Kulturë
Agim Gashi: Dhuratë kënga për ditë flamuri
E merkure, 27.11.2013, 08:32 PM
AGIM GASHI
DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI
Dikur moti në tokën time
Bukur këndonin dy Kumrija,
Njëra iku e shkoi n´kurbet
Pa tjetrën thatë mbeti shtëpia.
Shkoi larg, larg n´veri të botës
Ku bie bore, pa ndal bie shi,
Asaj toke mbushur liqene,
Kumrija jonë i ngjall freski.
Kenka ulur në cep t´një shkëmbi
Pranë një liqeni këngë me këndu,
Mendja i shkoj te Kumrija tjetër
Kënga në vaj iu shëndrru.
Hem këndonte e hem lotonte
Kënga në etër fluturoj,
Prite, më tha o Agim Gashi
Me gjithë zemër ta dhuroj.
Është me lot´ kënga e kënduar
Me zjarr Kumrija ta dhuron,
Edhe sofren me lot´ e kemi
Mërgimtari kështu jetë kalon.
Na vin festat e fundvitit
Na ka ardhë 28 Nëntori,
Për nder t´festës së flamurit
Prap Kumrija këngës ja mori.
Më tha pash besën o miku im
S´bashku një këngë o me e këndu,
Gjithë shqiptarëve në këtë rruzull
Ditën e Flamurit me ua Uru.
Pra Urime motra e vllëzër
Nga unë edhe Kumrija,
Kur t´bashkohen tokat shqiptare
Atëherë bëhet edhe Nënë Shqipërija!