban Cakolli

 

TE RAPUHA

 

Ti shtegëtari i panjohur

Të përbej në të madhin Zot

Të ndërrojmë pak fjalë,mos kurse kohën

Se ma ndeze mallin sot.

 

Sigurisht je nga Gollaku

Këtej të qesin këto rrugë në këtë anë

Që kalon në Rapuhë të lashtë

N´këtë vend Justian

 

Në këtë vend ne ishim shumë

 

kem jetuar djalë pas djali

Qenka veshur ferra e bari

Ndoshta se shkelë këmbë shtegëtari

 

Mos je lodhur,të ka marrë etja

Në paq nevojë pak me pushue

Aty pranë na ishte shelgja

Nën te buron fort një krue

 

Aty ku i thonë Rapuha

shumë kam lozur në fëmijërinë time

 

Është e vjetër s´di sa i thua

Qysh nga koha Bizantine.

 

Në shiqim të duket thjeshtë

Se është mbushur therra e gëllinja

ka varreza e monumente

Që shtrihen deri te Kulina

 

Kur të marrish ti shtegëtimin

një rrugicë në dy anët bjeshkë

Nga ilirishtja ka toponimin

Ky vend është quajtur gjithnjë Litec

 

Dalngadal kur të nisesh në shtegëtim

Në ato troje është Krileva vendi im

Është e vjetër,ka burim

Mbushur plotë civilizim

 

Kur të shkosh te lagjëja e epërme

Mund të gjejsh edhe ndonjë dardhë

Mu në majë të asaj kreshte

Bukuri ka Guri i madh

 

Aty gjenë shumë bukuri

male,ara,fusha,përroni

Thonë është një trashëgimi

Që na e la,i pari Gjoni

 

Krileva ka lashtësinë

ashtu si tregimet,për zanën

ja shtojnë brezat bukurinë

Qylkajt,e Bregut të Lamës

 

Se sa fort jam tuj t´lakmue

Nga kjo e shkreta largësi

T´kisha krah me flaturue,isha ardhë dhe unë me ty

Nóda burrash me kuvendue,dhe ndonjë këngë me qyfteli.

 

Pa dëgjo shtegëtari mik,që kalon në trojet tona

Aty pari ndalo mos ik,shko të afërmit vizitojna

Me Ahmetaj,me Cakolla,e Demolla

Të nderojnë,të pritin mik,është kjo traditë e jona

 

Në këtë vend,si kur parajsa,në këto troje Gollakut

Takohu me të rinjë e të vjetër,e mësuesit e fshatit

Aty ti do gjejsh ngrohtësinë,me traditën ,burrërinë

Mikut gjithë i kem hapë zemrën,edhe kur kishim varfërinë.

 

Pashë n´jat Zot,më din këtë dert

Një det malli,e kam në kurbet

Përshëndet çdo pëllëmbë të këtij trolli

Të fala e shëndet,nga unë Shaban Cakolli



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora