E merkure, 01.05.2024, 03:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Bana Toska: Ndahet nga jeta Shaban Braha

E merkure, 04.12.2013, 09:00 PM


NJOFTIM I DHIMBËSHËM

-Per dijeni (edhe) revistave të nderuara VOAL, Ch, dhe ZemraShqiptare-

Nga Bana Toska, Tiranë

I dashur vëlla Zeqir!

Ju njoftoj me dhimbje se shkrimi juaj në VOAL,CH dhe dje në ZSh me titull “Njatjeta o Shaban Braha”, që i kushtohej librit të Shabanit “Midis jetës dhe vdekjes”, ka perkuar (disi çuditërisht) me diten e varrimit të të nderuarit-autor, mikut tuaj shkrimtarit historian Shaban Braha.

…!

Këtë mengjes vëllai im i dashur e nisa diten me kënaqësi per të kryer një porosi tënden pra per të njoftuar Shabanin per publikimet tuaja kushtuar veprës së tij.

Dola tek interneti (sepse vet nuk kam print) dhe e printova shkrimin. Palosa letrat dhe u nisa per tek shtëpia e Shaban Brahës në Allias...

…Me shumë keqardhje të njoftoj se kur prisja që ta takoja, aty mesova se shkrimtari i nderuar ishte varrosur dje në ora dy mbasdite. Komshijtë me than se ka vdek tek vajza në Tiranë të Re. Mora adresen dhe u nisa direkt dhe e gjeta shtëpinë e Sadie Brahës. Kreva ngushellimin simbas zakonit dhe jau dhash shkrimin që ishte nis per të jatin e nderuar por sot të ndjerë Shabanin.

U mallengjyen shumë djali dhe vajza dhe ju percjellin falenderimet e tyre të sinqerta.

Të pershendes vëlla dhe të ngushelloj edhe unë per humbjen e një dashamiri e burri të njohur në Shqiperi e në Kosovë si Shaban Braha.

Mirënjohje e respekt edhe per revistat on-linë VOAL,Ch dhe  ZemraShqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora