E marte, 06.05.2025, 09:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Veneta Çallpani: Të presësh

E diele, 01.12.2013, 09:50 PM


Të presësh

Nga Veneta Çallpani - shkrimtare

Pritja është një ndjenjë tunduese,  e bukur ndonjëherë, por shpeshherë është shkatërruese. Është e bukur atëherë kur pret për dicka të vecantë, madhështore për shpirtin tënd. Të jep shpresë dhe të ngjall dëshirë për tu zgjuar në mëngjes, për të menduar se shumë shpejt dëshira do të realizohet. Dhe vetëm duke e menduar këtë, shpirti ndihet në paqe e koha kalon pa e kuptuar. E nesërmja vjen sërish dhe vetëm kur të nesërmet shtohen aq shumë në kalendar, atëherë fillon ta ndiesh ngushtimin në krahëror, mëndyshjet, lodhjen, zhgënjimin. Një pritje e gjatë ku cdo shpresë dhe lumturi shkatërrohet vetëm në një moment. Dhe pyet veten: Edhe sa kohë do të vazhdojë kjo pritje?

Përgjigje nuk ka. Nuk ka më as fjalë ngushëlluese, as mendime pozitive sepse koha e gjatë i ka konsumuar të gjitha. Një zbrazti zë vendin e të gjithë atij grumbulli dëshirash e ndjenjash, dhe nuk e di më nëse duhet të presësh akoma për asgjë. Cfarë vlere mund të jetë? Cfarë vlere kishte? Është thjesht vlera që i japim ne; është dicka që ndonjëherë e bëjmë më të rëndësishme sec është.

Pritja që më parë të jepte jetë, tani të tret pak e nga pak, derisa vjen një moment, atëherë kur mësëpaku e pret, që një dritë ndizet në horizont. Është ajo që prisinm?! E c'rëndësi Ka. Është dicka e re,  që ndoshta po priste momentin kur ne mund ta shohim...



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx