E merkure, 01.05.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Bardhyl Selimi: Aromë artistesh

E enjte, 05.12.2013, 08:05 PM


Aromë artistesh

Nga Bardhyl Selimi

Të martën, me 3 dhjetor, u ndodha në një promovim libri kushtuar artistes Drita Pelinku. Veprimtaria organizohej nga fondacioni "Nermin Vlora-Falaski", kryesuar nga zonja Zenepe Luka. Pronari i bar-restorant "Piazza" që kishte vënë në dispozicion lokalin, i përshëndeti të pranishmit dhe dëshmoi respektin dhe vlerësimin që ai kish për artistët në përgjithësi dhe Drita Pelinkun në veçanti. Diskutantët vunë në dukje cilësitë morale, profesionale dhe shoqërore të kësaj aktore të njohur të skenës shqiptare.

Aktorja Roza Anagnosti recitoi poezi të pëlqyera nga Drita, ndërsa sopranoja Shqipe Zani këndoi një arie të cilën e kishte përzgjedhur posaçërisht për miken e shtrënjtë.

Rajmonda Bulku, Margarita Xhepa, etj shpalosën anë të ndryshme të personalitetit të artistes.

Një diskutante tregoi përkushtimin e Dritës ndaj brezit të tretë të grave të cilave u sugjeronte të ishin vazhdimisht aktive.

Një mysafire nga Ulqini tha se se ka qenë e lumturuar sa herë ndiqte edhe fshehurazi shfaqjet e aktores së madhe kombëtare.

E bija, theksoi se, ndërmjet dy dashurive të mëdha të nënës, asaj për artin e skenën dhe asaj për familjen, shtriheshin shumë dashuri të tjera, ato për miqtë, për librin, muzikën, për lulet etj.

Gjatë karierës së saj relativisht të gjatë, zonja Drita i ka dhuruar spektatorit shqiptar personazhe të shumënumurta të dramave kombëtare dhe botërore, por edhe ka dhënë vlerësime kritike për kolegët e saj përmes shkrimeve në revistën "Skena dhe Ekrani" dhe gjetkë, deri vonë, (ka shkrime në vitin 2011, pak para se të ndahej nga jeta).

Kushdo do të ishte i lumtur të kalonte një jetë prodhimtare dhe të suksesshme si ajo!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora