| E hene, 03.02.2014, 08:00 PM |
KUJTIMET
QAZIM D. SHEHU
Kujtimet janë vigma të hedhura në një tufë lulesh,
Treten si rreze në perëndim kur i sulesh të ndjekësh
Gjurmën e saj që mbet tek balli yt.
Ato janë ngjarje që të mbajnë peng, te bëjnë të çmendesh,
Vetëm për fare pak kohë;pastaj zbuten dhe si pas prostitutave të bukura,
Duhet të rendësh për t`i bindur…
VAJTA NË MALËSI
Vajta në
malësi të gjej një vit që më
Një vit të vështirë që më rrëmbeu dy njerëz.
Ishte po ajo rrugë, po ai mal i rrudhur,
Lisat ishin prerë nga njerëz të pabesë.
Ujqërit në vend të njerëzve ulërinin dhe s`gjenin një thërrime.
Më hyri frika. U ndjeva i ligështuar.Malësia qe po ajo.
Vitin e humbur gjeta me vështirësi.
Por edhe një vit tjetër më humbi bashkë me të.
U bënë dy…
TREMBEM
Trembem shpesh për gjërat që i di si do ecin.Befas ato ndryshojnë.
Pa frymë më lënë kur dritat ndezin.Dhe me frikën time festojnë.
LLAMBAT E VAJGURIT
Sa herë i kujtoj ato, ndërsa nata jashtë
Ulërinte me një erë të fortë.Gjuhëza e mjerë e fitilit
Dridhej sikur nata të shtrydhej në lotë.
Dhe njerëzit, dhe miqtë dhe fjala që tirrej gjithë ëmbëlsi,
Mbi oxhak ato ndrisnin ,
Me hijen e një dielli të ri.
Llambat e vajgurit
Kur ndizej fjalë e burrit…
DE
Diku në një breg kujtimesh i hedh lulet e metaforave,
Për të mbuluar trupin e Rinës,
Aq shumë shkollarët me të u morën ,
Sa nuk i besojnë vajzat që u rrinë pas shpinës…
PYLLI HESHT
Si një përbindshi që iu ngritën flokët përpjetë,
Pylli më ngjan.
Lëvizin drurët , shkulmojnë stuhitë,
Era gjethet i përlan.
Në thellësi të vet pylli hesht dhe tërhiqet drejt një force,
Duke e kërkuar për ta mbajtur.
Për drurët dhe degët që i ranë nën stuhinë marroke,
I duhet mbase kjo heshtje ankthi,
Zjarr brenda një akulli…