Kulturë
Agim Gashi: Ikona e gjallë e Dardanisë
E hene, 02.12.2013, 07:21 PM
Agim
Gashi:
IKONA E GJALLË E DARDANISË
/Me rastin e ditëlindjes së Presientit Rugova/
Sot në ditën e dy dhjetorit
Kur mbar bota është në qetësi
Kam vën foton tënde pranë
Ta festoj ditëlindjen Ty.
I vetmuar në dhomën time
Një karrike rrin e zbrazur,
Ajo është vendos për TY
Presidenti ynë i dashur.
Gëzuar Ditëlindjen President
Sot do i mbushje 69 mote,
Sa te jetë kjo botë me njerez,
Do festohet ditlindja jote.
Ishe Ylli i shqiptarisë,
Drita e vet njerzisë
Burrat si ti lindin rrallë
Lum populli që t´pati në ballë.
Edhe pse në fotografi
Unë e ndiej se je i gjallë,
Na e thuaj prapë ndonjë fjalë.
Porosit na i ke lënë
Si në libra dhe në jetë,
Nëse ecim rrugës sate,
Populli ynë i lirë do jetë.
Çdo dhjetor ka një emër
Se na e dha një Yll t´lirisë,
Ishe e mbete në çdo zemër,
Ikona e gjallë e Dardanisë.
Gëzuar, gëzuar Ditëlindja jote,
Në parajsë me engjëj të tjerë,
Me trimat që ranë për këto troje,
Në zemër t´kombit do jeni përherë.
Të përshëdes me sharkinë time
Tani flej atje në qetësi,
Të kam kënduar e do ti këndoj
Me të bukrat këngë për Ty!