E merkure, 01.05.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Majlinda, Majlinda...

E merkure, 04.12.2013, 08:10 PM


MAJLINDA, MAJLINDA…

Tregim

NGA NEBI DRAGOTI

Korabi, për afro dy vjetë e ca, nuk do ta thërriste Majlindën që të ulej nga kati i tretë dhe bashkë të shkonin në shkollë. Ata duheshin fortë, sa nuk ke se si e spjegon me fjalë. I patën dhënë fjalën njëri-tjetrit, se do të duheshin , se do të martoheshin, do të krijonin çerdhen familjare aq të ngrohtë sa ta kishin zili të tjerët. Ky është edhe finishi më i bukur i jetës për të shijuar lumturinë e vërtetë, që,  një pakicë nuk e di si arrihet dhe s’e kupton ç’është jeta. Pas kësaj do të lindnin edhe fëmijë të bukur siç ishin dhe vetë. Këto ëndrra thur kushdo në moshën e bukur rinore. Veç, ama, ja, këto ide i japin kuptim jetës. Korabi ishte në vitin e katër dhe Majlinda, e bukura, çapkënia ishte në vitin e dytë. Gjiri i ishte rritur goxha dhe faqet i kishte të skuqura. Kjo vajzë , për nga bukuria , nuk kishte shoqe në gjithë gjimnazin. Apo nuk ecta si drenushë, apo nuk kishte një zë të veçantë melodioz dhe tepër joshës. Për të gjitha këto dhe arsye të tjera atë e lakmonin dhe djemtë. Është si puna e asaj mollës së mirë,  që gjithkush e lakmon ta ketë vetë, sidomos K…se nuk dua t’i permend dhe emrin. Ky ishte në vitin e tretë. Pra, K… i ishte bërë ferrë. I kishte shprehur dashurinë. I kishte premtuar shumë gjëra duke i thënë se ishte i kamur si familje. Majlinda ia pati thënë troç:-Largohu, se e kam gjetur shokun e jetës!Në një mbasdite të diel, në kopshtin e lulëzuar me kumbulla(ishte stinë pranvere) në një stol , qenë ulur të dy:Majlinda dhe Korabi, pranë, shumë afër njëri-tjetrit. Korabi me thikën që mbante me vete, kishte këputur një lladikë dardhe, mbushur plot lulebardha, dhe në mënyrë instiktive, ia vuri Majlindës mbi flokë. Një buzëqeshje e ëmbël, plot çiltërsi, një puthje e lehtë si një fllad ledhatar pranveror kishte ndezur ndjenjën e afrimitetit në mënyrë reciproke. Për një çast qenë bashkuar trup më trup duke shtërnguar fort njëri-tjetrin, sa mendoje se nuk do të ndaheshin më kurrë. Majlindës, pa dashje, i shpëtoi goja dhe përmendi emrin e K…-Po më shqetëson tepër, tregohet këmbëngulës dhe si i marrë, por unë ta kam dhënë fjalën ty dhe , ta di sikur do të vdes,  nuk e kthej. Të dua me gjithë shpirt, saqë dhe në ëndërr të shoh shpesh. Korabi, me të drejtë, u zu ngusht, por edhe e kishte nuhatur këtë gjë. Madje e kishte ndaluar K. , i kishte folur;e kishte kërcënuar që të largohej dhe mos ta bezdiste më. Po, prapë K. vazhdonte me atë ktyeneçsinë e tij duke e kaluar edhe llogjikën njerëzore. -Keq kështu, shumë keq, kur nuk merresh vesh, -pati menduar me vete Korabi. Majlinda nuk ushqente asnjë farë ndjenje për të. Dashuria nuk fitohet me zor edhe pse ajo si ndjenjë është e komplikuar edhe në sensin psikollogjik. Korabit i kishte hipur inati, por ç’inat dhe ja…rastësisht,  u përplas ballëpërballë me K. në një kthesë tek stadium i qytetit. U përfolën, u shanë, u kërcënuan, u shtynë me njëri-tjetrin, saqë arriti dhe ekstremi i padëshiruar nga kushdo që e panë këtë skenë. Si duket, Korabit iu nxehën gjakrat, humbi kontrollin, dhe, në tronditje e sipër psiqike nxjerr thikën nga xhepi i pasëm dhe në mënyrë të shpejtë godet mbi K.  K. u gjakos dhe, ashtu, ia mbathi vrapit drejt e në shtëpi. -Bah, bah, ç’bëra!-u kujtua i penduar paspak Korabi. Donte ta hidhte thikën, por prapë ndërroi mendje, sepse iu kujtua policia. Do t’ia kërkonin armën e krimit që përdori. Në kokë i ziente një vorbull mendimesh. Në orët e vona të asaj dite e arrestuan. Majlinda nuk dinte gjë. E mori vesh të nesërmen. I erdhi keq dhe u trondit, por, prapë , i dha vetes kurajo. -Ndodhka dhe kështu me dashurinë. Po tani si do t’i vejë halli?Ai do të dënohet, -mendonte me veten. Dhe kështu ndodhi. Pas tri ditësh Korabin e nxorrën në bankën e të akuzuarve. Gjatë hetimeve i kishte rënë drejt. Edhe Majlinda , kur ishte thirur në hetuesi, drejt i kishte rënë problemit, mbasi, ndryshe,  mund ta komplikonte situatën e gjykimit. K. kishte marrë plagë të lehta, por numëroheshin gjashtë të tilla në trupin e tij. ”Plagë të lehta”, kështu kishte konkluduar edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Thika nuk kishte pasur më tepër gjatësi se tre gisht, gjatësi e cila nuk mund të arrinte të prekte organet e brendshme. ”Krimi është kryer në tronditje të rëndë psiqike;ka qënë i menjëhershëm dhe i paparapërgatitur nga i pandehuri”, u dëgjua zëri i prokurorit në dhënien e pretencës, në séancën e fundit të gjykimit. Në këtë séancë Majlinda nuk mori pjesë, sepse nuk donte të merrte goditje shpirtërore nga kjo fatkeqësi. Në vendimin e trupit gjykues u komunikua,  se Korabi dënohej për veprën kriminale me dy vjetë e shtatë muaj heqje të lirisë. Në kamp e pushtonin mendime nga më të ndryshmet. Dita i dukej javë, java muaj e muaji vit. I dha forca, durim e shpresë vetes:”Koha kalon, ecën si uji i lumit”. Po Majlinda a do ta ruante dashurinë?Ajo nuk i vinte për takim, se dhe prindërit nuk e lejonin. Në kohën e kryerjes së dënimit kishte me çfarë merrej:lexonte, shkruante tregime, madje, filloi të merrej dhe me pikturën. Me fantazinë e tij e sillte Majlindën , duke e afruar e  parafytyruar para fytyrës së tij. Ia arriti ta pikturonte sikur ta kishte, ashtu,  të gjallë përpara. Shokëve nuk ua tregoi se cila ishte kjo femër në pikturë. Ishte hera e dytë që shikonte malet me dëborë nga oborri i rrethuar me tela me gjemba. -Herën e tretë, -mendonte, -nuk do t’i shoh më; do të jem liruar. Një shok i dhomës, bashkëvuajtës i pati thënë:-Mbrëmë, nëpër gjumë, ke thirrur emrin e një vajze “Majlinda, Majlinda”dhe humbe e s’u ndieve më. -Dashuria më solli këtu ku jam, -i qe përgjigjur shokut. Ofshau dhe nisi të kundronte malet përballë, të cilët   po hiqnin festen e bardhë me fshesën e rrezeve të diellit pranveror…Dhe dita e lirimit erdhi. Një guardian i zeshkët, duke i hapur portën, i komunikoi lirimin. Papritmas, e ndieu veten si një zog i lirë. Pasi qëndroi dy ditë në shtëpi dhe u çmall me të afërmit, doli drejt rrugës që pati bërë çdo ditë për në shkollë. Papandehur, u shfaq, njëqind metra larg, përpara, një vajzë, që ngjante nga pas, tekstualisht, si Majlinda, ajo bukuroshja e ndjenjave të tij. Nuk e mbajti veten:”Majlinda, Majlinda!”thirri. Vajza nuk e kthente kokën. Ecte si drenushë. Vazhdonte rrugën. Korabi shpejtoi hapin që ta arrinte. Sa nuk përplasej me kalimtarët e tjerë. Shumë mendime rrënqethëse i brofën në tru. Iu afrua. Dy hapa larg saj. E thirri:”Majlinda”! dhe në momentin kur u afrua, vajza ndali. E pa.  E kuptoi se kush ishte. -Unë jam e motra, -tha dhe mbushi sytë me lotë. Mezi nxorri fjalët:-Maj-li-nda nuk  j-e-t-o-n më. Nga një aksident automobilistik…nuk e përfundoi mendimin dhe u shkri në të qarë. Me zë të mbytur,  në thellësi të shpirtit, në këtë vajtim u fut edhe Korabi duke gjuajtur kokën e vet me grushta, ndërsa lotët i çurkonin nëpër faqe. -Eh, ç’bën koka…koka…kujdesi, -i shqiptoi me zë të dridhur me gjysëm zëri fjalët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora