E merkure, 01.05.2024, 06:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Mema: Drita Lushi - ''Dashuria çel në prill''

E marte, 03.12.2013, 08:59 PM


DHIMBJA DHE DASHURIA E JETËS, NË RRËFIMET E DRITA LUSHIT

Mbi librin “DASHURIA ÇEL NE PRILL”

NGA AGRON MEMA

Ajo , shkrimtarja dhe poetja Drita Lushi, e ka marë përsipër dhe ja ka dalë mbanë, të sjellë tek lexuesi eposin e ndjesive të kohës që jetojmë. Dhe vetëm në pak faqe libri. Janë 110 faqe me 18 tregime të vëllimit ”Dashuri çel në prill”, që lexuesin nuk kanë si të mos e befasojnë, dhe kjo befasi të shoqërohet edhe me kënaqësinë se ke lexuar copëza nga përjetimi i ngjarjeve të përditshme, me ngarkesën emocionale që di të përcjellij vetëm një penë krijuese që shkruan duke respektuar lexuesin dhe jo për tu rradhitur si krijuese.

Dhe kjo ndodh rrallë në bum-in e botimeve të sotme, që shkrimtari i ri ti kushtojë vëmendje vlerave artistike dhe ndjenjave që përcjell te lexuesi. Kjo është aritur në librin me tregime të Drita Lushit. 18 tregime, 18 lule ngjyra-ngjyra që formojnë një buqetë, dhe sejcila me aromën dhe ngjyrën e vet, por që plotsojnë të tërën në këtë buqetë –dhuratë të kësajë krijuese. Dhe pavarsisht  aromës së tyre, njëra aromë spikat më shumë dhe të ngacmon më shumë natyrshëm ndjenjat. Është tregimi që hap librin “Vals me të bardha”, por edhe që e mba si bosht gjithë vëllimin, për sa i përket kontraditës së brendshme shpirtërore të lidhjes dhe përjetimit të mardhënies dhe lidhjes baba-vajzë. Ndjehesh i kënaqur dhe i vlersuar si baba tek lexon rreshtat e këtij tregimi, rreshta që i përshkon dhimbja, por edhe besa e sakrifica për mos tu prishur gëzimi, pasi ai duhet ta mposhtë dhimbjen dhe trishtimin. Përlotesh mes rreshtash të shkruar thjeshtë e me vërtetësi në alternim të përjetimit ndjesor, aty teksa vajza,në prag të gëzimit të veshjes së vellos së bardhë të nusërisë-ëndrrës së ç’do vajze, mëson lajmin e hidhur se të atin e  sajë, krijuesi dhe dhemsuria e sajë, sëmundja e rëndë shpejt do ta largojë nga kjo botë , atë që e deshi dhe sakrifikoi për të më shumë se kushdo tjetër, babain.Dhe për hirë të lumturisë së bijës së tij , ai i kërkon që kjo të mbahet sekret deri ditën e dasmës. Dhe ashtu ndodhi deri tek vallzimi i fundit at e bijë,që autorja e quan vallzimin më të paharueshëm. Drita na ka sjellur aq bukur e artistikisht se jeta fiton mbi vdekjen, dashuria mbi dhimbjen, dhe dhimbja nuk e shpërfytiron njeriun, por i jep forcë e i lartëson vyrtitin. Kjo ide përcillet në këtë tregim ,duke shoqëruar gjithë vëllimin. Sëbashku me të udhëtojnë edhe ide të tjera si : kur të mbyt malli, ai mall që ka rrënjë të forta në shpirt(Ditari në shtatë ditë), hap dritaret se një dashuri ka hedhur rrënjë të forta, dhe si e tillë, s’ka erë, suferinë, që ta shkulë atë, dhe padyshim që kjo pemë jep frytin e sajë më të ëmbël në botë. Por duke ecur në leximin e këtyre perlave-rrëfime, gjen edhe tema të atdhedashurisë, përtej nacionalizmave ekstreme, ndjenjë që zbukuron ç’do zemër  njeriu, dhe aq më shumë shqiptarët që historia nuk i ka mbajtur me hatër, por i ka coptuar në pesë shtete. Dhe kjo dashuri për dheun e të parve, për traditën, artin e kulturën, ka qenë edhe elementi bazë i mbijetesës së popullit shqiptar përballë bajonetave gjakatare e vdekjeprurse të shovinizmit të vendeve fqinje, që të pangopur me trojet tona, kthehen në shushunja gjaku, në vampir, në kriminelë e shfarosës. Dhe arti ka qenë e vetmja fije lidhse e shqiptarve midis tyre me dheun amë.

Tregim  pas tregimi, përcillet tek lexuesi edhe ideja se ç’do gjë duhet thënë në kohën e duhur dhe njriut që të do,dhe me një qëndrim larg egoizmit të sëmurë ,ke për ta ndjerë veten njeriu më i qetë në botë, sepse ai që të do, nuk të braktisë kurrë, as në ditën më të keqe, apo fatkeqësinë më të madhe. Të rendësh pas asajë që të lejon të prekësh çastet e kënaqësisë, dhe jo të hallakatesh pas kotësisë. Largësia të bën edhe ti ndjesh më mirë gjërat.Ndërsa dashurinë e të gjitha dashurive, atë për nënën, Drita e përmbledh në tre rreshta domethënës e mbresëlënës:...Elsë, nëna ime e shtrenjtë, nëse vërtet shpirtrat jetojnë e ti na sheh, po të prezantoj me Elsën e vogël, mbesën tënde, për të cilën do isha e lumtur të të ngjante ty...Pra komenti është i tepërt në këto rreshta.

Pra përmenda disa ide të shprehura tek libri me tregime “Dashuria çel në Prill” i prozatores dhe poetes nga Librazhdi, Drita Lushi. Dhe natyrisht nuk shprehem me fjalët standarte”e lexova me një frymë”, por ndjeva kënaqësi dhe u emocionova,këtë e them.Dhe këtë kënaqësi e këto emocione i ndjeva duke e lexuar ngadalë, duke e përtypur e ripërtipur, në mënyrë që të shijoja të gjithë atë ushqim të shijshëm e cilësor të serviruar artistikisht nga Drita Lushi në librin e sajë me tregime”Dashuria çel në prill”. Ky trëndafil dashurish me petale ngjyrandezur, ku ç’do petale mbart një dashuri, e mbi të gjitha atdhedashuria, vërtet ka brenda rreshtave magjinë e artit krijues,pasi jeta nuk të vjen e fragmentizuar, por faktet dhe ndodhitë, përmes mjeshtërisë artistike të autores, plotsojnë njëra – tjetrën dhe në duar ke jetën.Pra është mundësuar kjo nëpërmjet lidhjes së brendshme të subjekteve të tregimeve.Por edhe renditja që është bërë në libër, sjell filozofinë  e zhvillimit jetsor. Ajo nis nga familja në mardhëniet prind-fëmijë, ecën në hallet dhe tallazet e jetës me të priturat dhe të papriturat e sajë, por kur ke besimin, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj jetës dhe atdheut, punës dhe familjes, kur këto i respekton dhe kujdesesh ti shëndoshësh, ja del mbanë ndonse me sakrifica, por arin të shijosh atë ç’ka jeta të fal me bujarinë e sajë.

Sikurse e përmendëm edhe më lart, një libër jo voluminoz, jeta jepet me vërtetësi dhe realizëm, pa falsitete të rëndomta.Krijimet janë të parfumosura pakëz me një romantizëm tipik të autores, ç’ka e bën më të besueshëm qëndrimin e sajë ndaj këtij realiteti, e bën më të ndjeshëm subjektin e më konkret  faktin dhe më të pranueshëm personazhin. Dhe mund ta krahasosh mbajtjen në duar të këtij libri, si mbajtjen e një globi të vogël, që sado e vogël ajo sferë në duart e tua,por ajo është e gjithë bota, dhe ky libër është glogi i dashurive të eksploruara e të fjetuar në skutat e errta, janë dashuritë me hallet dhe gëzimet, me shqetsimet, këto në kohë të ndryshme, por si një përvojë të fokusuar në një hapësirë me një rëfim të çiltër e me fjalë të zgjedhura e të krehura, ndonse duhet të themi që duhet bërë përpjekje nga autorja që të shkëputet disi nga elementët e reportazhit, megjithse këto të pakta, por që ajo i përdorë fenomenet e natyrës si elemente ilustrues të shpjegimit të gjendjes shpirtërore  të personazhit, por pa e justifikuar këtë gjendje si efekt të ndikimit natyror, ndonse ndjeshmëria është prezente.Zbërthimit  para lexuesit të karakterit dhe botës shpirtërore, i filozofisë dhe veprimtarisë së personazheve, Drita Lushi, i ka kushtuar vëmendje dhe kujdes që mos të bjerë në interpretime superticioze, ç’ka do ta largonte atë nga besueshmëria e ngjarjes dhe subjekti do të hallakatej në mendjen e lexuesit deri në haresë. Jo,falë kudesit dhe mjeshtërisë artistike, stilit dhe profilit të sajë artistik, kjo nuk ka ndodhur në tregimet e Dritës. Ato hedhin dritë mbi të vërtetat e realitetit të sotëm e të shkuar, duke mos marrë përgjegjësinë e asajë që do të ndodhij nesër, por mer atë përgjegjësi që përmes përballjes së të djeshmes me të sotmen, të jeshë i përgatitur për tu përballur me të nesërmen. Dhe me këtë kjo poete dhe prozatore,besoj ka aritur të realizojë misionin e sajë para lexuesit si krijuese.

Ajo , shkrimtarja dhe poetja Drita Lushi, e ka marë përsipër dhe ja ka dalë mbanë, të sjellë tek lexuesi eposin e ndjesive të kohës që jetojmë. Dhe vetëm në pak faqe libri. Janë 110 faqe me 18 tregime të vëllimit ”Dashuri çel në prill”, që lexuesin nuk kanë si të mos e befasojnë, dhe kjo befasi të shoqërohet edhe me kënaqësinë se ke lexuar copëza nga përjetimi i ngjarjeve të përditshme, me ngarkesën emocionale që di të përcjellë  vetëm një penë krijuese që shkruan duke respektuar lexuesin dhe jo për tu rradhitur si krijuese.

Dhe kjo ndodh rrallë në bum-in e botimeve të sotme, që shkrimtari i ri ti kushtojë vëmendje vlerave artistike dhe ndjenjave që përcjell te lexuesi. Kjo është aritur në librin me tregime të Drita Lushit.

18 tregime, 18 lule ngjyra-ngjyra që formojnë një buqetë, dhe sejcila me aromën dhe veçantinë e vet, por që plotsojnë aq bukur këtë buqetë –dhuratë nga kjo krijuese. Dhe pavarsisht  aromës së tyre, njëra aromë spikat më shumë dhe të ngacmon më shumë natyrshëm ndjenjat.

Është tregimi që hap librin “Vals me të bardha”, por edhe që e mban si bosht gjithë vëllimin, për sa i përket kontraditës së brendshme shpirtërore të lidhjes dhe përjetimit të mardhënies dhe lidhjes baba-vajzë. Ndjehesh i kënaqur dhe i vlersuar si baba tek lexon rreshtat e këtij tregimi, rreshta që i përshkon dhimbja, por edhe besa e sakrifica për mos u prishur gëzimi, pasi ai duhet ta mposhtë dhimbjen dhe trishtimin.

Përlotesh mes rreshtash të shkruar thjeshtë e me vërtetësi në alternim të përjetimit ndjesor, aty teksa vajza,në prag të gëzimit të veshjes së vellos së bardhë të nusërisë,ëndrrës së çdo vajze, mëson lajmin e hidhur se  atin e  saj, sëmundja e rëndë shpejt do ta largojë nga kjo botë , atë që e deshi dhe sakrifikoi për të më shumë se kushdo tjetër, babain.Dhe për hirë të lumturisë së bijës së tij, ai i kërkon që kjo të mbahet sekret deri ditën e dasmës. Dhe ashtu ndodhi deri tek vallzimi i fundit at e bijë,që autorja e quan vallzimin më të paharueshëm. Drita na ka sjellë aq bukur e artistikisht mesazhin se jeta fiton mbi vdekjen, dashuria mbi dhimbjen, dhe dhimbja nuk e shpërfytron njeriun, por i jep forcë e i lartëson virtytin. Kjo ide përcillet në këtë tregim, duke shoqëruar gjithë vëllimin. Së bashku me të, udhëtojnë edhe ide të tjera si : kur të mbyt malli, ai mall që ka rrënjë të forta në shpirt(Ditari në shtatë ditë), hap dritaret se një dashuri ka hedhur rrënjë të forta, dhe si e tillë, s’ka erë, suferinë, që ta shkulë atë, dhe padyshim që kjo pemë jep frytin e sajë më të ëmbël në botë. Por duke ecur në leximin e këtyre perlave-rrëfime, gjen edhe tema të atdhedashurisë, përtej nacionalizmave ekstreme, ndjenjë që zbukuron çdo zemër  njeriu, dhe aq më shumë shqiptarët, që historia nuk i ka mbajtur me hatër, por i ka coptuar në pesë shtete. Dhe kjo dashuri për dheun e të parëve, për traditën, artin e kulturën, ka qenë edhe elementi bazë i mbijetesës së popullit shqiptar përballë bajonetave gjakatare e vdekjeprurse të shovinizmit të vendeve fqinje, që të pangopur me trojet tona, kthehen në shushunja gjaku, në vampirë, në kriminelë e shfarosës. Dhe arti ka qenë e vetmja fije lidhse e shqiptarve midis tyre me dheun amë.

Tregim  pas tregimi, përcillet tek lexuesi edhe ideja se çdo gjë duhet thënë në kohën e duhur dhe njeriut që të do,dhe me një qëndrim larg egoizmit të sëmurë, ke për ta ndjerë veten njeriu më i qetë në botë, sepse ai që të do, nuk të braktisë kurrë, as në ditën më të keqe, apo fatkeqësinë më të madhe. Të rendësh pas asajë që të lejon të prekësh çastet e kënaqësisë, dhe jo të hallakatesh pas kotësisë.

Largësia të bën ti ndjesh më mirë gjërat.Ndërsa dashurinë e të gjitha dashurive, atë për nënën, Drita e përmbledh në tre rreshta domethënës e mbresëlënës:...”Elsë, nëna ime e shtrenjtë, nëse vërtet shpirtrat jetojnë e ti na sheh, po të prezantoj me Elsën e vogël, mbesën tënde, për të cilën do isha e lumtur të të ngjante ty...”Pra komenti është i tepërt në këto rreshta.

Pra përmenda disa ide të shprehura tek libri me tregime “Dashuria çel në Prill” i prozatores dhe poetes Drita Lushi. Dhe natyrisht nuk shprehem me fjalët standarte ”e lexova me një frymë”, por ndjeva kënaqësi dhe u emocionova,këtë e them.

Dhe këtë kënaqësi e këto emocione i ndjeva duke e lexuar ngadalë, duke e “përtypur e ripërtipur”, në mënyrë që të shijoja të gjithë atë ushqim të shijshëm e cilësor të serviruar artistikisht nga Drita Lushi në librin e sajë me tregime”Dashuria çel në prill”. Ky trëndafil dashurish me petale ngjyrandezur, ku çdo petale mbart një dashuri, e mbi të gjitha atdhedashuria, ka brenda rreshtave magjinë e artit krijues,pasi jeta nuk të vjen e fragmentizuar, por faktet dhe ndodhitë, përmes mjeshtërisë artistike të autores, plotsojnë njëra – tjetrën dhe në duar ke jetën.Pra është mundësuar kjo nëpërmjet lidhjes së brendshme të subjekteve të tregimeve.Por edhe renditja që është bërë në libër, sjell filozofinë  e zhvillimit jetsor. Ajo nis nga familja në mardhëniet prind-fëmijë, ecën në hallet dhe tallazet e jetës me të priturat dhe të papriturat e sajë, por kur ke besimin, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj jetës dhe Atdheut, punës dhe familjes, kur këto i respekton dhe kujdesesh ti shëndoshësh, ja del mbanë ndonse me sakrifica, por arrin të shijosh atë ç’ka jeta të fal me bujarinë e sajë.

Sikurse e përmendëm edhe më lart, një libër jo voluminoz, jeta jepet me vërtetësi dhe realizëm, pa falsitete të rëndomta.Krijimet janë të parfumosura pakëz me një romantizëm tipik të autores, ç’ka e bën më të besueshëm qëndrimin e sajë ndaj këtij realiteti, e bën më të ndjeshëm subjektin e më konkret  faktin dhe më të pranueshëm personazhin. Dhe mund ta krahasosh mbajtjen në duar të këtij libri, si mbajtjen e një globi të vogël, që sado e vogël ajo sferë në duart e tua,por ajo është e gjithë bota, dhe ky libër është glogi i dashurive të eksploruara e të fjetuar në skutat e errta, janë dashuritë me hallet dhe gëzimet, me shqetsimet, te sjella këto në kohë të ndryshme, por si një përvojë të fokusuar në një hapësirë me një rëfim të çiltër e me fjalë të zgjedhura e të krehura.

Zbërthimit  para lexuesit të karakterit dhe botës shpirtërore te personazheve, të filozofisë dhe veprimtarisë së tyre, Drita Lushi, i ka kushtuar vëmendje dhe kujdes që mos të bjerë në interpretime superticioze, ç’ka do ta largonte atë nga besueshmëria e ngjarjes dhe subjekti do të shpërndahej në mendjen e lexuesit deri në harresë. Jo,falë kujdesit dhe mjeshtërisë artistike, stilit dhe profilit të sajë artistik, kjo nuk ka ndodhur në tregimet e Dritës. Ato hedhin dritë mbi të vërtetat e realitetit të sotëm e të shkuar, duke mos marrë përgjegjësinë e asaj që do të ndodhi nesër, por merr atë përgjegjësi që përmes përballjes së të djeshmes me të sotmen, të jeshë i përgatitur për tu përballur me të nesërmen. Dhe me këtë kjo poete dhe prozatore,besoj ka aritur të realizojë misionin e sajë para lexuesit si krijuese.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora