Kulturë
Xhevahir Cirongu: Këndi i librit
E marte, 26.11.2013, 08:27 PM
Këndi i
librit
Nga Xhevahir Cirongu
Kuvendo me librin, sepse ai të ngroh shpirtin e të ndriçon mendjen!...
Në këtë rubrikë, ne jemi munduar që të ekspozojmë disa autorë të ndryshëm shkrimtarë e poet, të cilët kanë sjellë para publikut e lexuesit të librit vlera sa historike , po aq edhe letrare. Aty na jepen të qarta si drita e diellit ngjarjet nëpër kohëra, dhe stili letrar plot ndjenjë që të frymëzojnë se dashuria për atdheun e fjalën e shkruar janë thesare shpirtërore e dokumentare që mbeten në breza.
Autorët janë nga gjithë hapsira mbarëshqiptare.
Një vend të rëndësishëm, në aktivitetin e librit, si në Tiranë e Durrës, para disa ditëve të shkuara, publiku e lexuesi jonë, u njoh me botimin e librit ‘’Thesar Kombëtar’’ i mërgatës shqiptare në Suedi, ½, për pesë vjetorin e pavarsisë së republikës të kosovës. Botues i dy vëllimeve është Shoqata e Shkrimytarëve e Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi’’Papa Kelmendi XI Albania’’. Prishtinë, 2013. Fondit të bibliotekave iu shtuanë edhe këto botime të reja, që lexuesi ynë do i gjejë aty më me lehtësi për ti frekuentuar ato për tu njohur me historinë e letërsinë tonë shqipe.
Bedri Tahiri
Shkrimtari Kosovar- Galician, tashmë është bërë autor i dashur për lexuesin tonë, nga më i thjeshti deri te akademiku, shkenctari, filozofi, por edhe për shkrimtarin e poetin e vjetër apo të rinj qofshin ata, si në Kosovë edhe në Shqipëri, por e më gjerë jashtë kufijëve shetërorë. Stili i të shkruarit ka specifikat e tij. Këto, te shkrimtari Bedri Tahiri janë shpalosur qysh herët brenda shpirtit e mënyrës së të menduarit; por edhe të krijuesit që me fjalën e vargun prozatoik i ka derdhur ato në shumë vëllime që kanë marrë dritën e jetës së tyre për te lexuesi.
Eda Miri (Gishto)
Poetje e re, Eda Miri (Gishto) vjen para lexuesit tonë të poezisë me një vëllëim krejt ndryshe nga poetët e tjerë. Ajo dallohet qysh në vragëzimin e parë, sepse derdh ndjenjat e shpirtit të saj që vajton për villain që ka humbur jetën e mundohet të vendosë në vend të luleve te varri kurora vargjesh poezie.Poezitë janë mall i zhuritur brenda shpirtit të saj e gjithë të afërme që ju mungon për shumë vite vëllai i tyre.Janë në pritje, por se kur do mbarojë kjo pritje nuk dihet….që vëllai I tyre të jetë në gjirin e familjes e të afërmve, atje rreth sofrës që bashkë me bukën netëve të pafundme pine edhe lotin e thidhur për vëllanë!?
Pesha më e madhe e dhimbje, që është sa vet toka, rëndon te prindëri e saj, kurse plaga rri hapur te motrat, te të afrmit. Në një poezi shkruan:
……………………………..
‘’Çdo gurë që u vrava
O nënë thërrita,
Me ujin e Valbonës
Në këmbë prap u ngrita.’’
Ramadan Asllani
Një tjetër libër interesant më ka rënë në dorë me titull’’Shtegtar i lirisë’’ të autorit Ramadan Asllani, që i cili përshkruan jetën e veprimtarinë e një djali guximtar e trim nga Kaçaniku. Luan Guri, luftëtar i UÇK-së në Kosovë viti 1999 dhe në Maqedoni 2001, ku edhe u plagos. Kjo monografi e shkruar me shumë fines, na sjell para syve tanë ngjarje historike e atdhetare për larinë e kosovës, ku në qëndër të librit është Luan Ismail Guri. Ky libër monografik historik, Luan Guri- shtegtar i lirisë, të nxit ta lexosh jo vetëm brezat e sotëm , por edhe brezat që do vujnë, sepse liria jonë ka rrënjët te sakrificat e popullit e gjaku i dëshmorëve.
Metaforë Malli (Album poetik)
Para disa
ditësh doli në qarkullim libri me poezi me titull ’’Metaforë malli’’ ( përbledhje me pozi), të autorëve: Dritëro Agolli, Iliriana Sulkuqi, Fatmir Terziu, Agim Bajrami, Luan Jaupi, Miradije Maliqi, Shpend Topollaj Ymer Nurka. Libri u botua në shtëpinë botuese ‘’
Autorët kanë përzgjedhur poezitë e krijimeve të tyre, dhe i kanë sjallë në këtë libër që lexuesi ynë do njihet më nga afër me vargjet e ngrohta plot kolor.
Bajram Gashi
Një tjetër libër që të fut në labirinthet e viteve të shkuara, është edhe libri I sapo dale nga tregun e librit ; edhe libri ‘’Një shekull në udhën e dijes’’ të autorit Bajram Gashi. Autori I këtij libri ka punuar në arsim nga fillimi deri në daljen në pension si mësues dhe edukator i shumë brezave, që me të vërtet ata kanë të drejtë të mburren për mësuesin e tyre , njeriu që u ka dhënë dije nga shpirti i tij.
Edhe në pension, mësues Barjam Gashi nuk i ndahet librit, por shkruan e hedh në letër gjithë historikun e shkollës së fshatit Shënavlash, për 100 vitet e saj të jetës. Ky mësues kurajos, i palodhur, kërkues ndaj dijes dhe historisë, është duke punuar për ngritjen e muzeut historik të shkollës së mesme së bashkuar ‘’Besnik Hidri’’ të Shënavlashit në rrethin Durrës. Në këtë shkollë autori i librit Bajram Gashi, në vitet 2005-2009 ka qënë drejtor, dhe sot është pensionist. Ai ka shumë projekte të tjera që me siguri do i relaizojë, sepse njeriu i pasioneve , punëdashës, kërkon t’u lërë diçka brezave që ato t’u shërbejnë atyre.