Kulturë
Sejdi Berisha: Por, sot urime...
E enjte, 28.11.2013, 08:16 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
POR, SOT URIME...!
Të gjithë e dini
Festa ka peshë
Është ose mbetët histori
Edhe sot festë...
Nuk janë pak 101 vjet
Por edhe nuk janë shumë
Edhe shumë rrugë kemi për të bërë
E unë asnjëherë i ngopur
Kurrë i kënaqur
O pus vargu im
Sot mendova
Vargun ta liroj nga kthetrat e shpirtit
Ai vetëm më shikoi
E mua lotët më shoqëruan
Ju ndoshta nuk dini
Për mallin e festës
Ndoshta edhe për rrugëtimin
Sot është festë
Askush nuk ma uroi
E unë...
Ua urova të gjithëve
Edhe qiellit
Edhe shqiponjave
Edhe tokës
Edhe ajrit
Edhe Nëntorit
Nuk di se për çfarë
Por sot
Urime...!
(28 nëntor 2013)
Komentoni
Artikuj te tjere
Murat Gecaj: Një amerikane e verbër na uron
Demir Krasniqi: Mall e kemi pasë
Drita Lushi: Në heshtje
Gëzim Llojdia: Kristo Floqi - Çpallja e Indipendencës
Sejdi Berisha: Sonte do festojmë bashkë
Agim Gashi: Dhuratë kënga për ditë flamuri
Petrit Basha: Pavarësia e Shqipërisë në këngë
Elvi Sidheri: Le të meditojmë (s’është me detyrim)!
Xhevahir Cirongu: Këndi i librit
Murat Gecaj: Kur na dhurojnë libra...
Ilir Muharremi: Shpirti në konflikt me trupin
Gjon Keka: Nëntori arbënor dhe përgjigjet kombëtare
Vahit Nasufi: Adhurova Demirin
Ismet Azizi: Rashka dhe Bosnja janë fjalë shqipe
Alfred Uçi: A ka “shkollë letrare migjeniane?”
Agim Gashi: Atdheu thërret
Ramiz Lushaj: Dëshmori Azem Ali Meshi
Xhevdet Ukalli: Ardhja e Skënderbeut në Shkup
Adem Zaplluzha: Atje tej maleve
Përparim Hysi: Një takim emocionues