Kulturë
Rrustem Geci: Abdulla Konushevci - ''Rënia e Mollës''
E marte, 03.12.2013, 08:53 PM
Lexim i
librit të Abdulla Konushevcit, “Rënia e Mollës”
HAPESHIN FJALË PËR NËNËN E DIELLIT!
Nga
Rrustem Geci – Dortmund
Prushin e
fjalës thoshte poeti , Konushevci, përherë e kam dëshiruar. Pa emocion unë s´di
të shkruaj. Hapeshin fjalë se po e varrosin Nënën e Diellit . Në këtë poezi ,
autori me ngjyrat më të bukura na e shfaq gjeninë krijuese prej poeti ;
Hapeshin fjalë... / për,.. Nënën e Diellit / Në këtë poezi-dramë / njerëzit i
zinte tmerri / shëtitnin me koka në duar...niseshin në rrugë të re... kështu
hapeshin flakët e fjalës , flakët e yllit të fshehtë , flakët e zemrës së shkrumuar.
Me këtë poezi, Konushevci, i jep gjak të ri letërsisë sonë. Kosova s´është vetëm
dhimbje, ajo është edhe e bukura e vetes, lexojmë në librin me poezi „Rënia e
mollës“ të poetit, Abdulla Konushevcit. Në këtë libër poeti Konushevci, me
strukturen më shqipe , e hapë gjithë poezinë e tij . Ai nuk resht , nuk ndalet
, lëviz . Atë çast kur të zura për beli, thotë poeti nisi kjo lojë e pakryer. E
bukura nuk shkilet, nuk vritet ajo do që atë ta duami , ta mbledhim , ta bëjmë ashtu
s´ i e meriton. Andaj, e bukura, jo rrallë është gjaku në poezinë e Konushevcit.
“Rënia e mollës“, është një libër model , një libër që ndikon dhe frymëzon. Shumë
nga poetët e rinj, janë frymëzuar nga poezitë e Konushevcit. Në një lexim të thellë
që i bëra veprës së tij , preka të bukurën , akuarelin plotë ngjyra të poetikës
së tij. Në botën e Konushevcit unë njoha më të bukurën, poezinë emirëfilltë. Gjaku
i së bukurës i jep shpirt gjithë veprës së tij. Konushevci është poet i madh
lirik. Në jetën e një molle, në vitin e një molle , rënia e një molle , është këputje
që dhemb , që gërvisht , që seizmon. Vetmia nën mollë , thotë poeti , me mollë i
bie djaloshit/ që ai pastaj t´ ia shpalosë shpirtin qiellit ,..hijes nën mollë.
Molla e rënë , e këputur nga jeta amë; i bie djaloshit me frymën e rënies , me
heshtjen që heshtë , me heshtjen që dhemb. Kjo poezi e Konushevcit, me një përpunim
të vogël të autorit , kujtoj se është njëra nga poezitë më të bukura në letërsinë
shqipe . Rënia e një molle bën që toka t´ i hapë veshët , ta dëgjoj atë, . .ta
lexojë atë, dhe me vetminë e vet, djaloshi nën mollë, prek qiellin e përkallur
, qiellin e syve. “Molla“ e Konushevcit është një gjetje e bukur, një figurë që
pluskon . Pra , poezia e Konushevcit ,“ Njutni dhe Molla “ orën e mbyllin në vite
; e vitet në shekuj . Metafora dhe semantika e fuqishme kudo tek Konushevci janë
bashkë, të pandara . Ato veprojnë kudo ku është poezia. Poetika e Konushevcit është
e gjerë dhe kuptimplote. Në kozmosin e tij poetik; çdo gjë lëviz , sillet ,
seizmon .Të jetuarit heroikisht dhe poetikisht është në natyrën e vargjeve të poetit.I
burgosuri nën mollë, i burgosur në vetmi, nën atë shurdh të heshtur , etj. e
tjerë, është syzheu i shkurtër në poezinë “ Njutni dhe Molla “. Ndërsa në vjershën
„ E diela... “ poeti s´na lë të dremitemi , ai na zgjon ; Baba, jeto edhe ndonjë
ditë / shaj, bërtit, protesto / ..kapu fyt për fyt me jetën që po të lë / nesër
do të vie e diela ... këto dhe vargjet e tjera tregojnë gjerësinë dhe thellësin
e poetit . Syri i mirëfilltë i poetit në trajtimin e motiveve të tij kap një botë
me shtatë milion ngjyra për t´i dhënë shpirt të bukurës. Deti s´ është paqësorë
/ nën asnjë yll të ri / po s´fjeti në shtratin / e ëndrrës së tij...lexojmë në poezinë,„Alajdini“.
Poezia e Konushevcit është e moralshme, me dinjitet, e guximshme. Ajo edhe kur
flë është s´i ne, edhe kur zgjohet është s´i ne, poezia e tij çdo herë është e
zgjuar , ai e di se në stacionin e fundit gjarpëri do t´ i xhveshë rrobet, kjo
për poetin s´ është kurrëfarë befasie. Një ditë të bukur me shi / krijova flokët
e tu të verdhë / e të vendosa në ishull ... lirika e Konushuvcit është e fortë,
turbullon . Sepse, flaka e fjalës, thotë poeti fjalën ma merr me vete. Libri me
poezi, „Rënia e mollës“ është njëra nga veprat që i bën nder letërsisë sonë të bukur.