Kulturë
Hysen Berisha: Në emër të përshtypjes letrare
E hene, 03.02.2014, 09:10 PM
Jo në emër të reklamës, por të
përshtypjes letrare
Nga Hysen Berisha
Gjatë vitit 2012, heret, kisha dëgjuar, apo lexuar diçka për Daniel Gazullin. Ishin faqet e Zemra Shqiptare ato që më kishin trasit mundësinë për ta njohur atë personalitet të çmuar të letrave në botën shqiptare. Në vjeshtë, z. Selim Nëngurra, më foli më kjartë. Më tregoi se verës e kishte vizituar atë në Lezhë. Pastaj, po asaj vjeshte, ose më mirë me thënë diku në fund të saj, lexova edhe një tregim, shkruar nga bacë Danieli. Tregimi kishte të bënte me takimet e një djali me varrin e t`etit. Sa herë shkonte (një herë në javë), një cigare e ndizte vetë, një e vendoste në rrasën e gurit të varrit. Derisa e pinte cigaren, fliste me t`atin, si të ishin të ulur këmbëkryq. Kërkova Selimin në telefon që t`i them se kisha përshtypjen që bac Danieli nuk e kishte gjatë. Më kishte shkrepur në kokë që ta pyesja z. Nëngurra për bac Danielin në ishte i moshuar, në ishte mirë më shëndet, në... Me që Nëngurra nuk mu përgjigj, e mora me mend se ishte në Kosovë dhe unë heshta. Kur, për vdekjën e papritur, lexova në ZSH, ashtu sikur letrat shqiptare që humbën një guri të çmueshëm, ai gurë, sikur edhe në zemrën time rrëshqiti dhe humbi diku tehu. Ka qenë një tregim që ma imponoi të merrem me veprën e Daniel Gazulit. Tash, pas më shumë se një vjet pa bac Danielin fizikisht në mesin tonë, ndjej nevojën për të shkruar, jo për ta propaganduar shitjen e veprave të tija (se ato vertet është vështirë t`i gjesh), por për të nxjerr në shesh se vepra e tij, jo vetëm se duhet lexuar, por duhet studiuar. E mendova gjatë në do të duhej ta botoja këtë shkrim në përvjetorin e vdekjës. E dija se do të përkujtohej gjithësesi nga ndokush, ndaj u binda se, më e mira për veprën e tij, do të ishte të shkruaj tash. Tash që të përkujtohet rregullisht, se e meriton.
Z. Nëngurra ma siguroi veprën dhe mua më ngutej ta lexoj sa më shpejtë që të jetë e mundshme.
Një paralele
Në Jugosllavi po regjistrohej filmi artistik Sutjeska. Në promovim e kishin ftuar edhe një atashe kulturor të ambasadës gjermane. Kur filmi mbaroi, sigurisht se nuk kishin të sosur duartokitjet. Spontanisht, pasi u fol për filmin nga ana e jugosllavëve, u ndi nevoja që edhe gjermani të fliste për filmin që bëhej fjalë për ngadhnjimin e partizanëve ndaj fashizmit gjerman. Ai, me lotë në sy, sikur edhe të tjerët, tha:
-O zot! Sa mirë e keni përgatitur, por, fatkeqësisht, kjo nuk është as një e katërta e asaj që ka ndodh ndaj partizanëve.
Me këtë dua të heq një paralele: Vallë, "Saga e Abelëve", e Daniel Gazullit, a e ka përfshirë, sëpakut, një të katërtën e të bëmave shqiptare në mërgim? Pastaj mu kujtua edhe vështrimi i veprës së Ballzakut nga ana e Fridrih Engels-it. Ai thotë: "Më shumë, për historinë françeze, mësova në veprat artistike të Ballzakut, se sa në veprat shkencore të historianve".
Vepra artistike e bac Danielit, jo vetëmse ka një lidhje të fortë me realitetin, por ta mbush mendjen se është krejt realitet. Prandaj, mërgimtari, shumë lehtë e gjenë vetveten aty. Lebjana është qendra bazë, është vendi ku ndodhin ngjarjet e romanit trilogjik, por edhe përmbledhja e tregimeve dhe e novelave "Vjeshtë në Lebjanë" ka si bazë e shpalosjes së ngjarjeve po atë vend, Lebjanën.
Një
përshkrim shumë i thuktë, me ndihmën e personazheve pozitiv dhe negativ të të
bamave shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, më bëri për vete që ta lexoj me
një frymë. E keqja vazhdon, fatëkeqësisht, edhe pas njëqind e dhjetë vjetësh
shtet pa shtet, pushtet pa shtet. Dhe këtë e kisha parë gjatë jetës sime, por
një përshkrim i tillë të duket se po rrjedhin të këqijat shqiptare fare të
freskëta. Por edhe ana pozitive, e heronjëve të denj qoft edhe për t`u flijuar,
të bën të mburresh që je shqiptar. Në roman gjejmë edhe anën tjetër të
botkuptimit.
Ndoshta është koha që, për ta kujtuar edhe më ngjeshur bacë Danielin, drejtuesit dhe lexuesit e ZemrësShqiptare, për lexuesit e saj, ta sajojnë një çmim letrar me të njëjtin emër.