Kulturë
Murat Gecaj: Kur na dhurojnë libra...
E marte, 26.11.2013, 04:53 PM
KUR NA DHUROJNË LIBRA, MARRIM
DITURI…
Nga Prof. Murat Gecaj
1.
Romane të autores V.Vranari…
Po sa e sa raste të tjerë ka, secili nga ne, që merr dhurata të tilla të çmuara, nga autorë të ndryshëm. Këtu po përmendi edhe rastin më të fundit. Publicisti i njohur dhe, tashmë, autori i disa librave, Fiqiri Shahinllari jeton prej disa vitesh, familjarisht, në Virxhinia të Amerikës. Por ai kthehet, herë pas here, në Tiranë dhe në vendlindjen e tij, Floq i Korçës. Pjesë e “misionit” të tij në Atdhe është edhe puna për botimin e librave, që i shkruan atje larg, me mallin për Shqipërinë. Kështu, këto ditë, ai publikoi në Tiranë 3 libra të rinj, në prozë: “Gjaku i trandafilit”, “Brezardhendta dhe dushklisi i shenjtë” e “Dhëmbi”. Pasi më mori 2-3 herë në celular, me merakun që të m’i dhuronte sa më shpejt ata libra, më në fund, u takuam te lokali “Ulqini”, në qendër të Tiranës. Tre librat e tij, Fiqua m’i dha me nënshkrim, duke mos harruar të shënonte aty edhe emrat e bashkëshortes sime e të mbesës, Dorelës. Në këtë rast, ndoshta, falënderimi “i thatë” (ha,ha) është pak. Megjithatë, po shprehi këtu nderimin dhe mirënjohjen për këtë koleg të gazetës “Bashkimi” e mik të kahershëm dhe urimin që të ketë shëndet të mirë, begati e krijimtari të frytshme, gëzime e lumturi familjare!
Dy libra të rinj, ngaF.Shahinllari…
Ndërsa
krijuesja e talentuar Alma Begaj, me banim në Durrës, para pak ditëve më dhuroi
librat e saj poetikë, “Farfurima e shpirtit”(Tiranë, 2011) e “Shikim, që
sfidon distancat” (Tiranë, 2011), për të cilët i jam mirënjohës!
Të më falin jo vetëm shkrimtari i mirënjohur Viron Kona, i cili më ka dhuruar libra me numër dyshifror, por dhe të tjerë, që nuk arrij t’ua përmendi emrat, në këtë shkrim modest.
Libra me poezi, nga A.Begaj…
Pasi i kisha shkruar këto radhë, rasti e solli që pikërisht sot, në një “tubim” kolegësh krijues, shumica korçarë, ishte edhe miku im, Vullnet Mato. Ai më dhduroi librin e tij të ri, me 30 tregime, “Herbare njerëzore” (Tiranë, 2013), për të cilin e falënderoj, përzemërsisht.
2.
Por
librat ne i marrim dhuratë edhe nga kolegë e miq bashkatdhetarë, në trojet
shqiptare ose në diasporë. Kujtoj këtu, p.sh., merakun e poetes Zyrafete
Kryeziut-Manaj, që të më dërgojë dy vëllime me poezi, nga Suedia. Ndërsa Sokol
Demaku, i cili jeton në qytetin
Por, në këtë “listë” të bukur, janë edhe autorë të tjerë. Kështu, në një veprimtari të zhvilluar në Durrës, Salih Zogiani, nga Prishtina, më dhuroi librin e tij, me afër 500 faqe, “999 anekdota”. Sigurisht edhe ai botim meriton një shkrim të veçantë. Ndërsa poeti nga Gjakova, Halil Haxhosaj, në vazhdim të dhurimit të disa librave, më dërgoi kohët e fundit atë me titullin, ”Lexime të poezisë” (Prishtinë, 2013). Disa kopje të këtij botimi, siç ka vepruar më parë, i dhuroi edhe për kolegë e miq të tjerë, në Tiranë. Nga ai qytet kam marrë, me dashamirësi edhe librin e Dr.Besim Muhadrit, “Përmasa e krijimit” (Prizren-Nju Jork, 2013).
Libra nga H.Haxhosaj e S.Zogiani…
…Në vështrimin e parë, dhurimi i librave, pra kjo dukuri është e zakonshme, pjesë e jetës së përditëshme. Por, në fakt, dhurimi i librave nga autorët, që kanë shpenzuar shumë kohë e mund, por dhe para, për t’i shkruare botuar ata, ndër të tjera, dëshmon edhe shpirtin e tyre zmërgjerë, respektin për krijuesit tjerë. Me këtë veprim, ata jo vetëm na i pasurojnë bibliotekat tona, por dhe janë një pasuri e paçmuar, që prej tyre të marrim dituri dhe njohuri të reja për ngjarje, ndodhi a dukuri të ndryshme të jetës. Sepse, çdo libër, sado i vogël ose i thjeshtë në paraqitje, brenda ka mendimet dhe shpirtin e autorit, përmbledh përvojën e tij jetësore etj.
Prandaj, si unë dhe cilido prej nesh, u jemi mirënjohes të gjithë autorëve, që na dhurojnë librat e tyre dhe i urojmë ata me zemër, që të kenë përherë krijimtari sa më të begatë e cilësore!